Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë në shtetin tonë, Hasan Mehmet Sekizqok.
Në takim është kumtuar se Republika e Turqisë vazhdon të mbështesë RMV-në në integrimet drejt NATO-s dhe BE-së dhe përmirësimin e bashkëpunimit në planin ekonomik.
Gjatë takimit bashkërisht u konstatua përparimi i marrëdhënieve mes dy shteteve, veçanërisht në fushën e ekonomisë, arsimit, mbrojtjes dhe kulturës.
Është shprehur përcaktimi për avancimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve për motivimin e investimeve të reja turke në vend dhe rritjen e shkëmbimit tregtar, të cilat edhe tani janë në nivel të lartë, duke pasur parasysh se Republika e Turqisë është në mesin e dhjetë shteteve me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut ka shkëmbim tregtar më të madh.
Si Qeveri, jemi veçanërisht të orientuar drejt zhvillimit ekonomik të shtetit. Pas zgjidhjes së të gjitha çështjeve të tjera të rëndësishme për vendin, me përkushtim punojmë për zhvillim e fushave të cilat janë me interes të drejtpërdrejt për qytetarët, siç është ekonomia.
Mbetemi të përkushtuar ndaj çdo iniciative për lehtësimin e bashkëpunimit në këtë plan në mesin dy shteteve tona. Veçanërisht jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Turqisë në arritjen e qëllimeve tona strategjike, anëtarësimin në NATO dhe përparimin në integrimet evropiane.
Në takim është vlerësuar se me anëtarësimin e plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, krijohen mundësi për bashkëpunim më të ngushtë në mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe drejt prioriteteve të përbashkëta në kuadër të Aleancës.
Gjithashtu, u shpreh përcaktim i përbashkët në luftën kundër terrorizmit dhe sigurisë së paqes në shtetet dhe në botë.