Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Oliver Spasovski, sot e priti në takim delegacionin e Administratës për mbrojtje civile dhe ndihmë gjatë fatkeqësive të Republikës së Sllovenisë, të udhëhequr nga Drejtori i përgjithshëm i administratës, Darko But.
Delegacioni i Administratës për mbrojtje civile dhe ndihmë gjatë fatkeqësive të Republikës së Sllovenisë qëndron për vizitë disaditore në vendin tonë dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, me të cilën fillon realizimi i aktiviteteve të Marrëveshjes mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Adnan Xhaferoski dhe kolegu i tij nga Sllovenia, Darko But, e njoftuan Kryeministrin Spasovski me aktivitet e planifikuara.
Prioritet kanë shkëmbimi i përvojave në pjesën e parandalimit dhe planifikimit të aktiviteteve për menaxhim me fatkeqësitë, plani për trajnime, stërvitje dhe edukimi i instruktorëve për mbrojtje dhe shpëtim në rrethana të ndryshme, si dhe marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët në projekte ndërkombëtare, nga të cilat me rëndësi të veçantë është pjesëmarrja e përbashkët për qasje deri te fondet e BE-së për menaxhim me zjarret.
Kryeministri Spasovski në takim e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes Drejtorisë sonë dhe Administratës për mbrojtje të Sllovenisë, veçanërisht në aspektin e përvojës së këtij vendi mik, the theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të japë mbështetjen e tërësishme për të gjitha aktivitetet e përbashkëta.
Kryetari i Qeverisë, Spasovski potencoi se bashkëpunimi i suksesshëm rajonal dhe marrëdhëniet e mira të fqinjësore janë kyçe edhe në aktivitet e përbashkëta për parandalimin, mbrojtjen dhe shpëtimin e njerëzve, të mirave materiale dhe mjedisin jetësor.