Takim i Kryeministri Spasovski me ambasadorët rezidentë nga vendet anëtare të BE-së: Mbështetje e fuqishme për vazhdimin e reformave, për respektimin e Marrëveshjes së Prespës dhe për marrëdhëniet e mira fqinjësore, për politikat e dialogut,

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski u takua me ambasadorët rezident të vendeve anëtare të BE-së në shtetin tonë.

Në takim u shprehën urime deri te Kryeministri Spasovski dhe Qeveria për zbatimin e vazhdueshëm të obligimeve nga Marrëveshja e Përzhinës dhe formimin e Qeverisë kalimtare, tre muaj para zgjedhjeve që u njofto nga ana e BE-së si maturi e demokracisë në vend.

Në takim fuqishëm janë përshëndetur përpjekjet e Kryeministrit Spasovski dhe të Qeverisë për vazhdimin e reformave, për vazhdimin e dialogut me opozitën, për përcaktimet e qarta nga Qeveria për respektimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe marrëveshjet me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Bullgarisë, për zbatimin e zgjedhjeve korrekte të cilat kanë rëndësi të madhe për stabilitetin e qytetarëve dhe shtetin tonë dhe për integrimet në NATO dhe BE.

U vlerësua se këto janë detyrime të rëndësishme, të mara me seriozitet nga Qeveria e cila funksionon me kapacitet të plotë, siç janë nevojat shtetërore në këtë periudhë kyçe kur RMV-ja pret të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe të përparojë në sferën e eurointegrimeve. Është shprehur pritshmëri se në atë nivel të përgjegjësisë do të jenë të gjitha subjektet politike në vend.

Në takim u konfirmua se RMV-ja ka zbatuar reformat e nevojshme dhe u vlerësua se fokusi drejt realizimit të mëtejshëm të tyre është sinjal pozitiv ndaj vendeve anëtare të BE-së, për përcaktimin e fuqishëm për harmonizimin me standardet dhe vlerat evropiane.

U kumtua se në muajt e ardhshëm Ballkani Perëndimor më shumë se çdoherë do të jetë në fokusin e BE-së, si dhe zgjerimi i BE-së mbetet në maje të agjendës evropiane.

“Jemi falënderues ndaj mbështetjes dhe rekomandimeve të liderëve të vendeve tuaja që vendimi për fillimin e bisedimeve aderuese me vendin tonë duhet të sillet dhe me çka zgjerimi i BE-së mbahet në agjendën e lartë të institucioneve evropiane”, tha Kryeministri Spasovski,

Kryetari i Qeverisë, Spasovski, në takim me ambasadorët, qartë i kupto prioritetet e Qeverisë.

“Është prioritet i lartë i të gjithë ministrave në Qeverinë aktuale që të sigurohet vazhdimësi i funksionimit të institucioneve, sundimi i së drejtës dhe demokracisë, organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

Prioritet i lartë i Qeverisë është edhe respektimi i Marrëveshjes së Prespës me Republikën e Greqisë dhe Marrëveshjes me Republikën e Bullgarisë dhe theksojmë se ngelemi të përkushtuar në marrëdhëniet e mira me të gjithë fqinjët”, tha Kryeministri Spasovski.
Në takim është konstatuar se sjellja e ligjit për Prokurori Publike, edhe pse nuk është kusht për eurointegrimet do të jetë një porosi e mirë për përcaktimin e të gjitha subjekteve politike në vend drejt dialogut dhe drejt sundimit të së drejtës.

U theksua se në momentet e rëndësishme për shtetit është e papranueshme që politika e secilit përfaqësues të pushtetit ekzekutiv ose subjekteve politike dhe se është e patjetërsueshme që të gjithë në vend, prioritetet shtetërore ti vendosin në plan të parë.

Mbledhja e Kryetarit të Qeverisë, Spasovski me ambasadorët rezidentë nga vendet anëtare të BE-së në vendin tonë është përshëndetur si një porosi e rëndësishme për përcaktimin e Qeverisë që të vazhdojë nga afër të bashkëpunojë me vendet anëtare të BE-së dhe me institucionet e BE-së, në kohën e pritshmërie të hapit të merituar për integrimet evropiane.