Takim i Kryeministrit Spasovski me deputeten speciale nga OSBE, Severino: Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugë të drejtë në përballimin me krimin dhe korrupsionin, Ligji i ri për Prokurori Publike kontribuon në këtë proces

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski u takua me Paolla Severino, përfaqësuese speciale të kryesisë së OSBE-së në luftën kundër korrupsionit.

Në takim u konstatua përcaktimi i shtetit tonë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, që ka rëndësi thelbësore për sundimin e së drejtës si faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. Si të rëndësishme u theksuan edhe masat preventive kundër krimit, korrupsionit dhe krijimin e suksesshëm të sistemit për menaxhim. Gjithashtu u theksua se puna e suksesshme e organeve rregullatore dhe rëndësia e Ligjit për Prokurori Publike, do të mundësojnë sistem gjyqësor profesional dhe drejtësi jo selektive. Prandaj është vlerësuar që RMV-ja është në rrugë të drejtë në përballimin me krimin dhe korrupsion në vend, si në planin rajonal po ashtu edhe në atë ndërkombëtar. 


“Në mënyrë serioze po rriten kapacitetet e shtetit tonë në përballjen me krimin dhe korrupsionin.  Nga viti 2017 marrim masa aktive sistemore. Një nga ato mekanizma mbrojtës kontrollues janë sigurimi i kushteve për punë të pavarur dhe profesionale të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Më 17 janar të këtij viti e miratuam Strategjinë nacionale për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Në fazën finale është edhe miratimi i Ligjit për Prokurori Publike, i cili tani më është përcaktuar nga Qeveria. Është ngritur vetëdija publike rreth kësaj çështjeje nëpërmjet sundimit të së drejtës, eliminimin e diskriminimit, përforcimit të kohezionit social, mundësimit të lirisë të së shprehurit dhe punës të sektorit civil, kontrolli demokratik mbi punën e institucioneve, të cilat punojnë në mënyrë transparente. Miratojmë ligje dhe masa në harmonizim me rregulloret rajonale dhe evropiane, sepse menaxhimi efikas me krimin dhe korrupsion është i mundur vetëm nëpërmjet aktiviteteve të unifikuara dhe të koordinuara”, tha Kryeministri Spasovski.


Në takim u konstatua se transparenca e institucioneve në menaxhimin me krimin dhe korrupsionin sjell perceptim më të lartë të krimit dhe korrupsionit, që tani më është vërejtur nga OSBE-ja. Në mënyrë të veçantë është theksuar nevoja e personave kompetent të cilët punojnë në këto çështje siç janë gjykatësit dhe prokurorët.


Në takim u bisedua edhe për krimin kibernetik si sfidë e kohës së sotme, për të gjitha shtetet në botë, bashkë me terrorizmin dhe emigrimin.
Kryeministri Spasovski iu falënderua përfaqësueses speciale Severino si dhe OSBE-së si organizatë, për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë si dhe për kontributin në sundimin e së drejtës dhe reformave në shtet nëpërmjet këshillave profesionale dhe juridike.