Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot mori pjesë në shënimin solemn të 98 vjetorit të punës së Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Në ceremoninë ku u prezantua edhe studimi i Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OBEZH) me temë “Ballkani Perëndimore në tregjet globale: Mundësi të reja për shkëmbime tregtare dhe investime”, morën pjesë edhe zëvendëskryetarja në Qeveri e ngarkuar për Çështje Ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik, Milla Carovska, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski dhe shefja e OBEZH për Evropën Juglindore, Marzena Kisielevska.
Kryeministri Spasovski në fjalimin e tij theksoi se ky përvjetor është tregues i traditës afatgjate për bashkimin dhe mbrojtjen e interesave të afaristëve, por edhe fakti që Oda Ekonomike është bashkudhëtar gjatë historisë së shtetësisë maqedonase. Thuajse gjatë këtyre 100 viteve, Oda ka dhënë kontribut të madh për zhvillimin e ekonomisë maqedonase, ndërsa rëndësi të madhe ka edhe roli i saj ndërmjetësues në sigurimin e lidhjeve afariste të anëtarëve të saj me kompani nga Evropa dhe Bota.
“Programi ekonomik i Qeverisë në pjesën më të madhe është krijuar nga aspekti ekonomik që erdhi si rekomandim mu nga Oda Ekonomike dhe odat e tjera. Politikat ekonomike të Qeverisë gjatë këtyre dy viteve kanë bërë një kthesë të madhe në shumë fusha. Në maj të vitit 2017 trashëguam PBB prej minus 1,8 % dhe rritëm në 3.6 % në mesatare për katër tremujorët e fundit. Hapem 60.000 vende të reja pune, që është një numër rekord për një kohë të shkurtër dhe ulëm numrin e papunësisë në 17.1 %, që është një shifër e paparë në histori. Me këtë ritëm dhe me investimet e pritura, anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO deri në vitin 2024 shkalla projektuam që shkalla e papunësisë të arrijë nën 10 %. Anëtarësimi në NATO dhe fillimi i bisedimeve me BE-në e rrit sigurinë dhe stabilitetin e vendit, me çka krijon bazë më të mirë për rritje dhe zhvillim më të mirë ekonomik”, theksoi Spasovski.
Kryeministri theksoi se kjo do të ndikojë në përmirësimin e rejtingut kreditor të vendit dhe në rritjen e investimeve vendase dhe të huaja dhe se me anëtarësimin në BE hyjmë në një treg më të madh dhe më të zhvilluar dhe i zgjerojmë perspektivat e rritjes ekonomike.
“Duam të krijojmë një ekonomi kreative, moderne dhe digjitale e cila do të thotë një ekonomi bashkëkohore në dekadën e tretë të shekullit 21”, theksoi Spasovski.
Zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për Çështje Ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik, Milla Carovska, u falënderua për besimin dhe bashkëpunimin në Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe theksoi se pa idetë dhe sugjerimet e saj, krijimi i ligjeve, planeve dhe masave, nuk do ti jepte rezultatet e dëshiruara me të cilat u përmirësua klima e biznesit dhe i përgjigjet nevojat e tregut të punës.
“Është e qartë se kompanitë janë të liruara dhe po zhvillohen. Këtë mund ta dallojmë ndërmjet rritjes së prodhimit industrial, e cila në dy vitet rritet me norma mbi 5 %. Në para kjo do të thotë se vlera e eksportit vitin e kaluar ka arritur 6,4 miliardë euro, ndërsa në vitin 2016 4,3 miliardë euro, ose krahasuar me vitin 2016 është rritur për 48 %. Të gjitha këto numra pozitiv, janë rezultat i punës sonë së përbashkët dhe të përkushtuar. Por nuk duhet ti harrojmë partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor me të cilët e forcojmë lidhjen rajonale dhe së bashku krijojmë kushte për rritje dhe zhvillim më të mirë ekonomik”, nënvizoi Carovska.
Shefja e OBEZH për Evropën Juglindore, Marzena Kisielevska, shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi me Qeverinë në krijimin e politikave për rritje gjithëpërfshirëse ekonomike. Ajo nënvizoi se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po ballafaqohen me sfida të mëdha, por se ka përparim të dukshëm. Kisielevska e theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për shkak se, siç theksoi, pa partner lokal të fuqishëm nuk mund të shfrytëzohen investimet e huaja.
Në kuadër të ceremonisë së sotme, Kryeministri Spasovski dhe kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski i ndanë mirënjohjet për kompanitë më të suksesshme për vitin 2019, për kompanitë me nivel të lartë të prodhimeve të finalizuara për eksport, çmime për anëtarët aktiv të Odës Ekonomike, mirënjohje për kompaninë me numër më të madh të pjesëmarrësve në ngjarjet edukative të Odës Ekonomike në vitin 2019 dhe mirënjohje speciale për kompaninë me aktivitet të vazhdueshëm shumëvjeçar dhe mbijetesa në tregun maqedonas.