Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp inofmori për gjendjen rreth virusit korona në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ka shtatë pacientë. Të gjithë janë në gjendje stabile, kanë pamje të lehtë klinike dhe askush nuk ka nevojë për ventilim mekanik. Testi i kontrollit të pacientes që fillimisht ishte pacientja e parë tek ne është me rezultat negativ dhe ajo ditëve në vijim do të lëshohet në trajtim shtëpiak. Për momentin testohen 12 pacientë. Dy në klinikën infektive erdhën me shenja grupi dhe të dy kanë udhëtuar në Itali me çka kanë ardhur shëndosh e mirë para 5-6 ditëve. Gjatë këtij mëngjesi janë zhvilluar simptome dhe janë marrë materiale për analiza. Tetë persona nga Dibra të cilët janë fqinjë me tre pacientë të infektuar janë hospitalizuar paraprakisht dhe kanë pasur kontakte intensive me ata persona nga Dibra. Po testohen edhe dy pacientë, njëri nga Reparti Infektiv në Shtip, ai është pacient me shenja të gripit nga Koçani, i cili gjithashtu ka udhëtuar në Itali, si dhe një pacient përmes Qendrës për Shëndet Publik në Prilep. Kur rezultatet do të jenë gati do ta informojmë opinionin”, potencoi ministri Filipçe.
“Lidhur me ndërprerjen e punës në Qendrat ditore për kujdesin e personave me aftësi të kufizuar, dua të tregoj se lirimi nga aktivitetet e punës të prindërve me fëmijë, gjegjësisht personave me aftësi të kufizuara është zgjeruar edhe te këta fëmijë. Ata janë zakonisht deri në moshën 26 vjeçare. Domethënë vlejnë edhe për prindërit e personave dhe fëmijëve të cilët janë të akomoduar dhe i shfrytëzojnë shërbimet në Qendrat për personat me aftësi të kufizuar. Gjithashtu, si për prindërit e personave nga kopshtet për fëmijë ose nga shkollat, duhet të jepet vërtetim se janë shfrytëzues të atij shërbimi”, tha ministri Filipçe.
Ministri sqaroi se të punësuarit në shëndetësi, armatë, polici dhe në njësitet kundër zjarrit, nuk mund të mungojnë nga puna, përveç nëse të dy prindërit nuk janë në marrëdhënie pune, atëherë është e lejuar mungesa e njërit prind.
“Domethënë përderisa të dy prindërit punojnë në kuadër të sektorit të njëjtë, do të duhet që njëri të lirohet nga puna dhe prindërit kryefamiljar gjithashtu duhet të lirohen nga puna. Lindi pyetja se nëse këto masa, duke marrë parasysh se janë rekomandime përveç për shtetëroret, vlejnë edhe për kompanitë private, potencoj se vlejnë për të gjithë për shkak se masa e tillë ka për qëllim ta mbrojë shëndetin publik. Duhet të vlejë për të gjithë, mosrespektimi do të jetë i sanksionuar dhe në harmonizim me nenin 205 dhe 206 nga Kodi Penal për rrezik nga shpërndarja e sëmundjeve infektuese”, theksoi ministri Filipçe.
Filipçe gjithashtu apeloi që të merren informacione nga konferencat zyrtare për shtyp, nëpërmjet të cilave qytetarët çdo ditë janë të informuar për gjendjen me virusin korona.
“Ne jemi në dispozicion për informacion në çdo kohë. Më vjen keq që dolën dhe ishim dëshmitarë të disa lajmeve të rreme dhe spekulimeve. Unë mendoj se kjo duhet të shmanget dhe të mos krijojë panik të panevojshëm. Para sëmundjes ne jemi të gjithë të njëjtë dhe prandaj të gjithë kemi përgjegjësi të njëjtë. Unë u bëj thirrje të gjithëve që të respektojnë masat që rekomanduam dje. Shëndeti dhe mbrojtja mbeten prioriteti jonë më i lartë dhe në periudhën e kaluar po punojmë në mënyrë intensive. Edhe një herë përsëris masat të cilat janë: izolim i detyrueshëm 14-ditor nëse dikush vjen nga rajonet me rrezik, ruajtja e higjienës personale, larja e shpeshtë dhe e tërësishme e duarve dhe dezinfektimi i duarve”, potencoi ministri Filipçe.