Ministri për Shëndetësi, dr. Venko Filipçe në konferencën e sotshme për shtyp informoi për gjendjen e pacientëve të infektuar me virusin korona.
Të gjithë 13 pacientët të cilët janë të vendosur në Klinikën për sëmundje infektive dhe ferbile në Shkup janë në gjendje të qëndrueshme, njëjtë si gjatë ditës së djeshme. Pacientja e parë nga Dibra është në aparat respirator respiratorë me përmirësim të dukshëm të parametrave, por ende me parashikim të papërshkrueshme. Të gjithë të tjerët duke e përfshirë edhe djalin 15 vjeçar janë me pasqyrë të lehtë klinike dhe janë vendosur në repartin për izolim. Pacientja e parë e sëmur nga nesër do të lëshohet në kurim shtëpiak.
“Ka shtatë materiale të reja të cilat punohen. Bëhet fjalë për pacientë nga Shtipi, Kumanova, Tetova, Kërçova dhe Ohri . Një pjesë e tyre kanë qëndruar në Zvicër, Austria dhe Gjermania. Disa ditë pas kthimit ju është rritur temperature. Tani janë në repartet për izolim dhe se gjatë ditës rezultatet do të jenë të gatshme. Personat që testohen sipas pyetësorit epidemiologjik kanë treguar se më parë kanë qenë në izolim shtëpia. Më tutje, nga Ohri një pacient dhe t dhe dy lehona janë sjell nga Dibra. Njëra është në spitalin e Ohrit e tjetra në atë të Shkupit. Ata janë në izolim dhe në gjendje të qëndrueshme, por janë afër kohës së lindjes, pavarësisht i kemi sjell këtu që të bëjnë testet dhe të jenë të gatshme për lindje,” theksoi ministri Filipçe.
Në konferencën për shtyp, ministri Filipçe theksoi se në shtet ka 120 respirator.
“Në shtet ka rreth 120 respirator, numri më i madh – afër 90 në Shkup. Në takimin e sotëm koordinator me drejtorët e Klinikave sollëm disa vendime. E para, i gjithë personeli shëndetësor në të gjithë institucionet shëndetësore publike dhe spitalet private e mobilizojmë dhe e vendosim në gatishmëri në përputhje me planin tonë operativ për veprim, në rast se është e nevojshme në institucionin shtetëror ku do të jetë e nevojshme. Dua të falënderoj spitalet private të cilët gjatë javës së kaluar gjithë kapacitet i vendosën në shërbim, veçanërisht afërsisht 70 shtretër intensiv, me aparate aspiratore për këtë patologji. Klinikat nuk do ti mbajnë kolegjiumet profesionale të rregullta, me qëllim që të ulet kontakti në mes kolegëve, do të koordinohen në mënyrë telefonike, ashtu do të zbatohet edhe programi operativ par koordinim në mes punëtorëve dhe nën menaxhimin e drejtorëve”, tha Ministri Filipçe.
Ministri Filipce tha se të gjithë pacientët kronikë ju anulohen terminët, atyre të cilëve ndërhyrja mund të anulohet. Vetëm rastet urgjente dhe malinje trajtohen në rast se nuk ka hapësirë për anulim.
“Është emëruar koordinator i shërbimit për sëmundje infektive në Dibër. Ai është profesor nga Klinika infektive e cila në orët në vazhdim do të dërgohet dhe do të qëndroj atje, do të organizoj punën me pacientët të cilët i kemi deri tani, dhe ata janë pesë të cilët janë diagnostifikuar mbrëmë. Shërbimi koordinues gjithashtu do të organizoj edhe aktivitete rreth testeve të reja, planin e ri për koordinim për punë të doktorëve të cilët janë atje, dhe ato janë epidemiologët dhe dy infektologët nga Dibra,” potencoi ministri Filipçe.
Spitali i fëmijëve Kozle do të jetë plotësisht i përgatitur për të pritur fëmijë që mund të infektohen me virusin korona.. Pacientët aktualë të shtruar në spital sot dhe nesër do të transferohen në Klinikën për sëmundje me fëmijë, me qëllim që fëmijët të jenë të izoluar nga të rriturit.
"Në një bisedë me zyrtarët e MPB-së, situata e sigurisë në Dibër dhe Qendër Zhup është e qëndrueshme. Gjatë natës nuk kishte asnjë tubim publik ose shqetësime të rendit dhe qetësisë publike. Asnjë delikuencë nuk është regjistruar, policët kanë kontrolluar të gjitha objektet, bastoret sportive, klubet e natës në të dy komunat për të siguruar që këto masa janë zbatuar siç duhet, "tha Filipce.
Me intensitet jo të ulur zbatohen masat e kontrollit dhe dezinfektimit të të gjithë makinave dhe mjeteve të tjera motorike për hyrje në Dibër dhe Qendër Zhup . Hyrja lejohet vetëm për banorët e komunave, dhe dalja e të gjithë qytetarëve që gjenden në zonën e të dy komunave është rreptësisht e ndaluar. Furnizimi me ushqim, ilaçe, higjienë personale dhe nevoja të tjera për qytetarët në të dy komunat pa problem është duke u bërë.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Dibrës dhe Qendër Zhup, por edhe qytetarëve të Strugës, Ohrit dhe Kërçovës, që të zbatojnë me përpikëri këto masa të rekomanduara, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit në këtë rajon", tha Filipçe.
Ministri Filipçe shprehu mirënjohjen e tij për operatorët mobil për informimin e qytetarëve me SMS porosi. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, ta mbajnë lëvizjen në minimum, përveç nevojave të gjërave të nevojshme.