Arrestohet një burrë nga Gostivari për mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë

Dje (17.03.2020)  rreth orës 20:50, në Dobërdoll të Gostivarit, zartarët  e policisë së SPB Tetovë - Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike -  Gostivar privuan nga liria 57-vjeçarin V.XH. pasi gjatë kontrollit të kryer në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut në Gostivar në kafeterinë e tij (internet kafe) në këtë fshat u gjetën 12 klientë, me çka ka vepruar në kundërshtim të  vendimit të qeverisë dhe masave dhe rekomandimeve për mbrojtje kundër virusit Covid-19 dhe kreu vepër penale "mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë", sipas nenit 206 nga Kodi Penal. V.XH. u ndalua në Stacionin Policor Gostivar dhe gjatë ditës  me parashtresë adekuate do të sillet para gjykatësit të në procedure paraprake të Gjykatës Themelore në Gostivar.