Filipçe: Diku rreth 1.200 mjekë amë do të kyçen në procesin e diagnozës së virusit korona dhe në udhëzimin e pacientëve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e rregullt për shtyp informoi se janë diagnostifikuar 22 pacientë të rinj me virusin korona, që e rriti numrin e përgjithshëm në 136 persona dhe njoftoi që gjatë natës në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ndërroi jetë pacienti 63 vjeçar nga Dibra, pas përkeqësimit të gjendjes klinike. Ai ka qenë i hospitalizuar më 17 mars, pa temperatur të rritur, me gjetje në mushkëri.

 

“Gjatë ditës së djeshme pas përkeqësimit të gjendjes është bërë reanimim i cila u pranua fillimisht, pacinti është vendosur në një aparat për frymëmarrje, por brenda disa orëve gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti vdiq. Pacienti nuk kishte histori të njohur të komorbiditetit. Janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus në vend prej të cilëve 15 nga Shkup, katër nga Dibra, dy nga Kumanova dhe një nga Ohri, me çfarë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Kovid-19 deri më sot deri në orën 12, arrin 136, prej të cilëve njëri është shëruar, ndërsa dy kanë vdekur”, informoi ministri Filipçe.

Ai theksoi se sipas vendbanimeve, deri tani raste me virusin korona janë regjistruanë në: Shkup 81, Dibër 40, prej të cilëve një ka vdekur, Shtip 7, Kumanovë 3, prej të cilëve një ka vdekur, Kavadar 2, Ohër 2 dhe Gostivar 1.

 

Në Klinikën për Sëmundje Infektive, theksoi, sot janë duke u bërë gjashtë testime kontrolluese të pacientëve të cilët tashmë janë të hospitalizuar prej të cilëve tre janë në gjendje më të rëndë, një është në gjendje mesatarisht të rëndë dhe dy pacientë janë me pasqyrë të lehtë klinike.Kontrollet bëhen në pajtim me kohën kur janë pranuar në Klinikë, kur është bërë testi, dhe se kjo është analizë e cila do të tregojë nëse ende janë të infektuar gjegjësisht nëse ende janë bartës të virusit, pa dallim formës dhe gjendjes klinike.

Ministri informoi se tek të gjithë personar lidhur me Klinikën për Sëmundje të Lëkurës tashmë kanë kaluar 14 ditë, tani bëhet rendi dhe plani ata të gjithë të testohen këto ditë me qëllim q[ të kthehen në vendin e punës.

“Prej sot janë në funksion 14 qendra për testim në territorin e të gjithë vendit për marrjen e mostrave , të cilët tashmë janë publikuar në faqen TerminiIm dhe me këtë në funksion i vendosim  të gjithë. Çdo pacient mund të paraqitet, apo qytetar që nuk ka simptome, të paraqitet te mjeku i vet amë të cilit do t’ia tregojë simptomet e veta apo anketën epidemiologjike. Në pajtim me të dhënat mjeku amë tashmë ka algoritëm  elektronik, i cili do të tregojë në atë nëse nevojitet testim apo jo, dhe nëse nevojitet cila është shkalla e urgjencës. Me këtë përmes sistemit  TerminiIm do të caktohet koha përkatëse nga 14 pika mbarë vendin, apo këtu te ne në Shkup në pikat Jane Sandaski dhe Çento”, theksoi ministri Filipçe.

Ai theksoi se kanë mbajtur takim të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe të Qendrës për Menaxhim me Kriza në Qeveri ku kanë biseduar për përforcim shtesë së masave të cilat para së gjithash kanë të bëjnë me qytetarët të cilët janë në grupin e rrezikuar, ndërsa këta janë qytetarët mbi 65 vjet, si grup më i rrezikuar me më shumë komplikime sipas publikimeve të publikuara nga vendet në botë, dhe të rinjtë deri në 18 vjet të cilët janë transmetuesit e sëmundjes.

Këto masa shtesë, siç theksoi, do të diskutohen në mbledhjen e sotme të Qeverisë dhe do të informojnë pas përfundimit të saj.

Lidhur me terapinë, duke marrë parasysh atë se kanë dalë më shumë studime prej terapisë së aplikuar në botë, ministri sqaroi se është siguruar e gjithë terapia për numër të madh të pacientëve në vendin tonë.

“Bëhet fjalë për kombinim të terapisë të cilën deri tani në më shumë publikime tregon se jep rezultate të mira në mjekimin e këtyre pacientëve dhe se në përputhje me procedurën tek ne, protokolli për mjekim duhet të të pranohet në Kolegjiumin Profesional të Klinikës së Sëmundjeve Infektive, që veçmë u bo dhe sot ose nesër pritet të përfundojë procedura ligjore me çka do të merret leje përfundimtare për të përdorur këtë kombinim të terapisë nga Agjencia për Ilaçet MALMED, ku më pas do të aplikohet menjëherë tek të gjithë pacientët me virusin korona. Bëhet fjalë për terapi ndaj të cilës do të bëhen studime klinike, por shumë shtete tashmë e kanë vendosur në protokollet e tyre duke marrë parasysh se ka treguar rezultate të mira, prandaj edhe ne po e bëjmë të njëjtën”, informoi ministri Filipçe.

Lidhur me vazhdimin e terapisë me insulinë, sqaroi se secili pacient i cili është me diabet dhe merre insulinë, mund ta vazhdojë recetën me telefon te mjeku që e udhëheq dhe insulinën drejtpërdrejt ta marrë në barnatoren për insulinë, do të thotë të mos shkojë në mjeku  specialist.

Përndryshe, në lidhje me situatën e pacientëve të diagnostikuar, ai theksoi se në 24 orët e kaluara janë diagnostikuar 7 pacientë më pak, gjë që është inkurajuese, por duhet të mbahet mend se ne jemi akoma në trend të rritjes së numrit të pacientëve dhe