Filipçe: Dyfishohet kapaciteti i pikave për testim në Shkup – deri në fund të javës tërësisht do të jetë në funksion spitali mobil afër Klinikës Infektive

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e rregullt për shtyp informoi për gjendjen me virusin korona në shtet, informoi se mbrëmë vonë kanë humbur jetën dy pacientë.

“Bëhet fjalë për burrë në moshën 45 vjeçare, i cili përmes Repartit për Sëmundje Infektive në Spitalin e Kumanovës, është dërguar në spitalin “8 Shtatori”, ku ai fillimisht është trajtuar, ka pasur përkeqësim të gjendjes dhe vonë në mbrëmje është transferuar Klinikën për Sëmundje Infektive, ku fatkeqësisht reanimimi nuk ka pasur sukses pas dështimit pulmonal. Epidemiologjikisht lidhet me anëtar të familjes i cili ka qenë në udhëtim jashtë shtetit, në Francë, para dy javësh. Pacienti ka pasur një numër sëmundjesh të kaluara: diabet, sëmundje të zemrës, fibrilacion, hipertension dhe obezitet.

Pacienti tjetër nga Klinika për Sëmundje Infektive, ku është mjekuar më 27 mars, ka qenë në moshën 78 vjeçare nga Dibra, gjithashtu, me sëmundje të mëparshme, siç është sëmundja kronike obstruktive dhe hipertension dhe ka qenë  me terapi për këto dy gjendje”, tha ministri Filipçe.

Sipas ministrit Filiçe, në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, për momentin po mjekohen 54 pacientë prej të cilëve katër pacientë janë në gjendje kritike, 20 pacientë kanë nevojë vetëm për maskë oksigjeni, krahas terapisë së rregullt. Pacientët e tjerë janë me fotografi të lehtë klinike, pa pasur nevojë për mbështetje në frymëmarrje në kuptim të furnizimit shtesë me oksigjen.

 

“Në  24 orët e fundit janë konfirmuar 44 raste të reja të virusit korona në vend. Sipas qyteteve: Kumanovë – 23, Shkup – 12, Tetovë – 2, Manastir – 3, Strugë -2, Shtip – 1 dhe Prilep – 1. Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 sot arrin 329 persona, ndërsa sipas vendbanimit ka raste në Shkup, Dibër, Kumanovë, Shtip, Tetovë, Prilep, Strugë, Veles, Manastir, Ohër, Kavadar, Gostivar, Kriva Pallankë, Strumicë dhe Gjevgjeli. Numri i përgjithëm i testimeve në vendin tonë, që nga fillimi i pandemisë, deri tani, është 3518 teste dhe i kumtojmë rezultatet e absolutisht të gjithëve të cilët janë përfshirë në rrjetin e testimit, dhe kontrollimin  e tyre e bëjnë epidemiologët e Institutit të Shëndetit Publik”, theksoi ministri.

 

Në kuadër të konferencës për shtyp, ministri i Shëndetësisë, informoi për Institutin për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim në Shkup, i cili praktikisht ndalon me punë dhe nuk pranon më pacientë. Dy prej të diagnostifikuarve janë transferuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa priten rezultate edhe gjatë ditës për 16 pacientë, të cilët janë të testuar, gjegjësisht është marrë material gjatë ditëve të kaluara. Ministri Filipçe shtoi se të gjithë pacientëve të cilët kanë nevojë për këtë shërbim mjeksor, mund ta marrin në pjesën e ambullantës të SPQ “8 Shtatori”. 

 

“Sa i përket SPQ “8 Shtatori”,  gjatë mbledhjes së mëngjesit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse bisedojmë për modelin sipas të cilit mund të përshpejtohen rezultatet duke pasur parasysh atë që një numër i madh i pacientëve vijnë edhe për shërbime tjera shëndetësore, si dhe direkt për shkak të dyshimit për shkak të ndezjes në mushkri të bardha dhe një pjesë e atyre ekipeve mobile do të përkushtohet për marrjen e analizave nga ky spital, përderisa ekipi tjetër mobil të cilin e paralajmëruam javën e kaluar do të punojë përmes sistemit të caktimit dhe ISHP, para së gjithash për qytetarët më të moshuar me qëllim që ata të mos dalin nga shtëpia dhe mostra të merret në kushte shtëpiake”, informoi ministri.

 

Ai theksoi se tanimë është në funksion pika në poliklinikën “Çair”, ndërsa nesër hapet edhe pika në poliklinikën “Mlin Ballkan”, me çka praktikisht dyfishohet kapaciteti në Shkup, ndërsa deri në fund të javës fillojnë me punë edhe punktet e tjera në shtet në shtëpitë shndetësore, që në fakt nënkupton rritje e trefishtë e pikave, sipas madhësisë së qytetit, të cilat veçmë funksionojnë në Qendrat për Shëndet Publik.

 

“Sot o presim edhe deri në fillimin i konferencës për shtyp nuk është përfunduar testimi i dy pacientëve, lidhur me informacionin për pacientin nga Manastiri dhe gruan nga Labunishta, e cila dje ndërroi jetë. Materiale janë marrë te të dy “post mortum”. Menjëherë pasi të jenë gati rezultatet do ti kumtojmë për opinionin”, theksoi ministri.

 

Sa i përket spitalit mobil afër Klinikës Infektive, ministri informoi që është afër fundit, po vazhdon vendosja e krevatëve, është kompletuar furnizimi me ajër, ngrohja dhe ftohja dhe gjatë ditës së nesërme do të jetë në funksion, ndërsa përfundimisht pritet të përfundohet deri në fund të javës.

Gjithsesi, ende ka kapacitet të lirë në Klinikën për Sëmundje Infektive, duke pasur parasysh se është plotësuar 50 % dhe është në vijim plotësimi me staf nga Klinika për Anesteziologji, infermierë nga klinikat e tjera, në përputhje me planin për rotacion dhe mbështetje e personelit që punon në Klinikën Infektive.

 

Lidhur me pyetjen që u parashtrua gjatë ditës së djeshme për pacientin i cili ndërroi jetë në moshën 31 vjeçare, ministri sqaroi se në historikun dhe dokumentacionin e Klinikës për Sëmundje Infektive nuk ka qenë e përmendur që ka tregonte në sëmundje të mëparshme, edhe pse te specialistët te të cilët më parë ka bërë konsultime ka treguar se ka disa gjendje të mëparshme shëndetësore, por në historikun e Klinikës nuk ka treguar sëmundje tjetër.
 

Gjithashtu, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, informoi së në Spitalin e Ohrit është kryer inspektim i Inspektoratit Shtetëror Sanitar të Shëndetit, janë detektuar lëshime në trajtimin e pacientes për të cilën u diskutua në ditët e mëparshme dhe do të ndërmerren masa adekuate për të gjithë që kanë qenë të kyçur në atë proces, duke sqaruar se drejtori i ri tashmë po bën riorganizimin e punës dhe qasjen lidhur me akomodimin e pacientëve në repartin Infektiv të këtij spitali.