Filipçe: 15 raste të reja dhe tre të vdekur, apeloj deri te të gjithë tu përmbahen masave të reja më restriktive për lëvizje, vetëm në këtë mënyrë do ta ulim numrin e të infektuarve në vendin tonë, vetëm në këtë mënyrë sistemi ynë do të mbetet stabil

Ministri i Shëndetësisë dr. Venko Filipçe, në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryetarin e Qeverisë Oliver Spasovski dhe dr. Vlladimir Mikiq nga Instituti për Shëndet Publik,  njoftuan për kufizimet e reja për lëvizjen e qytetarëve në tërë territorin e vendit, i publikoi informacionet më të reja lidhur me rastet e reja, gjendjen e pacientëve të diagnostifikuar dhe institucioneve në pjesën e organizimit.

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive vdiqën tre pacientë, një nga Koçani, i cili ishte në moshën 40 vjeçare, pacient nga Tetova në moshën 69 vjeçare dhe një pacient tjetër gjithashtu nga Tetova në moshën 65 vjeçare. Nga Klinika për Sëmundje Infektive sot largohen katër pacientë të shëruar, sepse dy testet e tyre kontrolluese rezultuan negativ me virusin korona. Nga Dibra arritën rezultate për tre persona, pas dy testeve kontrolluese edhe ato janë negativ. Ata praktikisht janë shëruar dhe janë në mjekim shtëpiak, në koordinim me spitalin lokal dhe mjekë të cilët i kryenin kontrollet në shtëpitë e tyre. Në Klinikën Infektive, deri në mëngjes janë pranuar 10 pacientë të rinj, tani numri i të hospitalizuarve është 70, prej të cilëve tetë janë pacientë në ventilim mekanik, gjithsej 10 janë me fotografi më të rëndë klinike, të tjerët janë me fotografi të mesme të rëndë klinike, gjegjësisht manifestim të sëmundjes”, deklaroi ministri Filipçe në konferencën për shtyp.

Në SPQ “8 Shtatori”, tha Filipçe dje janë pranuar  katër pacientë dhe për sot priten rezultatet, ndërsa dy në këtë spital janë në aparat respirator.

Në spitalin në Manastir është hospitalizuar një pacient,  por gjatë transferit të të gjithë pacientëve të cilët paraprakisht  ishin hospitalizuar në spitalin e Ohrit.

Pas marrëveshjes së djeshme Manastiri të jetë qendër rajonale, dhe të gjithë të cilët  u shëruan në Ohër, ndërsa të cilët  tani dërgohen në Manastir, janë nga rrethina e Strugës.

Në Shtip janë hospitalizuar katër pacientë  prej të cilëve tre janë  me pasqyrë tërësisht të lehtë klinike dhe në gjendje stabile shëndetësore.

“Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste të reja të pacientëve me virusin korona në vendin tonë, sipas qyteteve: Në Shkup -4, Kumanovë -8, Tetovë – 1 dhe Shtip -1 pacient. Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar në shtetin tonë është 570 persona.

Rastet e reja janë konfirmuar  nga 202 testet e tërësishme të bëra.

 

Mesatarja në periudhën e fundit në ditë arrin 350. Numri i zvogëluar, i detyrohet asaj që të diellën janë zvogëluar kapacitetet  në lidhje me kujdestaritë dhe njerëzit që punojnë në laboratoritë, ndërsa prej sot vazhdon  rrjedha e njëjtë e testeve të bëra”, tha ministri Filipçe. 

Ministri Filipçe apeloi qytetarët se kjo është fazë ku pritet numri i pacientëve të rritet dhe prandaj prej sot, siç kumtoi Kryeministri, Qeveria solli masa me propozim të Komisionit për sëmundje infektive – u vërejt se deri më tani në një fazë, pjesë e qytetarëve nuk i respektonin masat. Gjatë propozimit të masave të reja, u morën parasysh më shumë faktorë, siç janë festat që vijojnë, koha e mirë dhe prandaj u propozuan të gjitha këto masa, në kuptim të restrikcionit shtesë të lëvizjes, duke marrë parasysh atë se vetëm distanca sociale përfundimisht do ti jep fund shpërndarjes së virusit.

“Jemi të vetëdijshëm se distanca sociale nuk është në natyrën e njeriut, por tani ajo na nevojitet më së shumti, në interes të shëndetit tonë, në interes të shëndetit të të afërmve tanë, të atyre që i duam, por edhe shëndetin kolektiv. Të gjithë kemi përgjegjësi dhe këto masa duhet të respektohen. Apeloj deri te të gjithë tu përmbahen masave, vetëm në këtë mënyrë do ta ulim numrin e të infektuarve në vendin tonë, vetëm në këtë mënyrë sistemi jonë shëndetësor do të mbetet stabil”, theksoi ministri Filipçe.

 

Dr. Vlladimir Mikiq nga Instituti për Shëndet Publik, në konferencën për shtyp theksoi se masat restriktive janë të patjetërsueshme. Në këtë periudhë nuk ka mënyrë tjetër, nuk ka ilaç specifik, nuk ekziston vaksinë dhe nuk ekziston masë tjetër e cila mund të parandalojë ose të zbusë përhapjen e epidemisë.

 

“Ndoshta dikush do të thotë se numrat nuk janë aq të larta, megjithatë u siguroj se nëse nuk ndërmerren masa të tilla, do na presin numra edhe më të lartë të cilat në mënyrë të dukshme do të ngarkojnë sistemin tonë shëndetësor. Në këtë aspekt, edhe njëherë apeloj deri te të gjithë qytetarët tanë për ta duruar këtë periudhë, megjithatë bëhet fjalë për periudhë të kufizuar ku duhet tu përmbahemi këtyre masave të distancës sociale – gjithçka me qëllim ti mbrojmë ata te të cilët kjo sëmundje mund të ndikojë në fotografi të rëndë klinike edhe në vdekje”, potencoi dr. Mikiq dhe shtoi se ende jemi në fazë ku rritet numri i rasteve dhe vdekja të cilën e regjistrojmë në vendin tonë ende është ndër më të ulëtat në rajon. Ajo është nën katër për qind dhe masat po ndërmerren që të mbahen këto indikacione.