Gjatë këtyre ditëve, Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor ka kryer 91 kontrolle inspektuese në institucione shëndetësore publike dhe private

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informoi për gjendjen me virusin korona në vend.

“Kemi pesë pacientë të vdekur, katër nga Klinika për Sëmundje Infektive (njëri është nga Kumanova, Llabunishti, Çellopeku, Shtipi) edhe një pacient ka vdekur në Kumanovë. Në Klinikën Infektive, gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar katër pacientë. Për momentin janë hospitalizuar 67, prej të cilëve gjashtë janë në ventilim mekanik, 12 janë me fotografi më të rëndë klinike. Fatkeqësisht kemi përkeqësim të gjendjes së lehonës nga Kumanova, ajo ende është e pavarur në respiracion, por fotografia klinike dhe gjendja radiologjike e mushkërive i është përkeqësuar dhe në mënyrë intensive po ndiqet gjendja e saj”, theksoi ministri Filipçe.

Ai potencoi se në SPQ “8 Shtatori” janë hospitalizuar 19 pacientë, prej të cilëve tre janë në makinë aparat respirator, ndërsa nëntë janë me fotografi më të rëndë klinike.

Dje në Klinikën në Manastir arritën të gjithë pacientët nga spitali në Ohër. Kjo do të jetë qendër rajonale që është për trajtimin e të gjithë pacientëve nga ky rajon, duke pasur parasysh infrastrukturën e mirë, ndarjen fizike të repartit për sëmundje infektive nga objekti i spitalit, por edhe numrin e mjaftueshëm të infektologëve dhe anesteziologëve në rast se nevojitet mbështetje në inkubacion dhe aparat respirator.

“Në Shtip janë hospitalizuar katër pacientë. Njëri është me fotografi mesatarisht të rëndë klinike dhe tre me fotografi të lehtë klinike. Lidhur me klinikat në Shkup, në Klinikën për Kirurgji Digjestive ka një  person nga stafi mesatar-klinik i cili ka të infektuar në familje, por ende nuk janë konfirmuar me virusin korona. Gjatë ditës së nesërme do të testohen të gjithë personat të cilët gjatë këtyre 2-3 ditëve kanë qenë me të në vendin e punës, janë vendosur në autoizolim dhe në përputhje me rezultatet nga strishot e të punësuarve dhe anëtarët e familjes së tij, do të veprohet edhe me kolegët në punë”, tha ministri Filipçe.

Ai bashkë me Sekretarin Shtetëror Vlladimir Milloshev dhe përfaqësues të Institutit për Shëndet Publik, sot vizitoi spitalin në Kumanovë, duke pasur parasysh sete 18 të punësuar veçse është diagnostifikuar virusi COVID-19. Në spital është kryer riorganizim i punës, më së shumti është i prekur reparti infektiv, mjekë nga Shtipi dhe nga Shkupi praktikisht e udhëheqin punën në repartin infektiv. Lidhur me repartet tjera, të gjitha funksionojnë në mënyrë kompetente dhe nuk ka repart tjetër në Kumanovë që është me funksion të komprometuar për shkak të mungesës së stafit. Drejtoresha e ka informuar ministrin se ka sasi të mjaftueshme të pajisjeve për mbrojtje dhe në vendet ku harxhohet, ajo plotësohet në momentin kur shfaqet nevoja.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 29 raste të reja, pozitivë ndaj koronavirusit. Sipas qyteteve: në Shkup 15, shtatë në Kumanovë, një në Prilep dhe nga tre në Strugë dhe tre Koçan. Me ta, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me COVID-19 në vend arriti 599 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 386 teste dhe gjithsej 5.879 testime. Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor kreu inspektim në më shumë institucione publike-shëndetësore në periudhën e kaluar, sipas vendimit dhe rekomandimit, gjegjësisht obligimit nga shtabi qendror i Qeverisë.

Prej më 30 mars deri më 5 prill janë kryer 91 kontrolle inspektuese: 79 në institucione publike-shëndetësore, 12 në private. Është bërë kontroll lidhur me pajisjen, sasinë e masave mbrojtëse, dorezave, kapeleve, mburojë ballikë  dhe gjithçka që përdoret për qasje ndaj pacientëve në nivel kompetent të mbrojtjes shëndetësore. Janë konstatuar sasi të mjaftueshme, si dhe mjete për dezinfektim të hapësirave të punës dhe dezinfektim të duarve”, potencoi ministri Filipçe.
 

Ministri Filipçe uroi Ditën Botërore të Shëndetit të gjithë kolegëve, punonjësve shëndetësorë, të cilët, siç theksoi, në këto kushte të krizës shëndetësore botërore, në kushte të pandemisë nga virusi korona, po japin maksimumin për shpëtimin e jetëve.

“Punonjësit shëndetësore janë në vijën e parë të betejës dhe po japin gjithçka nga vetja për mjekimin dhe trajtimin  pacientëve, dhe me këtë shpëtojnë jetë njerëzore. Në këto momente, ata janë shtylla e shtetit dhe shpresa jonë më e madhe. Apeloj deri te kolegët e mi – të ruajnë shëndetin, të mbrohen në vendin e punës, por edhe jashtë vendit të punës. Në emër të të gjithë punonjësve shëndetësorë, dua të apeloj deri te qytetarët që tu mirëmbahen masave, të japin përgjigje të sakta dhe precize të pyetjeve nga stafi mjekësor sepse kështu mbrohen punonjësit shëndetësor, në këtë mënyrë e ruajmë sistemin shëndetësor”, tha ministri Filipçe.

Ai apeloi deri te qytetarët të jenë të përgjegjshëm ndaj vetes dhe të afërmve të tyre, ndaj bashkëqytetarëve tjerë. Tu mirëmbahen masave, ti respektojnë, me qëllim që ti vendoset fund rrugës së përhapjes së virusit. Duke pasur parasysh se ka mbi një milion raste në botë, dhe afër 70,000 të vdekur. OBSH-ja gjatë ditës së djeshme i paralajmëroi shtetet që duan ti zbusin masat, të mendojnë, sepse ka mendime të caktuara se ende është herët.

“Ne sollëm masa restriktive për të cilat besoj do të ketë mirëkuptim të plotë, sepse vetëm me masa të tilla mund të sjellin deri te parandalimi definitiv i virusit. Nuk është e thjeshtë të sillen masa të tilla, mirëpo kjo është diçka që duhet ta bëjmë që të ulim rrezikun, për shëndetin tonë dhe kolektiv”, shtoi Filipçe.

Sipas informacionit shtesë nga IPSH, në raportin plotësues, i cili është dërguar gjatë pasdites, informoi për pacient nga Shkupi (45 vjeçar), i testuar dhe i konfirmuar me COVID-19 përmes Fakultetit për Veterinari, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin “8 Shtatori”.