Filipçe: Tani është shumë me rëndësi të respektohen të gjitha masat, të përgatitemi për momentin kur do të na duhet ta kthejmë gradualisht jetën dhe punën në normalе

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e rregullt për shtyp informoi që sot në Ministrinë e Shëndetësisë hapen mundësitë për aparate respiratore – procedurë në të cilën i jepet përparësi afatit të dërgesës.

Gjithashtu, fillon edhe një procedurë për furnizimin e tre mijë reagensëve për laboratorin e Institutit për Shëndet Publik.

Në konferencën për shtyp, ministri kumtoi se sot është publikuar edhe lista e donatorëv. Ai shprehu falënderim deri te të gjitha kompanitë dhe personat të cilët dhanë donacion. Në llogari në të cilën dhurohen mjete në të holla janë mbledhur rreth 60 milionë denarë dhe të gjitha këto mjete do të përdoren për furnizim të materialit për trajtim të pacientëve.

 

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë pranuar pesë pacientë të rinj. Për momentin, numri i përgjithshëm është 68. Me fotografi më të rëndë klinike janë 20 pacientë, ndërsa shtatë janë në gjendje kritike – në aparat respirator. Në Klinikë është pranuar një nënë me foshnjën katërmuajshe nga Koçani të cilët për momentin kanë pasqyrë stabile klinike. Te katër pacientë të cilët mjekohen në Klinikë, pritet edhe testi i dytë për kontroll. Testi i parë është negativ, ndërsa në rast se edhe testi i dytë rezulton negativ, do të lirohen në shtëpi”, deklaroi ministri Filipçe.

“Në spitalin “8 Shtatori” janë hospitalizuar 25 pacientë, pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen në Repartin për mjekim intensiv të kyçur në ventilim artificial. Në Manastir ka katër pacientë të cilët ndodhen në mjekim spitalor prej tyre tre janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është me mbështetje oksigjen, ndërsa tërësisht ndiqen edhe pacientët të cilët janë në mjekim shtëpiak.  Dy pacientë nga Shtipi të cilët ishin në mjekim shtëpiak janë negativ me virusin gjatë ditës së djeshme. Në spitalin e Shtipit, katër pacientë janë në trajtim spitalor – për momentin në gjendje stabile.

Lidhur me gjendjen, ministri Filipçe deklaroi se janë kryer 341 teste dhe janë regjistruar 46 raste të reja pozitive me virusin korona. Sipas qyteteve: Shkup 12, Kumanovë 13, Prilep 8, Tetovë 1, Strugë 2, Veles 8, Koçan 1, Probishtip 1. Deri tanë janë bërë 6.571 teste nga COVID-19.

“Një i paraburgosur në burgun e Shutkës ka ndërruar jetë nga infarkti. Nuk ka pasur simptome dhe nuk ka pasur temperaturë të lartë, ëshë pranuar më 8 mars. Megjithatë,  pasi ka ndërruar jetë, ka dalë pozitiv dhe për momentin po kryhen anketa epidemiologjike te të gjithë të cilët kanë qenë në kontakt të afërt, pas së cilës do të ndërmerren masa kompetente dhe për të cilën do ta njoftojmë opinionin.

Në Shtëpinë e personave të moshuar në Manastir është pranuar një kujdestar, ndërsa një javë më vonë është dërguar në repartin infektiv në Klinikën në Manastir për shkak të temperaturës së rritur. Gjatë ditëve të fundit është konfirmuar që strisho për COVID-19 është pozitiv. Janë marrë strisho edhe nga dhomat e tjera, pjesë e stafit të cilët kanë pasur kontakt dhe janë dhënë rekomandime për pastrim të tërësishëm, ndërsa Inspektorati Shtetëror Sanitar i Shëndetit do ta inspektojë tërë procedurën”, theksoi ministri Filipçe.

Ministri Filipçe tha se jemi në fazë në të cilën janë sjellë masat më restriktive – në kuptim të restrikcionit në lëvizje.

“Besojmë se masat do të japin rezultat. Njëkohësisht ne po  përgatitemi për periudhën për kthim të plotë në normalitet kur plotësohen kushtet për këtë, sipas numrit të pacientëve të diagnostifikuar që sinqerisht shpresoj se sipas parashikimeve deri në fund të prillit do të arrihet kulmi, pas së cilës gradualisht jeta do të fillojë të kthehet në normale, si dhe procesi i përgjithshëm i punës. Dua të potencon se nuk do të jetë e lehtë që procesi i përgjithshëm i punës dhe jeta të kthehen në normale me të njëjtin intensitet duke pasur parasysh përvojën e disa vendeve të tjera, si dhe parashikimet se gjithmonë ekziston rreziku për kulm të dytë të pacientëve të diagnostikuar”, informoi ministri Filipçe.
 

Ai shtoi se gjatë javës së ardhshme do të fillojë komunikim intensiv me përfaqësuesit e dhomave të biznesit, dhe do të japë drejtim të qartë për operatorët ekonomikë, pajisjet e prodhimit dhe restorantet si të organizojnë procesin e tyre të punës në mënyrë që kur të vendoset se ka ardhur koha për të hequr të gjitha këto masa kufizuese rigoroze dhe i gjithë procesi që gradualisht të kthehet në normale.

“Më lejoni të ftoj qytetarët – tani është shumë me rëndësi të respektohen të gjitha masat. Si kalojnë këto ditë në të cilat është vendosur restrikcion serioz në lëvizje, ne jemi më afër qëllimit – dhe kjo është të parandalojmë përhapjen e virusit dhe të ruajmë shëndetin tonë. Dua që të gjithë të jenë të vetëdijshëm se ky sot është investim serioz për shëndet më të mirë nesër. I sollëm masat në kohë sipas pacientëve të diagnostifikuar. Ato u bënë më restriktive dhe e amortizuam ndikimin në sistemin shëndetësor në vendin tonë. Punonjësit shëndetësor në asnjë moment nuk u dorëzuan. E dimë se kjo është periudhë e vështir, por duhet të durohet, të qëndrojmë në shtëpi. Çdo ditë që kalon, ne bëhemi më të fortë dhe për kohë më të shkurtë do të themi se kjo ia vlejti dhe se e kemi ruajtur shëndetin tonë dhe gradualisht jetën tonë do ta kthejmë në normale”, shtoi Filipçe.