Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, mëngjesin e sotëm informoi që liderët e dy partive më të mëdha politike në vendin tonë, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, prej sot janë në izolim të obligueshëm shtëpiak.
“Pas informacionit që e mori Ministria e Shëndetësisë, që një gazetar në media televizive është pozitiv me COVID-19, i cili gjatë javës së kaluar pati TV intervista me liderin e VMRO-DPMNE-së dhe liderin e LSDM-së, Mickoski dhe Zaev janë testuar për virusin korona.
Rezultati i Hristijan Mickoskit, i cili u përpunua dje është negativ, mirëpo ai do të jetë në vetizolim të obligueshëm për 14 ditë nga kontakti i fundit me të infektuarin, për momentin nuk ka nevojë për anketë të veçantë epidemiologjike.
Rezultati i kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, duke marrë parasysh se ai mbrëmë veçse kishte shkuar në Strumicë, do të jetë gati gjatë ditës së sotme, por edhe ai, pas marrjes së informacioneve është vendosur në vetizolim.
Gazetari është në gjendje stabile shëndetësore dhe për momentin është në mjekim në spitalin “8 Shtatori”.
Gjatë mëngjesit dhe gjatë ditës do të kryhen anketa dhe me numër të saktë të personave të cilët do të shkojnë në vetizolim, në rast se ka nevojë për të njëjtën.
Për të gjitha këto informacione si dhe për rezultatin nga testi i kryetarit të LSDM-së, do të njoftojmë në konferencën e ardhshme për shtyp gjatë ditës, kur do të përgjigjemi edhe në të gjitha pyetjet e mediumeve”, tha ministri Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp.