Filipçe: Lideri i LSDM-së Zoran Zaev është negativ me virusin korona, besoj se të gjithë qytetarët e kuptojnë nevojën e këtyre masave, duhet të tregojmë përgjegësi maksimale dhe secili prej nesh pa përjashtim duhet tu përmbahet

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp infomori që rezultati i kryetarit të partisë politike LSDM, Zoran Zaev, është negativ me virusin korona. Lidhur me dy liderët e partive Zaev dhe Mickoski – të gjithë ata të cilët deri tani kanë pasur kontakt me pa, pa marrë parasysh atë që dy rezultatet janë negative, nuk janë në asnjë rrezik, nuk janë në asnjë rrezik – nuk duhet t testohen, as të vetizolohen.

 

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive pas dy testeve negative janë çregjistruar tre pacientë të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa megjithatë janë pranuar dy pacientë të rinj. Për momentin janë hospitalizuar gjithsej 66 pacientë, prej të cilëve tetë janë në ventilim mekanik me formë të rëndë të sëmundjes”, deklaroi ministri Filipçe.

Në spitalin 8 Shtatori janë hospitalizuar 21 pacientë prej të cilëve gjashtë janë në makinë respiratore. Në spitalin në Manastir  janë katër të hospitalizuar të cilët janë në formë të lehtë të sëmundjes. Në spitalin në Shtip janë pranuar edhe katër pacientë apo gjithsej tetë dhe gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile.

 

“Lidhur me statistikën e ditës, në 24 orët e fundit janë bërë numër rekord i testeve, gjithsej 496.Me virusin korona janë konfirmuar gjithsej 48 persona, gjegjësisht numri i përgjithshëm në vend është 496. Statistika sipas qyteteve është kjo: Në Shkup 11, Kumanovë 25, Shtip një, Prilep katër, Tetovë një, Strugë tre, Ohër një dhe në Gostivar dy raste. Për pacientët e diagnostikuar në Kumanovë informoi se ata janë persona të cilët kanë qenë me rekomandim për vetizolim të cilët ndërkohë kanë zhvilluar simptome për shkak se kanë qenë në kontakt me pacientët e diagnostikuar më parë nga Kumanova”, potencoi ministri Filipçe.

Deri tani në vend janë bërë gjithsej 7.067 teste për virusin COVID-19.

 

Ludhur me pacientin më të vogël – foshnja është në gjendje të qëndrueshme dhe ndodhet në Spitalin Infektiv, ndërsa për gjendjen e tij çdo ditë konsultohet edhe pediatër.

“Lidhur me të burgosurin e ndjerë pozitiv me Kovid-19 nga burgu në Shutkë, ministri tha intensivisht punohet  me njerëzit  e burgut, ndërsa janë bërë edhe kontrolle nga ekipet mjekësore të cilët vazhdojnë nesër dhe pasnesër dhe janë marrë numër i madh testesh gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, ndërsa do të analizohen të gjithë personat të cilët ndodhen atje përfshirë edhe personelin e burgut”, shtoi ministri Filipçe.

 

Në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari një e punësuar e cila më shumë se një javë nuk ka  qenë në punë nga 2 prilli ka qenë në shtëpi për shkak të rotacionit të ekipeve në institucion. Shtatë kolegë të cilët kanë qenë në kontakt me të sëmurën janë në izolim në shtëpi. Në objektin e institucionit punohet në dezinfektim dhe pastrim të plotë.
 

“Më lejoni të kompentoj reagimet në opinion në lidhje me testimin e liderëve të dy partive më të mëdha politike në shtet, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Ata janë të eksponuar në opinion, kanë kontakte intensive me shumë njerëz, me përfaqësues të institucioneve me ministra në qeveri dhe dua qartë të them se këtu nuk bëhet fjalë për prioritet politik por për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe ruajtjen e funksionalitetit të institucioneve, veçanërisht në momente krize. Ata janë persona të cilët kanë kontakte me përfaqësues të mediave të cilët janë një ndër partnerët tanë më të mëdhenj dhe më serioz  në këtë betejë kundër koronavirusit dhe në këtë kuptim një ndër qëllimet ishte të mbrohen edhe përfaqësuesit e mediave dhe të punësuarit ku të dy liderët shpesh paraqiten, marrin pjesë në emisione dhe japin intervista”, tha ministri Filipçe.

 

Para nesh  është fundjava e cila do të jetë e mbyllur për lëvizje prej sot nga ora 16:00 e deri të hënën deri në orën 05:00 në të gjithë territorin e shtetit.
“Besoj se të gjithë qytetarët e kuptojnë nevojën për masa të këtilla dhe e di se është vështirë të qëndrohet në shtëpi në një kohe kaq të bukur, por pikërisht në këto kushte duhet të tregohet përgjegjësi maksimale dhe secili prej nesh të përmbahet ndaj asaj që është përcaktuar. Kjo gjendje nuk do të zgjasë shumë, nëse u përmbahemi masave. Potencoi se është shumë me rëndësi që ka rritje lineare të numrit të pacientëve, që do të thotë se me sukses po amortizohet goditja, në kuptim të numrit të pacientëve të cilët pranohen në klinika.”, theksoi ministri Filipçe

Në konferencën për shtyp, ministri Filipçe informoi se nga fillimi i javës së ardhshme do të fillojnë përgatitjet për ditën kur, siç tha, jetët tona gradualisht do të kthehen në rrugë normale.

“Dje njoftova se filluam komunikimin me përfaqësuesit e odave ekonomike për të gjetur zgjidhje optimale për organizimin e punës të të gjitha organizatave dhe institucioneve, gjithçka me qëllim që edhe pas heqjes së masave restriktive të mos ndodh numër i madh i pacientëve të rinj, gjegjësisht pik/kulm i përsëritur i pacientëve të rinj të diagnostifikuar me virusin korona. Këtë e them sepse mendoj se secilit prej nesh i nevojitet optimizëm dhe mesazhe që premtojnë se e gjithë kjo do të përfundojnë një ditë, këto masa serioze do të përfundojnë, por vetëm të bashkuar dhe me përgjegjësi do ta presim atë ditë më shpejtë”, theksoi ministri Filipçe.