Në emisionin e sotëm “Covid-19 – Pyetje dhe përgjigje: Gjithçka për virusin korona”, folën ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, zëvendësministri i Shëndetësisë dr. Armend Arsllani dhe epidemiologët nga Instituti për Shëndet Publik, dr. Vlladimir Mikiq dhe dr. Zharko Karaxhovski.
Dr. Vlladimir Mikiq prezantoi të dhënat e deritanishme statistike të Institutit për Shëndet Publik dhe theksoi se në raport me Evropën, Republika e Maqedonisë së Veriut ka shkallë të ulët të sëmundjes.
“Sipas incidencës ose sipas numrit të rasteve të 100.000 popullatës në rajonin evropian, shkallë më e lartë mbi 340 janë në Spanjë, Zvicër dhe Itali. Në RMV, deri më tani, përfshirë ditën e sotme, janë regjistruar 828 raste, që përfaqëson shkallë të sëmundjes nga 40,3 në 100.000 banorë. Krahasuar me rajonin dhe me shtetet evropiane, ku ishte 340, në RMV ende vërejmë shkallë të ulët të sëmundjes”, theksoi dr. Mikiq.
Lidhur me grupet e moshuara të cilët më shpesh infektohen, Mikiq theksoi se ata janë persona prej moshës 50 deri në moshën 59 vjeçare, ku ka incidencë specifike më të lartë në 100.000 banorë, që do të thotë se ende arritëm të mbrojmë personat më të moshuar ku presim forma më të vështira të këtij infektimi.
Sipas statistikave të IPSH, te 24 % prej personave të regjistruar të infektuar, kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor. Komorbiditetet më të zakonshme janë sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e frymëmarrjes dhe 42 persona kanë qenë me diabet. Janë regjistruar gjithsej 34 vdekje, të asocuara me virusin korona, me një shkallë vdekshmërie prej 4.1% në krahasim me shkallën e përgjithshme prej 6.2% në të gjithë botën dhe veçanërisht në rajonin evropian, tregon se ende jemi larg shkallës në Itali, Spanjë, Francë dhe vende të tjera më të zhvilluara. Nga rastet e vdekjes më shumë se 65% janë mbi moshës 60 vjeçare edhe në tre të katërtat është regjistruar ndonjë lloj komorbiteti.
“Deri më tani, në RMV, janë bërë mbi 8.000 teste që afërsisht janë 4.000 teste në 1 milion banorë, që na vendos diku në maje në rajon, sipas numrit të testeve të kryera. Sepse shpesh parashtrohet pyetja se a duhet të ketë testim masiv, në këtë moment sipas rekomandimeve të OBSH i regjistrojmë pacientët me simptome”, theksoi dr. Mikiq dhe tha se nuk kemi rritje esponenciale të rasteve.
Lidhur me vdekjen e nënës dhe të birit nga Velesi, dr. Mikiq sqaroi se ky rast ende duhet të zbardhet. Ende po përcaktohet koha e saktë e vdekjes në Institutit e Mjekësisë Ligjore dhe nuk dihet se a është tre muaj apo më pak, por është e rëndësishme të theksohet se me testin detektohet material gjenetik dhe nuk do të thotë që testi tregon se ekziston virus i gjallë.
Duke folur për gatishmërinë e vendit me menaxhimin me virusin korona, ministri Filipçe theksoi se vendi ynë ishte plotësisht i gatshëm për virusin dhe reagoi në kohë.
“Ne ishim shteti i parë në rajon që vendosi deteksion me kamera termale në aeroporte. Kryem koordinim të hershëm ndërmjet institucioneve për kontrollin e kalimeve kufitare tokësore dhe trajnim të policëve kufitar nga ana e epidemiologëve, si veprohet dhe si të mbrohen gjatë kontrollit të të infektuarve potencial”, theksoi Filipçe.
Ministri tha se në kohë është përpiluar plan për hospitalizim dhe përgatitje të të gjitha spitaleve dhe caktimin e qendrave rajonale për pranimin e pacientëve, që tregohet si model i suksesshëm për menaxhim me krizën, Ministri Filipçe tha se që nga fillimi po kryhen trajnime të personave mjekësor për pranim të sigurt dhe trajtim të pacientëve, si dhe protokolleve të definuara në kohë për punë të cilat kanë kontribuar për menaxhim të suksesshëm të të infektuarve.
Sipas Filipçes, një prej gabimeve më të mëdha që ka ndodhur në Itali është hospitalizomi i të gjithë pacientëve, pa marrë parasysh se a janë me pasqyrë të lehtë apo të rëndë klinike. Këtë e kanë potencuar edhe vetë autoritetet shtetërore në Itali që ka kontribuar në mbushjen e spitaleve me pacientë.
“Kapacitetet tona spitalore të parashikuar për këtë janë praktikisht të zbrazura. Një e treta e Klinikës për Sëmundje Infektive, 90 % nga spitali “8 Shtatori”. Ne kemi marrë mësim nga përvojat e shteteve tjera dhe krijuam model të suksesshëm të trajtimit shtëpiak të rasteve më të lehta me të cilën e mbrojtëm sistemin shëndetësor”, theksoi Filipçe.
Dr. Karaxhovski u fokusua në numrin e të sëmurëve nga gripi në sezonin 2019/20 dhe theksoi se kemi rreth 18-19 mijë raste më shumë se vitin e kaluar.
“Këtë vit në shtet janë regjistruar rreth 38 mijë raste me grip, që afërsisht paraqet rreth 18-19 mijë raste më shumë se vitin e kaluar. Në perspektivë, kur i gjithë ky aktivitet të përfundojë, në kohë më të mira, do ti hetojmë këto raste dhe do të tregojmë saktë se në këto raste të cilat regjistrohen në 2019/20 kanë pasur simptome të ngjashme me COVID-19 dhe nëse testet janë kryer vetëm për grup, ndërsa do të përsërisim dhe do ti ruajmë ato materiale, se a ka mes tyre pozitiv me COVID-19”, tha dr. Karaxhovski.
Zëvendësministri dr. Arsllani potencoi se ka sasi të mjaftueshme të pajisjes mbrojtëse për punonjësit shëndetësor.
“Ka mjaftueshëm pajisje për mbrojte në rezervat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe rezervat plotësohen vazhdimisht, ndërsa në rrjedhë është edhe furnizimi i milion pajisjeve mbrojtëse nga të gjitha llojet. Institucionet shëndetësore mund të plotësojnë pa pengesë në çdo kohë”m theksoi dr. Arsllani.
Heqja graduale e masave restriktive, theksoi ministri Filipçe, është e mundur në fillim ose në mes të muajit maj.
“Dhe tani marrim masa të caktuara që të përgatiten kapacitetet. Të gjithë operatorët duhet të përgatiten se si të funksionohet me kushtet e reja.
Ende nuk është përcaktuar momenti kur do të kthehemi në jetën normale. Me siguri do të ndodh diku nga fillimi ose mesi i muajit maj”, theksoi ministri Filipçe dhe shtoi se për masat për ndalim të lëvizjes gjatë Pashkëve do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme.