Filipçe: Gëzon fakti se numri i pacientëve të shëruar po rritet shpejtë

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe në konferencën e rregullt për shtyp informoi për gjendjen më të re me virusin korona në vend.

“Më lejoni të them se më gëzon fakti që çdo ditë kemi pacientë të rinj të shëruar. Sot, gjithsej 18, nga të cilët 13 në spital dhe pesë të cilët janë mjekuar në kushte shtëpiake. Me këtë numri i pacientëve të shëruar në vendin tonë është 139. Fatkeqësish, kemi tre viktima të reja, nga Kumanova, Krusheva dhe Labunishti”, deklaroi ministri Filipçe dhe shtoi se janë regjistruar 36 raste të reja në vend, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar është 1.117, gjegjësisht 929 raste aktive, me përjashtim të numrit të të vdekurve dhe pacientëve të shëruar.

 

“Në 24 orët e kaluara janë realizuar 437 teste dhe nga fillimi i epidemisë janë bërë gjithsej 10.859 testime. Me këtë numër, ne jemi në vendin e dytë në rajon sipas numrit të testeve të kryera të milionë banorëve, ndërsa ne vazhdojmë edhe më tutje të rrisim kapacitetin. Pas përgatitjeve të kryera javën e kaluar, gjatë javës së ardhshme, do të vihen në funksion edhe dy laboratorë në ASHAM dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, gjë që besoj do të ul  kohën e pritjes së rezultatit, para së gjithash sipas vendosjes së bërë të vendeve në spitalet në shtet ku kryhet përzgjedhje dhe vlerësim i gjendjes shëndetësore të këtyre pacientëve në repartet infektive”, potencoi ministri Filipçe.

Ministri Filipçe informoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive, deri këtë mëngjes janë pranuar pesë pacientë të rinj, për momentin janë hospitalizuar 54. Pesë pacientë janë në ventilim mekanik – respirator. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar shtatë pacientë të rinj, janë hospitalizuar gjithsej 37, prej të cilëve në aparat respirator janë kyçur shtatë pacientë. Gjendjet në spitalet  në Manastir dhe në Shtip janë të pandryshueshme, pacientët praktikisht janë pa ndryshim në gjendjen e tyre klinike, në raport me atë që kanë qenë ditët e kaluara.

“Lidhur me Shtëpinë për Geriatri në Gjorçe Petrov, është diagnostifikuar një punonjëse, e cila është punonjëse higjienike dhe për të, pas indikacioneve të simptomeve, gjegjësisht temperaturës së lartë, është bërë vlerësim i pasqyrës klinike, është bërë test i cili ka rezultuar pozitiv. Është kryer anketë epidemiologjike në raport me kontaktet, që ka pasur me të punësuarit, një pjesë e kolegëve/kolegeve, të cilëve tashmë u është rekomanduar vetizolim, por duke marrë parasysh se shtëpitë për të moshuar janë prej vendeve ku me të vërtetë duhet të qaset me shumë kujdes, sepse ata persona të moshuar janë shpesh të palëvizshëm dhe praktikisht të gjithë janë me sëmundje kronike, nga java e ardhshme do të qasemi me testim serologjik te të gjithë ata që janë të vendosur në shtëpitë për të moshuar, me qëllim që të kryhet vlerësim më i mirë për gjendjen e tyre shëndetësore”, tha ministri Filipçe.

Ai sqaroi se janë kryer testet serologjike të punonjësve në spitalin e Kumanovës. Ky është turni i parë, i cili është marrë gjatë ditëve të kaluara. Prej 210 punonjësve të testuara, vetëm te dy persona është gjetur nivel i rritur i antitrupave, ata do të testohen për virusin, gjithashtu edhe si mënyrë e qasjes – strategji do të zbatohet edhe gjatë javës së ardhshme, veçanërisht në repartet, spitalet, ku ekziston rrezik më i lartë.

“Pas mbledhjes së djeshme, sot përsëri biseduam me drejtoreshën e spitalit të Kumanovës. U morëm vesh që të gjith pacientët e hospitalizuar atje, duke konsideruar atë që numri i punonjësve është me të vërtetë i zvogëluar, sepse pjesë e punonjësve janë në vetizolim, të transferohen në Klinikën Infektive në Shkup. Reparti i infektologjisë në Kumanovë do të funksionojë në atë sistem,ku do të bëhet përzgjedhje dhe vlerësim i gjendjes shëndetësore dhe më tej në koordinim me Ministrinë dhe drejtoreshën e Klinikës për Sëmundje Infektive dhe drejtorin e SPQ “8 Shtatori” do të bëhet vlerësim nëse pjesë e pacientëve do të dërgohen në Shkup ose do të mbeten për trajtim në Kumanov”, nënvizoi ministri i Shëndetësisë.

Filipçe ka informuar se ka pasur bisedë me ambasadorin francez, Kristijan Timonie për mbështetje në vlerë prej pesë mijë euro në Klinikën Gjinekologjike-Akusherike përmes projektit “HOUP Projekt” – si maska, veshje mbrojtëse dhe këpucë. Ai e ka njoftuar ambasadorin Timonie me aktivitetet e ndërmarra në vendin tonë, ndërsa ambasadoi ka ndarë përvojën nga masat që po ndërmerren për zgjidhjen e gjendjes me virusin korona në Francë.

Gjithashtu, ministri Filipçe, gjatë bisedës me ambasadoren amerikane Kejt Mari Bërnz ka ndarë planin dhe strategjinë, si për periudhën e ardhshme kur pritet piku i numrit të të infektuarve, ashtu edhe për periudhën që vijon, lidhur me vlerësimin e rreziqeve, mënyrën dhe lirimin e një pjese të masave restriktive. Në mbledhjen organizative nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), ku morën pjesë më shumë se 150 vende, janë shkëmbyer përvoja dhe plane nga më shumë vende – para së gjithash të Italisë dhe është biseduar për planet e një pjese të vendeve, në raport me atë se si sistemi shëndetësor të veprojë dhe bashkërisht është konkluduar se kjo sëmundje edhe pas pikut të numrit të pacientëve, do të vazhdojë të ekzistojë.

“Nuk do të mund ta eliminojmë tërësisht, fatkeqësisht, dhe me siguri do të duhet të ketë pjesë të veçanta të sistemit shëndetësor dedikuar pacientëve të cilët do të jenë pozitivë në Covid-19 dhe pacientët që nuk do të jenë, ndërsa janë me qëllim të planifikohen kapacitetet, veçanërisht duke parë në perspektivë në periudhën e vjeshtës ose në dimër, kur të gjitha vendet do të përballen, përveç numrit të pacientëve të infektuar me virusin Covid-19 edhe të pacientëve me grip sezonal. Do të duhet të bëhet analizë serioze dhe vendosje e sistemit shëndetësor. Një prej konkluzioneve kryesore shkonte në drejtim të aktivizimit të tërësishëm dhe përfshirje më e madhe e mjekëve amë, me qëllim që pacientët të mbahen në nivel primar, që kapacietet mjekësore të lirohen në rast të nevojës për hospitalizimin e pacientëve pozitiv me virusin korona”, tha ministri Filipçe.

Në fund, në konferencën e sotme për shtyp, ministri Filipçe dërgoi apel deri te qytetarët.

“Këtë vit i festojmë Pashkët në menëyrë ndryshe, dhe unë vendosa të kalojë Pashkët vetëm i izoluar nga familja, në mënyrë që të mbroj të afërmit e mi, sepse  prej nesh bart përgjegjësi të madhe dhe të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë.Mbledhimet për festa këtë vit duhet të lihen anash, ky është një investim për gjënë më të rëndësishme, shëndetin. Kjo është mënyra e vetme që ne të gjithë si individ të japim kontribut në luftën kundër një virusi që ndryshoi jetën e miliona njerëzve në gjithë botën. Të jesh në shtëpi, nënkupton të bëhet dallim dhe të shpëtohen jetë njerëzish dhe të ndihmohen punonjësit shëndetësor të cilët këtë festë do ta kalojnë në vendin e punës në luftë për çdo jetë. Dua të falënderoj të gjithë të tjerët, të cilët festën e kalojnë në shërbim të qytetarëve dhe patjetër, falënderim deri te qytetarët që rrinë në shtëpitë e tyre. Ju faleminderit”, tha ministri Filipçe.