Spasovski: I përforcojmë masat e buta, e vazhdojmë kohën e lëvizjes së lirë, të gjithë ti respektojmë masat për mbrojtjen e shëndetit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, mbajtën konferencë për shtyp ku i kumtuan vendimet dhe dekretet me fuqi ligjore të miratuara në mbledhjen e sotme të Qeverisë për përforcimin e masave të buta, gjegjësisht masave për kujdes, si dhe vendimet për zbutjen e disa prej masave restriktive.

 

Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Spasovski në tërësi:

 

Lufta me virusin korona akoma është në kulmin e saj. Për shkak të asaj lufte, jetojmë ndryshe, komunikojmë ndryshe, punojmë,  lëvizim – jetët tona dhe shprehitë tona u ndryshuan tërësisht.

 

Nuk ka dyshim se kjo situatë do të zgjasë.
 

Por, nëse kjo situatë do të zgjasë më gjatë apo më e shkurt, ne të gjithë mund të ndikojmë drejtpërdrejtë, si qytetarë, si individë. Përveç kohëzgjatjes, ne mund të ndikojmë në mënyrën se si jetojmë.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, bazuar në analizat dhe rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive, Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ne miratuam disa vendime dhe dekrete për të forcuar masat e buta, më të lehta, ose pjesë e të ashtuquajturave masa restriktive- paralelisht kemi marrë vendime për të relaksuar disa nga masat kufizuese. Në këtë mënyrë, kufizimet do të zvogëlohen, vigjilenca do të rritet dhe kështu do të sigurohemi që shëndeti i qytetarëve të mbrohet.

 

Masat e miratuara deri më tani, të krijuara nga ekspertët, u krijuan duke marrë parasysh pikun që paraprinte, si dhe shkallën e efikasitetit nga respektimi i masave, dhe sfidat që janë shfaqur në zbatimin e tyre.
 

Dhe me të drejtë të plot dhe me kokën lart, mund të themi se masat kanë dhënë efekt. Ne e mbajmë të ulët numrin e pacientëve të rinj dhe numrat dëshmojnë se strategjia është e mirë dhe se kemi një numër të vazhdueshëm linear të pacientëve të rinj brenda kornizës, i cili pasohet nga numri i të shëruarve.
 

Më e rëndësishmja, numrat na tregojnë se kemi një numër të vogël të personave të moshuar të infektuar, të cilët janë më të rrezikuarit dhe të cilët, mund të thuhet se mbrohen pikërisht për shkak të masave të marra deri më tani.
 

Në tre ditët e fundit ka numër më të madh të të shëruarve sesa nga personat e infektuar.

 

Prandaj, duke filluar prej nesër, e enjte, 23 prill, zvogëlohen restrikcionet në lëvizje.

 

Çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten do të jetë e lejuar lëvizja e qytetarëve prej në ora 05:00

të mëngjesit deri në orën 19:00. Ndalimi në lëvizje në gjithë vendin do të fillojë në ora 19:00 dhe

do të zgjasë deri në orën 05:00 në mëngjes.

Ndalimi për lëvizje gjatë fundjavës do të fillojë prej në ora 15:00 të shtunën dhe do të zgjasë deri

të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.

Për personat e moshës mbi 67 vjeçare do të lejohet lëvizja çdo ditë punë prej orës 05:00 deri në

orën 12:00 pasdite.

Të shtunën, për personat e moshës mbi 67 vjeçare do të lejohet lëvizja prej

orës 05 të mëngjesit deri në orën 11 të mëngjesit.

 

Ulja e masave restriktive assesi nuk do të thotë relaksim dhe sjellje e papërgjegjshme as ndaj vetvetes, as ndaj familjes, as ndaj qytetarëve tjerë. Përkundrazi, zbutja e masave restriktive do të thotë se rritet përgjegjësia jonë personale edhe për mbrojtjen tonë edhe për mbrojtjen e njerëzve rreth nesh.

 

Është shumë e rëndësishme që secili prej nesh ta kuptojë dhe të respektojë, gjithmonë kur dalim jashtë shtëpisë tu përmbahemi masave për mbrojtje personale, të mbajmë mbrojtje për fytyrë, gjegjësisht për hundën dhe gojën, maskë, facoletë apo shall, të mbajmë distancë fizike prej 2 metra dhe të mos grupohemi, sepse vetëm në këtë mënyrë e mbrojmë shëndetin personal dhe publik.

 

Të jemi të përgjegjshëm, ti respektojmë masat që na mbrojnë nga virusi korona.

 

Respektimi si dhe zbatimi i përforcuar i masave të buta dhe të lehta, do të mundësojë kontroll në përhapjen e virusit dhe mbrojtjen e qytetarëve nga ekspozimi ndaj personave të infektuar.

 

Masat e buta parashikojnë përgjegjësi të përforcuar individuale me qëllim luftë të përbashkët për shëndet kolektiv.

 

Kjo masë është mbajtja e obligueshme e distancës prej 2 metra nga personat rreth nesh në hapësira të mbyllura dhe të hapura.

 

Përqindje e konsiderueshme e të infektuarve janë asimptomatik.  Kjo e rrit rrezikshmërinë. Personi që rri para jush në rend mund të jetë i infektuar dhe të mos e di. Nevojiten vetëm 2 metra që të mbroni vetveten dhe personat rreth jush.

 

Kjo do të mundësojë lëvizje të lirë të atyre që i respektojnë masat, pa rrezikuar shëndetin e tyre.

 

Masa e ardhshme për kujdes është mbajtja e obligueshme e pajisjes mbrojtëse për të mbuluar gojën dhe hundën.

 

Pajisje për mbrojtjen e fytyrës dhe hundës, mund të jetë maskë respiratore; maskë kirurgjike për një përdorim, maskë cope për më tepër përdorime, facoletë mëndafshi apo shall, facoletë pambuku apo shall dhe të tjera që mund të ndihmojnë për të mbuluar hundën dhe gojën.

 

Mbulimi fizik i hundës dhe gojës te të gjithë qytetarët do të pengojë  transmetimin e virusit. Shumica e njerëzve me virusin korona infektohen me marrjen e pikave nga virusin nga kollitja nga dikush afër. Mbulimi fizik i hundës dhe gojës do ta parandalojë këtë.
 

Kjo masë do të fillojë të zbatohet në gjithë territorin e shtetit prej nesër, 23 prill.

 

Maskat apo facoletat duhet të mbahen gjatë lëvizjes në ambient të hapur, ambient të mbyllur dhe transportin publik.

 

Pajisje mbrojtëse, në mënyrë të obligueshme mbahet në të gjitha hapësirat e mbyllura ku ka më shumë persona, siç janë marketet, shitoret, bankat, postat, institucionet shëndetësore, si dhe gjatë shfrytëzimit të transportit publik.

 

Në ambient të hapur, pajisje mbrojtëse është e obligueshme të mbahet në tregje dhe në ambiente të hapura ku nuk ka mundësi të mbahet distancë fizike prej 2 metra dhe nga personat e tjerë në afërsi.

 

Në ambient të hapur, NUK mbahet pajisje mbrojtëse vetëm nëse qëndroni në oborr apo në ballkonin e shtëpisë tuaj; nëse vozitni biçikletë, në rast se bëni sport në ambient të hapur ose nëse voziteni në veturë me të cilin jetoni bashkë.

 

Të jemi shumë të kujdesshëm, Të jemi përgjegjës dhe ti respektojmë masat që mbrojnë nga virusi korona.

 

Ndalim për grupimin e më shumë se 2 personave.

 

Kjo është masë që është aktive për një kohë më të gjatë. Epidemiologët qartë treguan se transmisioni lokal ndodh kur kalojmë kohë të konsiderueshme në afërsi të personit të infektuar. Të mbajmë distancë prej 2 metrash në ambiente publike të hapura dhe të mbyllura. Asnjëherë të mos grupohemi më shumë se dy persona, gjatë të cilët në grup prej dy personave nuk numërohen fëmijët nën moshën 14 vjeçare të këtyre personave. 

 

Vetizolim i obligueshëm pas testimit.

 

Kjo do të thotë se të gjithë personat fizik të vendit dhe jashtë vendit, pa marrë parasysh se a kanë simptome apo jo, pas testimit hyjnë në vetizolim të obligueshëm, deri në marrjen e rezultateve nga testi.

 

Kjo masë është përcaktuar me Dekret me fuqi ligjore që hyn në fuqi nga dita e publikimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ndërsa do të zbatohet deri në fund të pandemisë me COVID-19, shpallur nga OBSH.

Të nderuar qytetarë,

Është me rëndësi ta kuptojmë se sa më shumë zbatohen masat e buta, aq më e vogël do të jetë nevoja për kufizime të gjata në lëvizje.

Zbutja e kufizimit në lëvizje me pajisje të obligueshme, do të jep mundësi më të mëdha për kryerjen e obligimeve ditore dhe me këtë edhe më pak radhë nëpër tregje dhe shitore.

 

Masat duhet të respektohen, ato janë të obligueshme!

 

Qëllimi i Qeverisë nuk është të dënojë, por të rrisë ndërgjegjen e përgjegjësisë individuale për respektimin e masave,  por në mbrojtje nga përhapja e virusit.

 

Masat e reja të buta të përforcuara shërbejnë si hyrje në riorganizimin e ekonomisë, si dhe në pjesën sociale të jetës sonë. Ato çojnë drejt stabilizimit dhe drejt definimit të rrethanave të reja në të cilat jeta do të vazhdojë.

 

Arritëm të mbajmë nivel të ulët të personave të infektuar dhe kjo ndodh për shkak të respektimit të masave nga ana e qytetarëve.

 

 Të nderuar qytetarë, duke duruar dhe duke qëndruar në shtëpi në periudhën kyçe, ju u bëtë heronjtë që ndikuan në rritjen e ngadalësuar të të infektuarve dhe në atë drejtim tani të gjithë së bashku duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat të buta. Piku është akoma këtu, por efektet e respektimit të masave janë të dukshme për të gjithë.

 

Falënderim të madh për heronjtë tanë, punonjësve të shëndetit, të cilët janë në vijën e parë të luftës me virusin dhe që po investojnë pa rezervë në këtë luftë, për të cilën besoj se do të luftojmë së bashku dhe do të fitojmë. Falënderoj edhe një herë Armatën, Policinë, punonjësit e mediave, zjarrfikësit, shërbimet komunale, për të gjithë ata që po ndihmojnë për ta bërë më të lehtë jetën në këto rrethana të jashtëzakonshme.
 

Në fund edhe njëherë apeloj: Mbani 2 metra distancë fizike, mbani maska mbrojtëse dhe mos rrini në grupe. Qëndroni në shtëpi nëse nuk e keni patjetër të dilni.
 

Ti respektojmë masat!

 

Çdonjëri mund të kontribuojë për shëndetin publik dhe që sa më shpejtë të mund ta kthejmë jetën në normalitetin e ri.

 

Ju falënderoj.

 

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe në konferencën për shtyp informoi se po rritet numri i pacientëve të shëruar, fakt që inkurajon dhe përfaqëson motivim shtesë, më së shumti te punonjësit shëndetësorë që punojnë në spitale, megjithatë edhe për mjekët amë të cilët i dërgojnë pacientët në mjekim shtëpiak.

 

“Sot me dy teste negative janë regjistruar 48 pacientë të shëruar – 6 prej tyre të shëruar në kushte spitalore, 42 me mjekim shtëpiak. Numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar sot në vendin tonë është gjithsej 272. Kemi një pacient të vdekur në spitalin “8 Shtatori” në moshën 51 vjeçare, i cili është trajtuar aty prej më 9 prill dhe ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në raport me numrin e sotëm të rasteve të reja të konfirmuara, gjatë 24 orët e fundit janë kryer 660 testime, janë regjistruar 28 pacientë të rinj – në Shkup -11, në Kumanovë -2, Prilep -9, Tetovë -2, Veles -3 dhe për së pari herë 1 pacient në Vallandovë. Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të rinj të diagnostifikuar është gjithsej 1259, gjegjësisht 931 raste aktive”, tha ministri Filipçe.

 

Deri më tani, në vend janë bërë 13 000 testime. Ky është një numër i cili na vendos në vendet në rajon me praktikisht numrin më të madh të testimeve.

 

“Nga fillimi i epidemisë, në vazhdimësi e ndërtojmë sistemin, shtojmë laboratori të reja – me këtë mundohemi të shkurtojmë sa më shumë kohën e pritjes. Sot, në mënyrë praktike është vendosur në funksion laboratori në ASHAM dhe konsideroj se kjo dukshëm do të kontribuojë në shkurtimin e kohës së pritjes”, potencoi ministri Filipçe.

 

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 7 pacientë të rinj – dy nga Shkupi dhe Tetova, tre nga Kumanova. Janë hospitalizuar gjithsej 63. Prej tyre, 21 janë në mbështetje me oksigjen, katër janë në ventilim mekanik. Ekziston një numër i mjaftueshëm i aparateve respiratore, ashtu si ka në spitalin "8 Shtatori" ku 7 pacientë të rinj janë pranuar në 24 orët e kaluara ndërsa në përgjithësi në aparat respirator janë 4.

 

Në të gjitha institucionet spitalore në  repartet të sëmundjeve infektive, gjendja e pacientëve është e qëndrueshme, nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në raport me gjendjen nga një ditë më parë.
 

“Prej sot në Klinikën Infektive, si mbështetje për ekipin tonë, vullnetarisht qëndron kardiolog i yni, Igor Baleski, i cili vite të tëra jeton dhe punon në Klinikën Universitare në Maribor, me shumë përvojë në trajtimin e pacientëve në kujdes intensiv. Ai është kardiolog, mirëpo konsideruam se eksperienca e tij në trajtimin e këtyre pacientëve do të ndihmojë edhe gjatë trajtimit të pacientëve tanë në Klinikën Infektive. Ai u ofrua që të vijë dhe tani më dy javë, praktikisht me mungesë nga Sllovenia do të punojë si vullnetar, me kolegët tanë Sot për së pari herë qëndroi në Klinikën Infektive. Dua të shpreh falënderim deri te kolegu dhe jam i sigurt se kontributi i tij në këtë situatë me të vërtetë do të ketë rëndësi të madhe edhe për pacientët edhe për anëtarët e stafit mjekësor në Klinikën Infektive”, deklaroi ministri Filipçe.

 

Është kryer inspektimi në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar në Veles. Sot është finalizuar raporti. Filipçe theksoi se mbetet deri nesër gjatë ditës të zhvillohet konferencë mbledhje – bisedë  me drejtorin e QSHP dhe disa drejtues të reparteve, që të vendoset për veprime të mëtejshme.

 

“Ka përfunduar inspektimi në Klinikën e Onkologjisë dhe atje janë konfirmuar 8 raste pozitive të të punësuarve me virusin korona – tre mjekë, tre infermierë, dy paramedikë dhe  20 kontakte janë vendosur në izolim. Tani për tani nuk ka simptomatik prej atyre kontakteve, puna është në funksion të tërësishëm. Është kryer riorganizim aty ku është e nevojshme dhe në mënyrë shtesë deri të premten do të përgatitet edhe orari i ri për ndarje të disperzuar të terapisë subkutane. Kjo është terapi që mund të jepet edhe në spitalet klinike, radhitja e pacientëve është kryer dhe ajo terapi do të ndahet në Shtip, Manastir dhe Tetovë, si institucionet më të mëdha spitalore, për arsye se atje ka edhe onkologë që mund ta kontrollojnë dhënien e terapisë, ndërsa pacientët nuk do ta kenë të patjetërsueshme të udhëtojnë prej Shkupi, Të premten, ose më së voni të hënën, ajo terapi do të ndahet në këto spitale”, informoi ministri Filipçe.

 

Në raport me Klinikën për Fëmijë dhe pyetjet që kanë mbërritur gjatë ditës së djeshme, ministri Filipçe tha se nuk do të ketë reparte të mbyllura. Ka numër të vogël të pacientëve të shtrirë, nuk ka koncentrim të madh, nuk ka pozitiv të rinj, praktikisht prej punonjësve, përveç laborantit, infermieres dhe mjekes nga imunologjia dhe 26 të cilët janë në vetizolim.

 

"Sa i përket informacionit në lidhje me trajtimin e foshnjës katër-muajshe në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, më lejoni të mohoj atë se trajtimi ishte i papërshtatshëm, veçanërisht pasi unë isha i përfshirë personalisht në këtë, duke iu përgjigjur disa pyetjeve gazetareske në periudhën e kaluar, në pjesën e qasjes profesionale isha i njoftuar se vizitat dhe ndarja e terapisë zhvillohen sipas të gjitha protokolleve dhe natyrisht në koordinim dhe konsultë praktike ditore me pediatër që vinte në mënyrë konsultative në Klinikën Infektive”, theksoi Filipçe.

 

Sot Qeveria me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për sëmundje infektive solli masa të reja, më të relaksuara në lëvizjen e qytetarëve, ndërsa ministri Filipçe përkujtoi se kjo zbutje e restrikcioneve në kombinim me mbajtjen e maskave mbrojtëse në ambient të mbyllur dhe në të hapur atëherë kur nuk mundet të ketë kujdes, distancë kompetente, gjegjësisht do të thotë përforcim i masave parandaluese.

 

“Maskë, shall apo facoletë për të mbuluar gojën dhe hundën atëherë kur nuk mund të mbahet distancë fizike, konsideroj se është kyçe në parandalimin shtesë në raport me përhapjen e virusit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme të respektohet tani sepse vetëm në këtë mënyrë do ta mbajmë stabil këtë trend që e kemi të epidemisë deri më tani, në kontest të rritjes lineare të numrit të pacientëve. Me sukses i shmangemi rritjes së madhe të numrit të pacientëve të rinj të diagnostifikuar. Me këtë, sistemi shëndetësor e amortizon mirë numrin e pacientëve të cilët duhet të trajtohen. Tani më dy muaj po zhvillojmë luftë të suksesshme dhe të gjitha këto masa i marrim pas rekomandimit të Komisionit për sëmundje infektive, ku marrin pjesë ekspertë me përvojë nga fusha e epidemiologjisë, mjekësisë interne, infektologjisë, dhe këto janë të argumentuara në mënyrë mjekësore, dhe ashtu do të mbetet edhe në të ardhmen.

 

Na mbetet neve, qytetarëve, tu përshtatemi këtyre ndryshimeve dhe të respektohen të gjitha këto masa, për shkak se vetëm në këtë mënyrë sa më shpejtë do ti japim fund kësaj krize”, theksoi Filipçe.