Filipçe: Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka konstatuar lëshime në Kumanovë, lënda është dorëzuar në MPB; Sot është në rrjedhë mbikëqyrja e dytë inspektuese

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp dha informacionet më të reja lidhur me gjendjen me COVID-19 në vend.

“Sot janë regjistruar 36 pacientë të shëruar, gjithsej deri më tani 337. Prej tyre, dy janë në mjekim spitalor dhe 34, të cilët po mjekohen në kushte shtëpie nga Shkupi, Prilepi, Velesi, Koçani, Probishtipi dhe Shtipi. Në Klinikën Infektive vdiq një pacient i moshës 80 vjeçare, i cili është mjekuar në Klinikë prej më 21 prill. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 408 testime. Janë konfirmuar 26 raste të reja, sipas qyteteve: Në Shkup 11, në Kumanovë 2, në Tetovë 3, në Strugë 6, Manastir 1, në Gostivar, Vinicë dhe Negotinë gjithashtu nga një pacient të diagnostifikuar. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë është 1.326 dhe gjithsej janë bërë 14.957 teste”, deklaroi ministri Filipçe.

Filipçe informoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile janë pranuar tre pacientë, gjithsej janë hospitalizuar 61 pacientë, prej të cilëve gjashtë janë në ventilim mekanik. Në Spitalin “8 Shtatori” janë hospitalizuar gjithsej 24 pacientë, me pasqyrë më të rëndë klinike janë gjashtë pacientë, të cilët janë në aparat respirator. Në institucionet tjera spitalore ku ka reparte infektive, ku janë hospitalizuar pacientët sipas informacioneve të fundit, siç shtoi ministri Filipçe, nuk ka ndonjë ndryshim në raport me gjendjen e tyre klinike.

“Sot arritën 12 respiratorë dhe 5.000 maska mbrojtëse N95 si pjesë e ndihmës nga BE, vlera e përgjithshme e të cilave është katër milionë euro. Me këtë rast dua të falënderohem për donacionin. Kisha bisedë telefonike me euroambasadorin Samuel Zhbogar, ishte shumë vështirë që të sigurohen aparate respiratore duke pasur parasysh se shumë vende në botë praktikisht ndaluan eksportin e kësaj pajisje mjekësore nga vendet e tyre. Këto 12 aparate respiratore janë pjesë e gjithsej 20 aparateve që duhet të arrijnë në vend si ndihmë nga BE. Këto 12 do të shpërndahen në Klinikën Infektive dhe në spitalin “8 Shtatori””, potencoi ministri Filipçe.

 

Ai theksoi se në funksion është pjesa e ambulancës – terapeutik në Institutin për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim dhe se në mënyrë thelbësore është kryer dezinfektim, pastrim i gjithë hapësirës në institutin në Kozle. Punonjësit të cilët ishin pozitiv kanë kaluar asimptomatikë ose me pasqyrë të lehtë klinike. Pesë janë shëruar, ndërsa për pesë të tjerë priten mostrat e përsëritura.

“Në Kumanovë, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor konstatoi një sërë lëshimesh, pas së cilës u dërgua në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe presim që ata të dalin në raport me lëndët, ndërsa nga dita e nesërme do të kryhet edhe mbikëqyrje e dytë inspektuese. Rezultatet do të jenë gati sonte ose nesër në mëngjes, për të cilat do ta njoftojmë opinionin”, tha ministri Filipçe.

 

Në raport me Vendim për mbajtje të obligueshme të pajisjes mbrojtëse në fytyrë edhe në ambient të hapur, kur nuk mund të mbahet distanca e rekomanduar prej dy metra, ministri Filipçe sqaroi: “Parimisht, rekomandimet e Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH) ishin që mos të mbahen maska, veçanërisht personat të cilët janë të shëndoshë, por gjithashtu është fakt se në ndërkohë dolën shumë studime dhe rekomandime edhe përvoja nga shtete tjera, duke pasur parasysh se ende nuk është përcaktuar saktë mënyra e përhapjes së virusit, përveç e atyre të dëshmuara deri më tani, si dhe fakti se tani është definitivisht e qartë  se ka numër të madh të bartësve asimptomatik. Shumë vende në botë, edhe ne, si një politikë tanën e vendosëm këtë masa, sepse konsiderojmë se deri në këtë fazë, pas së gjitha informacionet që i kemi për virusin, kjo masë është e patjetërsueshme, e cila do të kontribuojë që të ndalohet përhapja e virusit. Dua të potencoj, se kjo vlen për ambientet e mbyllura dhe në ambientet e hapura kur nuk do të ketë mundësi që të mbahet distanca e rekomanduar prej dy metrave me personat në afërsi”, potencoi ministri Filipçe.
 

Ai theksoi se situata në Dibër është stabile për një kohë të gjatë, janë aktiv vetëm disa, gjegjësisht tre raste dhe është konfirmuar se nuk ka raste të reja, që praktikisht ishte bazë për fillimin e skriningut.

“Pas bisedimeve zyrtare me mjekët amë, të cilët na treguan për disa punë për të cilët konsiderojnë se janë problematike në raport me zbatimin e gjithë këtij skriningu, atje janë dërguar testet dhe në këtë periudhë në vijim, ky Program, skrining, tërësisht do të zbatohet në tri kategori të qytetarëve. Si strategji në tre muajt e ardhshëm, si ekzaminim i imunitetit të popullatës duhet të zbatohet edhe në territorin e gjithë shtetit, megjithatë në ndonjë fazë më të vonshme të epidemisë te ne”, shtoi Filipçe.

Ministri Filipçe, në raport me informacionet që dolën në opinion disa herë si kontakte të infermierëve patronazhi, të cilët deri më tani janë punësuar me kontratë në vepër, në periudhë prej gjashtë muajsh, afati i së cilëve skadon tani në fund të prillët, informoi se kontratat e të gjithë atyre që janë të interesuar të vazhdojnë me punë do të vazhdohen. Ai shtoi se fondet nga ana e OBSH-së janë siguruar dhe do të punësohen numër shtesë i infermierëve patronazh, aty ku do të tregohet interes për ta, në përputhje me nevojën e punonjësve shëndetësor në të gjitha Institucionet Shtetërore Shëndetësore. Infermirët e patronazhit u kyçën në një sistem të punës në kuadër të Institutit Shtetëror Shëndetësor dhe në kuadër të ambienteve të tyre, duke dhënë shërbime shëndetësore popullatës dhe për të gjithë ata janë siguruar mjetet e nevojshme financiare.

Të gjithë besimtarëve të fesë myslimane, ministri Filipçe ua uroi muajin e shenjtë të Ramazanit. Ai u falënderua  që po respektohen masat dhe sqaroi se masat dhe strategjitë u treguan si të nevojshme dhe të sakta.

 

“Dua ti uroj kolegët nga Instituti për Shëndet Publik dhe Komisionin për sëmundje infektive për nivelin e lartë të profesionalizmit që e treguan gjatë punës së tyre dhe patjetër anës klinike të mjekëve, tkolegët të cilët punojnë me pacientët të cilëve u nevojitet hospitalizim, gjegjësisht trajtim. Në bazë të këtyre proeksioneve ndërtuam një strategji të suksesshme, e cila konsideroj që po jep rezultate. Dua të falënderoj edhe qytetarët, të cilët i respektojnë masat, sjellja e përgjegjshme është kyçe për tejkalimin e epidemisë. Vetëm me respektimin e këtyre masave do të përfundojë kjo krizë. Masat nuk do të kenë efekt në rast se nuk respektohen, në këtë aspekt dua të rikujtoj se kjo është shumë e rëndësishme. Ne sollëm një masë të kombinuar, me të cilën ulet ora policore restriktive, rritet numri i orëve ku qytetarët mund të lëvizin dhe kjo të bëhet me mbajtjen e obligueshme të pajisjes mbrojtëse për fytyrë, për të mbuluar hundën dhe gojën dhe kjo nuk është e rastësishme, sepse i kemi parasysh absolutisht të gjitha mundësitë dhe të gjithë faktorët që ndikojnë në përhapjen e virusit. Ti respektojmë masat që të mund sa më shpejtë, gradualisht ta kthejmë jetën në normale”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e rregullt për shtyp.