Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të vazhdojnë mësimin në distancë deri më 10 qershor, respektivisht nuk do të kthehen në bankat shkollore, ndërsa maturantët këtë vit do të lirohen nga provimi përfundimtar dhe me diplomën e lëshuar për kryerje të shkollës së mesme do të munden të regjistrohen në ndonjë nga institucionet e larta në vend, janë vetëm një pjesë e set masave që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i miratoi në mbledhjen e sotme në propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Ministri i Arsimit, Arbër Ademi në konferencën për shtyp theksoi se kjo është një sëri prej nëntë masash, të cilat sigurojnë funksionimin pa pengesë të sistemit edukativo-arsimor në këto rrethana dhe kushte të jashtëzakonshme të shkaktuara nga shfaqja dhe përhapja e virusit Covid 19.
Viti aktual shkollor deri në fund do të vazhdojë të realizohet përmes organizimit të mësimit në distancë, respektivisht nga shtëpia. Si duket periudha e krizës dalëngadalë po kalon, por edhe më tej ekziston rreziku për shëndetin e qytetarëve. Kështu që, nxënësit nuk do të kthehen në bankat shkollore deri më 10 qershor. U bëj thirrje dhe i inkurajoj të gjithë pjesëmarrësit në procesin edukativo arsimor që të angazhohen maksimalisht dhe të vazhdojnë t’i kryejnë obligimet e tyre – duke kontribuuar të gjithë bashkë në ngritjen e cilësisë së të mësuarit në distancë në nivel mbi optimal, theksoi Ademi, duke cekur se të gjithë mësimdhënësit të cilët deri në ditën e shpalljes së gjendje së jashtëzakonshme kanë qenë të angazhuar me marrëveshje të caktuar, marrëdhënia e punës do t’iu vazhdohet deri në fund të vitit shkollor, në të njëjtën kohë, do të sigurohet edhe zëvendësim përkatës për çdo vend të lirë pune të mësimdhënësit.
Masa tjetër ka të bëjë me regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë, që zakonisht dhe në përputhje me dispozitat ligjore fillon në muajin maj, do të fillojë në qershor.
“Prindërit dhe kujdestarët kanë kohë të përgatiten, edhe atë: t’i sigurojnë vërtetimet për vaksinat e obliguara të marra, si dhe vërtetime për kontrollet e kryera stomatologjike dhe oftalmologjie nga institucioni kompetent i shëndetit” – potencoi Ademi, duke shtuar se Listat me filloristët e regjistruar, shkollat do t’i publikojnë më së voni deri më 15 korrik.
Dy masat e fundit, ministri tha, garantojnë se asnjë shkollë në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të mbetet pa strukturat e menaxhimit dhe organet administrative që nuk kanë detyrim ta organizojnë punën e parregullt parësor në interes të nxënësve dhe mësimdhënësve, respektivisht vazhdojnë mandatet e menaxhimit dhe udhëheqjes në shkollat, si dhe vazhdimin e afateve të licencave për drejtorët.
Sa i përket nxënësve që janë në vitin përfundimtarë në shkollat e mesme,ato janë të liruar nga provimi i maturës shtetërore, maturës shkollore dhe provimit përfundimtar 2019/2020.
“Kjo vlen edhe për kandidatët të cilët provimin e kanë filluar në ndonjë nga vitet e kaluara, por nuk kanë arritur dhe janë paraqitur përsëri për provim këtë vit shkollor” tha Ademi, dhe shoti se të gjithë nxënësit nga vitet përfundimtare do ta marrin diplomën e cila do të ketë afat si dhe diplomat e lëshuara në vitet shkollore të kaluara.
Në këtë mënyrë duam t’iu ndihmojmë, ta eliminojnë stresin nga përgatitja për provim në provimin e tij të fundit të shkollës së mesme në këto rrethana të jashtëzakonshme dhe t’iu mundësojmë të fillojnë kërkimin në angazhman përkatës të punës, ose prapë të vazhdojnë arsimin e tyre në nivel akademik më të lartë, tha ministri, duke potencuar se rreth këtyre personave me dhënien e maturës shtetërore në ndonjë nga vitet e kaluara ose maturë ndërkombëtare, të fakultetit në vend do të mund të regjistrohen dhe të gjithë personat që janë marrë me diplomë për kryerjen e arsimit të mesëm katërvjeçar në këtë vit shkollor.
Masa tjetër, e cila ka të bëjë me arsimin e lartë, i referohet vazhdimit të afatit të programeve të studimit në të gjitha tre ciklet, vlefshmëria e të cilave pushoi në vitin akademik 2019/2020, për një vit shtesë, ndërsa afatet e miratimit të vendimit për akreditim, vendim për të filluar me punë në një program të ri studimi ose institucion të arsimit të lartë shtyhet për 3 muaj nga mbarimi i gjendjes së jashtëzakonshme.
Dëshiroj t'ju informoj se vazhdon edhe realizimi i të gjitha të drejtave të tjera në fushën e arsimit, respektivisht kompensimi në para në bazë të bursës së fituar, disa nga kompensimet në para njëherësh si financim në shpallje të punimeve shkencore etj.
Dëshiroj të informoj publikun se brenda dy javësh pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme do të shpallim një thirrje për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe tarifë për fillestar dhe mentorët e tyre për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare, tha Ademi.
Kjo sërë masash është përgatitur në bashkëpunim me institucione të tjera kompetente në fushën e arsimit, me mbështetjen e shoqërisë civile dhe organizatave partnere dhe të njejtat garantojnë funksionimin e pandërprerë të sistemit edukativo- arsimor në këto kushte të jashtëzakonshme.
Sigurisht, edhe më tej si një institucion, ne jemi akoma të hapur për diskutim, bashkëpunim, ide, sugjerime dhe propozime të mira konstruktive, të cilat ja vlen të merren parasysh dhe të përpunohen. Plani arsimor nuk është i mbyllur, por përkundrazi, ai në çdo kohë mund të plotësohet në interes të qytetarëve, tha në fjalimin e tij ministri i Arsimit dhe Shkencës, Dr. Arbër Ademi.