Spasovski: Situata është stabile sepse njihen klasterët prej ku doli numri më i madh i të infektuarve të rinj

Spasovski: Situata është stabile sepse njihen klasterët prej ku doli numri më i madh i të infektuarve të rinj, ndërsa thirrjet për shkarkim apo kyçje të anëtarëve të rinj në Komisionin për Sëmundje Infektive e konsideroj si politikë që nuk do të sjellë asgjë të mirë

“Thirrjen VMRO-DPMNE-së për shkarkimin apo kyçjen e anëtarëve të rinj në Komisionin për Sëmundje Infektive e konsideroj si politikë që nuk ka asnjë bazë, e as nuk është racionale dhe nuk do të sjellë asgjë të mirë”, e vlerësoi këtë nismë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në intervistën për TV 24.

Kryeministri Spasovski theksoi se Komisioni për Sëmundje Infektive është i përbërë nga profesionistë të theksuar, ekspertë, të cilët i shqyrtojnë në bazë shkencore të gjitha gjendjet dhe propozojnë protokolle apo masa tjera, në bazë të së cilave Qeveria sjell politika në interes të ballafaqimit efikas me pandeminë nga COVID-19.

Kryeministri Spasovski shtoi se politizomi i cilësdo pjesë të sistemit shëndetësorë nuk do të sjell asgjë të mirë dhe se kjo është rezultat i politikës e cila po përforcohet në periudhën parazgjedhore dhe të cilën do ta imponojë opozita pa asnjë argument.

“Situata me virusin korona është stabile edhe në këto ditë kur numri i të infektuarve të rinj është në rritje. Me klasterët prej nga vjen rritja e të numrit, është vendosur bashkëpunim me shërbimet epidemiologjike dhe pasqyra epidemiologjike tani është shumë më e qartë”, tha Kryeministri Spasovski dhe shtoi se do të ndiqet dhe do të analizohet situata, në bazë të së cilës do të sillen vendime se a do të ketë nevojë për masa restriktive shtesë në disa vende të caktuara.