Kjo Qeveri është e vendosur që ta përmbush premtimin dhe të kryejë punët që i ndërmori, VMRO-DPMNE pa nevojë e burokratizoi dhe e vononte procedurën për ndërtimin e monumentit të artistit tonë të madh – Tose Proeski

Kryetari  i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, zëvendëskryetarja e Qeverisë, e angazhuar për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomikë, Milla Carovska, dhe kryetari i Komunës së Krushevës, Tome Hristoski, vendosën lule të freskëta në shtëpinë përkujtimore  dhe inspektuan punimet e ndërtimit të monumentit përkujtimor  te varri i Toshe Proeskit.

Në një prononcim për mediat, Kryeministri Spasovski tha se sot ne jemi këtu për të konfirmuar këtë përcaktim dhe për të inspektuar ndërtimin e monumentit përkujtimor  në vendin e pushimit të përjetshëm të bashkëqytetarit tonë të madh dhe si artistit i pranuar ndërkombëtarisht, Toshe Proeski, si obligim për të shprehur respekt.

"Qeveria e Republikës së Maqedonisë  së Veriut është e vendosur të përfundojë punët që ndërmerr. Për të përmbushur premtimin. Qeveria e mëparshme e VMRO-DPMNE e burokratizoj pa nevojë dhe e anulonte  procedurën për ndërtimin e gurit të varrit të Toshes, dhe fondet e parashikuara për atë qëllim u humbën më kot. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e udhëhequr nga LSDM-ja, vitin e kaluar ndau 10 milion denarë për të realizuar idenë konceptuale, e cili u formua si përfundimtare përmes komunikimit të vazhdueshëm dhe konsultimeve me prindërit e Toshes ", potencoi Kryeministri Spasovski.

Ai sqaroi se punimet përfundimtare po bëhen tani dhe së shpejti kryesisht familja e tij, dhe pastaj fansat  e tij do të jenë në gjendje të përkulen para vendbanimit të tij të përjetshëm i cili si simbol pasqyron besimin e madh të Toshe Proeskit dhe besimin në Zot që ai e ndau përmes muzikës së tij.

Shumë shpejtë, deri në fund të verës, këtu në Gumenje  do të rregullohet siç duhet  dhe do të përfundohet vendi i tij i pushimit të përjetshëm, i cili asnjëherë nuk është pa vizitorë.

Të gjithë ata e mbajnë kujtesën për nder të tij, kujtesën e shpirtit fisnik që me veprimet dhe këngët e saj shënuan një epokë të tërë të  krijimtarisë  tonë kulturor dhe ishte ambasadori i vendit tonë dhe Krushevës së tij në botë ", precizoi  Kryeministri Spasovski.

Ai theksoi se këngët dhe kujtesa e Toshes sot janë pjesë e ikonografisë së dallueshme të Krushevës, plot pamjet historike dhe tërheqje moderne dhe këtu historia takohet me bashkëkohoren përmes bukurive natyrore, përmes Kampionatit Botëror të Paragliding dhe ngjarjeve të tjera ndërkombëtare.

"Krusheva është një destinacion i dëshiruar  botëror sipas promovuesve të turizmit me renome botërore, dhe në këtë drejtim të gjitha arritjet e vetëqeverisjes lokale në këtë  drejtim meritojnë njohje të madhe. Sot, Komuna e Krushevës është një komunë me institucione funksionale dhe projekte  që janë  premtuar janë duke u realizuar. Krusheva po ndryshon për mirë çdo ditë.  U bindëm në këtë gjë dhe në rrugën këtu për në Krushevë me një vizitë në rrugën rajonale që lidh Komunat e Krushevës dhe Dollnenit. Rikonstruimi  i kësaj rruge, e cila ishte pjesë e programit për zgjedhjet lokale të kryetarit të Komunës së Krushevës, Tome Hristoski, si një nga projektet më të rëndësishme në realizim të  Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore në këtë rajon ”, potencoi në fund  Kryeministri Spasovski.