Kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski, së bashku me zëvendësministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Gjonull Bajraktar dhe zëvendësministren plotësuese të Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrielj, sot, vizituan Kriva Pallankën, ku u takuan me kryetarin e Komunës, Borjanço Micevski dhe përfaqësues të Këshillit.
Në takim u bisedua për aktivitetet në vijim dhe zhvillimin e Komunës dhe detajish u dha një përmbledhje e aktiviteteve ndërtimore që po ndërmerren momentalisht, duke u njohur me detaje nga aktivitetet e planifikuara që do të fillojnë shpejtë.
Delegacioni Qeveritar, së bashku me nikoqirët nga Kriva Pallanka, kryen inspektim të fillimit të rikonstruksionit të sheshit dhe parkut të qytetit dhe vizituan një nga kopshtet në qendrën e qytetit, në të cilën në periudhën në vijim do të shtohet edhe një kat, gjë që do të zgjerojë kapacitetin ekzistues për së paku edhe 100 fëmijë.
Duke theksuar se ofanziva ndërtimore nuk ndalon edhe gjatë korona-krizës, Kryeministri Spasovski në deklaratën për media theksoi:
“Ndërtojmë infrastrukturë për të gjithë, në rrethana të jashtëzakonshme, me projekte të rëndësishme në nivel lokal, rajonal dhe nacional. Në këtë realitet të ri, në këtë mënyrë e ndihmojmë ekonominë në periudhë shumë të rëndësishme”.
Duke nënvizuar se sot shënohet fillimi i projektit kapital “Rikonstruim i Sheshit të Qytetit dhe Parkut të Qytetit”, si pjesë e projektit më të madh “Kriva Pallanka – Porta Lindore e Evropës (Festival për atraksion turistik)”, Spasovski theksoi se bëhet fjalë për grant nga Instrumenti për ndihmë para-aderuese të Bashkimit Evropian IPA 2 dhe kofinancim nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, administruar nga ana e Bankës Botërore nëpërmjet fondit të besueshëm dhe me pjesëmarrje të Komunës.
Kryeministri nënvizoi se vlera e përgjithshme e projektit është 662.000 euro, ndërsa afati i fundit për realizimin e projektit është 20 nëntori i këtij viti, kur qytetarët e Kriva Pallankës do të fitojnë shesh dhe park të qytetit, siç i shkon një qyteti evropian që mban emrin “Porta lindore e Evropës”.
“Në vendin e kaosit dhe projekteve pa plan dhe të përpunuara keq, të cilat nuk mundej të realizohen, ne kemi qasje të kundërt. Qasje evropiane”, shtoi Kryeministri Spasovski.
Kryetari i Komunës, Micevski, në deklaratën për media, nënvizoi se çdo qendër e qytetit është zemra e qytetit dhe prandaj komuna u përkushtua së bashku me parkun, të krijojë një infrastrukturë ndërtimore evropiane, ku qytetarët e Kriva Pallankës do të relaksohen dhe do ta kalojnë kohën e lirë.
Ai paralajmëroi më shumë projekte të cilat do të fillojnë muajin e ardhshëm dhe nënvizoi se vetëqeverisja lokale edhe në të ardhmen do të punojë në mënyër konzistente dhe do të vazhdojë ta modernizojë Komunën, e cila deri para disa dhjetra vitesh ishte një nga më të pazhvilluarat në rajon.
Kryeministri Spasovski, së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, Shkrielj dhe Bajraktar, të shoqëruar nga kryetari i Komunës, Micevski, vizituan edhe kopshtin për fëmijë “Detelinka” – klon 2, ku do të fillojnë aktivitetet ndërtimore për zgjerim dhe ndërtim edhe të një kati.
Në bisedimet me menaxhimin e kopshtit dhe përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale, anëtarët e Qeverisë u shprehën të kënaqur nga plotësimi i planeve të Qeverisë aktuale për ndërtim dhe infrastrukturë dhe objekte për zhvillim të hershëm të fëmijëve, duke njoftuar se sigurimi i mjeteve për projekte kapitale do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse ky nuk është investim vetëm në objekte, por edhe investim në fëmijët, që janë e ardhmja e këtij vendi.
“Kjo Qeveri me plan ndërton infrastrukturë për mbrojtje dhe edukim të fëmijëve. Në periudhën e kaluar investuam në 44 kopshte dhe objekte për zhvillim të hershëm të fëmijëve dhe krijuam kushte për akomodim cilësor të 3.000 fëmijëve parashkollor. 15 milionë euro shtesë janë siguruar për kopshte të reja inkluzive dhe energjetike, që do të thot 7.500 vende për sigurimin e fëmijëve në kopshte”, informoi zëvendësministri për Punë dhe Politikë Sociale, Gjonull Bajraktar dhe shtoi se vazhdon realizimi i projekteve kapitale, sepse ky nuk është vetëm investim në objekte, por para së gjithash investim në fëmijët e këtij vendi.
Zëvendësministrja plotësuese, Sanella Shkrielj, vlerësoi se Qeveria duke plotësuar qëllimin primar, largimin e varfërisë te fëmijët dhe sigurimi i mundësisë të barabartë për secilin fëmijë, u përkushtua që t’u jep mundësi të gjithë fëmijëve të kenë qasje të barabartë në arsim që nga fëmijëria e hershme, pa marrë parasysh se a janë nga hapësira urbane apo rurale.
“Kjo është Qeveri që me të vërtetë inveson në ardhmërinë e këtij vend. Prandaj e risim numrin e institucioneve parashkollore, por njëkohësisht zbatojmë edhe programet e cilësisë së lartë për edukim në fëmijëri të hershme. Në këtë mënyrë te fëmijët ndërtojmë themele, në të cilat me sukses ndërtohen edhe njohjet dhe aftësitë e mëtejshme. Edukim i hershëm cilësor nënkupton staf ekspertësh të motivuar dhe prandaj me reformat bëmë rritje historike të pagave të edukatoreve për 27%, apo mesatarisht pagat u rritën për rreth 5.800 denarë në vlerë neto”, nënvizoi Shkrielj, duke shtuar se përfshirja e rritur e fëmijëve në institucionet parashkolle njëkohësisht mundëson aktivizim të nënave të tyre në tregun e punës dhe me këtë dëshmohet se Qeveria kujdeset për të gjithë në mënyrë të barabartë.