Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti, sot në Ministrinë e Mbrojtjes, e firmoi Marrëveshjen për donacion nga MM e Republikës së Çekisë paraprakisht të nënshkruar nga ana e zëvendësministrit çek për Politikë Mbrojtëse dhe Strategji, Radomir Jahoda.
Në nënshkrimin e Marrëveshjes ka marrë pjesë ambasadori i Republikës Çeke në vendin tonë, Mirosllav Toman.
Para aktit të nënshkrimit zëvendësministri Maksuti shprehu faënderim të madh për mbështetjen e madhe nga ana e Republikës Çeke, theksoi se bashkëpunimin të cilin të dy vendet e kanë viteve të fundit është në nivel të lartë dhe se pret të thellohet në periudhën e ardhshme. Ai në këtë rast tha se Armata luan rol të rëndësishëm në realizimin e masave të Qeverisë gjatë ballafaqimit të pandemisë, edhe njëherë u falënderua për këtë donacion në vlerë të tërësishme prej rreth 190.000 euro, e cila është destinuar pikërisht për pjesëtarët tanë
Донација ќе допринесе за развојот на капацитетите на единицата за атомско, биолошко, хемиска одбрана (АБХО).
Donacion do të kontribuoj për zhvillimin e kapaciteteve të njësisë për mbrojtje atomike, biologjike, kimike,(MABK).