Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp informoi se deri në mëngjesin e sotëm, numri i pacientëve të shtruar në spital është 379 ose 13% e numrit të përgjithshëm të rasteve aktive - 87% e rasteve aktive janë në trajtim në shtëpi ose asimptomatike.
Në lidhje me gjendjen në klinikat dhe spitalet, në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 13 pacientë, janë hospitalizuar 106, nga të cilët 49 persona janë në mbështetje të oksigjenit.
Në spitalin modular deri tek klinika janë hospitalizuar 11 pacientë, ndërsa në spitalin në Kozle një person në moshë. Deri në këtë mëngjes në spitalin "8 Shtatori" - janë shtruar 12 pacientë të rinj, janë të shtruar gjithsej 132 pacientë, gjashtë prej të cilëve janë në aparat respirator. Në spitalin e Manastirit, 33 pacientë u shtruan në spital, në Shtip 20, dhe në repartet tjera infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep dhe Gostivar 76 pacientë.
"Me gjithë numrin e madh të pacientëve të shtruar në spital, ende ka vend për akomodim në spitale, në Manastir, në repartin aktual ka pesë vende të lira pune me potencial për tu liruar edhe më shumë kate në spital. Ka edhe vende të lira në Ohër, Kumanovë, Gostivar - 9, në Prilep - 10, Shtip - 12 shtretër të lirë. Ekzistojnë rreth 60 shtretër bosh në spitalin modular, vetëm një pacient është akomoduar në spitalin në Kozle, i cili në periudhën e kaluar dhe në këto pak ditë është vënë në funksion për trajtimin e pacientëve pozitivë me COVID-19 ”, tha Filipçe dhe shtoi se spitali në Kozle është pajisur me pajisjet më të nevojshme e si dhe një numër adekuat të mjekëve të cilët vijnë nga klinikat internistike, kryesisht pulmologëve specialist të cilët do të punonin me ekspertë vendas. Përveç fëmijëve dhe të rriturve, nëse do të jetë e nevojshme, ata do të akomodohen në spital.
Përkundër asaj që kemi kapacitete të mjaftueshme, personeli mjekësor me të vërtet është i lodhur. Ne çdo ditë bëjmë riorganizim të punës dhe rotacion të personelit që të mund mjekët të marrin kujdesin e veçant dhe kjo deri më tani mirë funksionon. Sistemin mund ta mbajmë, por kuptohet se nuk mund ta mbajmë pa ndihmën e qytetarëve dhe respektimin e masave nga ana e tyre. Prandaj edhe njëherë apeloj tek të gjithë qytetarët që ti ndihmohet vetes, familjarëve më të afërmit si dhe të gjithë punonjësve të spitaleve shëndetësore,” tha ministri Filipçe.
Ai potencoi se prej sot fillon organizimi dhe është në fazën e fundit që të funksionojë me punë laboratori në spitalin e Manastirit. Në këtë laborator do të analizohen të gjitha mostrat e pacientëve që janë shtruar në spital, por edhe nga rajoni, i cili do të lehtësojë kapacitetin në laborator në Institutin e Shëndetit Publik.
Filipçe gjithashtu informoi për raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik, i cili thotë se nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive të regjistruara në periudhën 12-20 qershor, shumica janë nga Shkupi - 58.3% dhe nga Tetova - 14.2%, e cila praktikisht vërteton se këto dy qytete dhe rrethinat e tyre janë vatrat më të mëdha në vend, ndërsa në qytetet tjera janë regjistruar një numër i ulët i rasteve.
"Që nga 12 qershori, personat e infektuar janë regjistruar në të gjitha grupmoshat, më e zakonshme është grupmosha mbi 60 - 24.2%. Sidoqoftë, ka njerëz të rinj me sëmundje, të moshës 30 deri 39 vjeç - 19.4%, gjë që tregon se askush nuk është i kursyer, as imun ndaj virusit. Në lidhje me statistikat e vdekjeve, 65 vdekje janë regjistruar në të njëjtën periudhë në dhjetë qytete, shumica e tyre mbi moshën 60 - 83.1%, dhe 58 nga këto raste, pra 89% janë raste me sëmundje të shumta kronike ", tha Filipce. .
Ministri njoftoi se sot, përmes ndihmës emergjente pa kthim , nga ambasada Japoneze pranuam ilaçin "Avigan", të destinuar për vendet e prekura nga virusi, në partneritet me UNOPS.
"Morrëm Avigan për 100 pacientë. Bëhet një terapi antivirale që është përdorur në Japoni për trajtimin e gripit që nga viti 2014, dhe akoma nuk është aprovuar të jetë një ilaç specifik për virusin KOVID-19, por studime të shumta klinike janë duke u zhvilluar dhe përvoja e aplikimit është tashmë e mirë rezultate, jo vetëm në Japoni, por edhe në shumë vende të botës. Unë do të doja të shpreh mirënjohjen time për Ambasadën, personalisht për Ambasadoren e Japonisë që u takua dhe pas komunikimit intensiv javët e fundit, ne kemi siguruar një sasi për vendin tonë, duke pasur parasysh që Japonia ka dhuruar në shumë vende të botës. Më e rëndësishmja, format gjenerike tashmë janë aprovuar në Rusi dhe Indi, dhe përdoren në vendet e tjera të botës. Ky është një ilaç që shrytëzohet off-label që ka një mekanizëm të ngjashëm veprimi me viruset e tjera, dhe është qartë se ka rezultate për pacientët në shumë vende të botës. Por ajo jepet sipas një treguesi të rreptë, pas analizave të shumta, kryesisht të gjakut, të cilat zbulojnë imunitetin e pacientit, pra bazuar në analizat që bëhen në institucionet tona spitalore ”, njoftoi Ministri Filipce.
Këtë mëngjes, në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, u diskutua për masat shtesë, veçanërisht masat që tani nënkuptojnë ndalimin e punës së disa operatorëve ekonomikë. Është marrë një vendim që t'i propozojë Qeverisë hapjen sipas protokolleve të rrepta, kazinove, aparateve në basteve. Për më tepër, transporti publik në Tetovë duhet të funksionojë, dhe në fund të kësaj jave hapjen e palestrave dhe qendrave të fitnesit, por në përputhje me protokollet e përcaktuara tashmë që për të gjithë këta operatorë të përmendur më parë Komisioni ka punuar me përfaqësuesit e shoqatave të tyre.
Lidhur me hapjen e kufijve dhe kushtet në të cilat do të funksionojë, Ministri Filipçe sqaroi se bisedime shtesë do të mbahen sot dhe nesër, pas së cilës do të informohet publiku.
“Epidemia është ende në forcë të plotë, gjendja në rajon tregon se praktikisht në të gjitha vendet ka rritje të rasteve. Kjo përsëri na sjell në përfundim se virusi është këtu, do të duhet të vazhdojmë të jetojmë me të dhe të mësohemi me rregullat për mbrotje personale dhe sipas këtyre regullave do të funksionohet për një periudhë të gjatë, jo vetëm këtë vit, por edhe vitin e ardhshëm. Ne për katër muaj jemi në luftë me virusin korona, bëmë shumë që ti përgjigjemi kësaj sfide botërore shëndetësore, këtë do ta vazhdojmë edhe më tutje. Kur u paraqit rasti i parë i infektuar, në vend kishte shumë pak vende në spital të parapara për pacientë të tillë që e plotësuam me aktivitetin e përgjithshëm që e zbatuam në periudhën e kaluar. Pajisje ka mjaftueshëm, punonjësit shëndetësorë tërësisht janë mobilizuar dhe në mënyrë praktike pa ndalur punojnë që nga dita e parë e krizës. Punonjësit shëndetësorë bënë dhe po bëjnë gjithçka që munden, që më së shumti ti mbrojnë banorët, nuk guxojmë të lejojmë që me mosrespektimin e masave ta degradojmë mundin e atyre që punojnë në vijën e parë të luftës kundër virusit korona. Konsideroj se është e rëndësishme që të gjithë aktorët në shoqëri të kyçen në mënyrë aktive në transmetimin e informacionit të vërtetë, që është se virusi është këtu mes nesh, masat që janë miratuar duhet të respektohen. Duke respektuar masat, duke mbajtur maskë, distancë, dezinfektim, e mbrojmë veten dhe të gjithë rreth nesh. Bashkëpunimi me të gjithë mjekët dhe epidemiologët, dhënia e informacioneve të sakta, kontakteve, është kyçe që të mund ti gjejmë të gjithë ata që janë në rrezik, në të kundërtën mund të shkaktohet rrezik shtesë për përhapjen e virusit. Edhe më shumë operatorë ekonomikë fillojnë me punë, por kushti patjetër është që ata t’u përmbahen protokolleve dhe rekomandimeve të sjella, për këtë arsye janë përgaditur ato rekomandime, të cilat deri tani i respektojnë numër më i madh i kompanive që morën leje për punë, Apeloj absolutisht deri te të gjtihë që tërësisht ti respektojnë këto protokolle për shkak se në këtë mënyrë do të mbrohen edhe klientët edhe punonjësit”, deklaroi ministri Filipçe.
Ministri Filipçe apeloi deri te partitë politike dhe të gjithë aktorët në zgjedhje.
“Masat të respektohen pa përjashtim – të gjitha partitë të jenë shembull duke respektuar masat dhe të mos lejojnë që kampanja të paraqesë rrezik për qytetarët. Prej tyre pritet që të japin shembull se si mbrohet shëndeti i qytetarëve. Masat nuk janë të vështira, ndërsa janë shumë efikase dhe të konfirmuara nga shumë vende në botë – të mbahet pajisje mbrojtëse, të mbahet distancë fizike, të mbahet higjienë personale dhe të respektohen protokollet për punën e operatorëve ekonomikë”, tha ministri Filipçe.