Filipçe: Spitali i Përgjithshëm në Gjevgjeli, po ballafaqohet në mënyrë të shkëlqyer në kushte të virusit korona

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, realizoi vizitë të rregullt në Spitalin e Përgjithshëm me kapacitet të zgjeruar në Gjevgjeli. Ai realizoi takim me drejtorin e Spitalit, Mitko Krxhev, si dhe me të punësuarit në këtë institucion shëndetësor.

Gjatë epidemisë me COVID-19, në rrethin e spitalit u formua punkt i posaçëm për marrjen e mostrave për COVID-19, me qasje tërësisht të veçantë që të anulohet mundësia dhe rreziku për lëvizje të panevojshme të pacientëve të mbetur dhe tërësisht e vendosur për funksion për nevojat e shërbimit epidemiologjik. Ekipe nga ISHP dhe Spitali i Përgjithshëm Gjevgjeli, gjatë epidemisë u kujdesën për qytetarët në mjekim shtëpiak, si dhe për qytetarët të cilët ishin të vendosur në karantinë shtetërore në hotelet në rrethin e Gjevgjelisë.

“Spitali i Përgjithshëm në Gjevgjeli, në mënyrë të shkëlqyer në kushte të virusit korona. Nuk ka asnjë rast të infektuar nga COVID-19 ndërmjet punonjësve në spitalin e Gjevgjelisë. Kanë protokoll të mirë dhe sistem të organizuar të punës”, tha Filipçe.

Spitali i Gjevgjelisë, kujdeset dhe shëron pacientë në repartet për mjekësi interne me kardiologji, mjekësi fizike dhe rehabilitim, kirurgji të përgjithshme, gjinekologji dhe akusheri, radiodiagnostifikim, neurologji; psikiatri, qendër për shëndet mental, repart për sëmundje të fëmijëve me kujdes pas lindjes, për mbrojtje preventive shëndetësore dhe stomatologjike të fëmijëve shkollor dha parashkollor, shërbim patronazh, mjekësi laboratorike bio-kmike dhe anatomi patologjike, ndërsa në kuadër të spitalit funksionon edhe barnatorja spitalore.

Gjatë dy viteve të fundit, në Spitalin në Gjevgjeli, u realizuan më shumë investime nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe nëpërmjet projektit “Aktivitete të përbashkëta për mbrojtje dhe përmirësim të shëndetit të njerëzve në fushën ndërkufitare” (IpA SHIELD II), me ndihmë financiare nga IPA-PPS me Greqinë.

“Investimet gjatë periudhës së kaluar u fokusuan në drejtim të përmirësimit të kushteve në spital, gjatë së cilës u bë rindërtimi dhe zgjerimi i Qendrës për Diabet me qendër bashkëkohore që i plotëson nevojat e qytetarëve. Është bërë rindërtim i tërësishëm i laboratorit biokimik me laborator bashkëkohor me standarde të larta, është ndërtuar barnatore e re spitalore.

Janë rindërtuar dhe janë rinovuar edhe ambulancat për neurologji me urologji, reparti neuropsikiatrik, si dhe dhomat spitalore me terapi fizike. Në këtë institucion, tërësisht është përmirësuar infrastruktura spitalore, rindërtimi i korridoreve dhe tualeteve për pacientë, ndërsa janë kryer edhe intervenime në rrethinën e spitalit – parkingu dhe gardhi”, tha ministri Filipçe.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjevgjeli, vijon edhe ndërtimi i sallës së re kirurgjike. Pjesë e investimeve dhe punëve të realizuara veçmë janë kryer.

“Spitali i mirë dhe i pajisur do të thotë shumë, si për pacientët të cilët trajtohen nga ky rajon, ashtu edhe për punonjësit shëndetësor të cilët i meritojnë kushtet më të mira për punë. Spitali i Përgjithshëm në Gjevgjeli përfshin rajon prej rreth 50.000 qytetarë, ndërsa për shkak të afërsisë me kufirin me Greqinë, shpesh përdoret për mbështetje shëndetësore edhe të vendkalimit kufitar. Jam i kënaqur nga mjekët, specialistët dhe nga personeli në përgjithësi, nga motivimi i tyre për të bërë më shumë për pacientët dhe shëndetin publik në zonën në të cilën veprojnë. Më vjen mirë që mu në spitalin ku më parë kishin mungesë, për momentin kemi 12 specialistët ndërsa kushtet e përmirësuara në spital, pagat e rritura të mjekëve specialistë, besoj do të jenë motiv shtesë që ata të mbeten këtu në spital dhe të kujdesen për shëndetin e qytetarëve”, potencoi Filipçe dhe shtoi se heqja e kuotave për ilaçe pa recetë është një nga përfitimet kyçe të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë. Qytetarët kanë ilaçe në çdo kohë, në secilën periudhë nga muaji.

 

Spitali  ka kapacitet prej gjithsej 130 shtretër spitalor, Spitali në Gjevgjeli ka 233 të punësuar, 48 mjekë (31 specialistë, 5 mjekë dhe 12 në specializim, 2 stomatologë specialistë dhe 1 dentist, 132 staf mjekësor, 50 personel teknik dhe administrativ. Ky spital u shërben rreth 50.000 qytetarëve nga 4 komuna – Gjevgjeli, Bogdanci, Dojran dhe Vallandovë.