Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nikola Babovski dhe kryetari i komunës së Butelit, Vlladimir Smilevski, sot inspektuan punimet në ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në zonën industriale Vizbeg.
Në deklaratën për mediet, Kryeministri Spasovski theksoi se qasja e ndershme, e sinqertë, mikpritëse dhe e përgjegjshme jep rezultate.
“Këtu, në zonën industriale “Vizbeg” të komunës së Butelit, sot njoftojmë se punimet e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit dhe zhvillohen me ritëm të përshpejtuar, që paralajmëron se mund të përfundojë më herët se afati i paraparë. Ky projekt që është ndihmuar nga pushteti qendror punohej në dy faza. Faza e parë u ndërtua në 7,3 kilometra gjatësi e rrjetit të ujësjellësit, i cili së shpejti do të lëshohet, ndërsa në rrjedhë janë punimet ndërtimore për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në gjatësi prej 5,2 kilometra me dy krahë, me vlerë prej 147 milionë denarë. Zona industriale “Vizbeg në komunën e Butelit deri më tani ka funksionuar pa infrastrukturë komunale. Për zhvillimin e saj më të madh ishte i nevojshëm instalimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit”, theksoi kryeministri Spasovski.
Ai theksoi se prioritete kryesore të Qeverisë janë ballafaqimi me virusin korona dhe organizimi i zgjedhjeve demokratike, të drejta dhe gjithëpërfshirëse dhe se Qeveria është vazhdimisht në terren për të inspektuar përparimin e shumë projekteve infrastrukturore, për të inkurajuar realizuesit e këtyre projekteve kapitale në tërë vendin dhe për të ruajtur ritmin e realizimit edhe në këto rrethana të jashtëzakonshme.
“Për tre vite kemi bërë kthesë për më mirë. Treguam që dimë dhe mund të punojmë me ndershmëri, me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve. Siç thashë, bashkëpunimi i Qeverisë me komunën e Butelit udhëhiqet nga interesat e qytetarëve. Prioritet e tyre të menjëhershme dhe të rëndësishme janë edhe prioritete të Qeverisë dhe të komunës. Realizohen edhe punimet në autostradën nga kalimi kufitar Bllacë deri në Shkup, si zgjidhje jashtëzakonisht e rëndësishme infrastrukturore për zonën industriale “Vizbeg”. Këto projekte janë rezultat i një transferimi që bëri Qeveria nga viti 2017. Koalicioni me komunitetin afarist dhe qytetarët i vendosën prioritet e tyre në vend të parë për shkak se kanë ardhur prej tyre dhe janë rezultat si përfitime që do të kthejnë paratë nga taksat e qytetarëve dhe kompanive në projekte që do të inkurajojnë standardin e tyre dhe progresin e tyre ekonomik”, theksoi kryeministri Spasovski.
Ai theksoi se bëhen ndërtime edhe në akse të tjera rrugore në komunë dhe se punohet paralelisht në shumë projekte tjera.
“Filloi ndërtimi i rrugës prej fshatit Butel deri te fshati Luboten, e cila do të jetë e gjatë 6 kilometra dhe do të zgjerohet edhe për një metër. Qeveria për këtë projekt ndau më shumë se 11 milion denarë nëpërmjet projektit për mbështetjen e zhvillimit rural dhe 12 milion denarë mjete nga buxheti i komunës Butel. Rikonstruktimi i fundit i rrugës është bërë në vitin 1991 me vetë kontribut të banorëve të fshatit Luboten. Për shkak të infrastrukturës së keqe bujqit e kësaj komune kanë vështirësi në prodhim për shkak të qasjes së vështirë të mekanizimit, por edhe për plasman të prodhimeve të tyre për shkak të qasjes së vështirë deri në qytet. Me rikonstruktimin dhe zgjerimin e rrugës do të mbulohet afërsisht 5.000 banorë. Këtu përfshihen banorët e Lubotenit, Rruga e Lubotenit, Lubancit, lagja Hot-Hot dhe rajoni atraktiv mbi Luboten – Bashinec për të cilin për momentin ka investitor të interesuar, si nga vendi ashtu edhe nga jashtë. Për momentin ndërtohen ndërtesa sociale në komunën e Shkupit – Butel me numër të madh të banesave. Afërsisht 312 banesa për qytetarët tonë në rrezik social”, theksoi kryeministri Spasovski.
Ai rikujtoi se në Butel në periudhën e ardhshme është i paraparë gazifikimi i lagjeve Butel 1 dhe Butel 2, ndërtimi i stacionit policor dhe ndërtimi i stacionit të zjarrfikësve.
“Buteli para një muaji fitoi bulevard të ri dhe modern – bulevardi “Hristijan Todorovski Karposh”, kurse në fazë të përfundimit është rikonstruktimi i bulevardit “Bosna dhe Hercegovina” me të cilën do të bashkohet bulevardi “Slovenija”, “Bosna dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski Karposh”, në një rrjet modern të komunikacionit. Të rikujtojmë, rruga e dikurshme “Bosna dhe Hercegovina” është e ndërtuar para 40 vjet, që atëherë asfalti nuk është ndryshuar, kurse rruga ishte vetëm 7 metro e gjerë. U obliguam se mundemi edhe më mirë kur atë e bëjmë në komunikim të drejtpërdrejtë dhe së bashku me komunat sepse ato i dinë nevojat, kurse së bashku me ato i kemi zgjidhjet me rëndësi të madhe për momentin aktual dhe për ardhmërinë e qytetarëve dhe të biznesmenëve.
Në fund ai theksoi potencoi se është baza për zhvillimin e ri ekonomia maqedonase që sjell stabilitet dhe një shans për të gjithë, bazuar në teknologji të reja, qëndrueshmëri dhe kapital njerëzor, një model që do të mbrojë punët e qytetarëve, do të gjenerojë paga më të larta dhe punë më të mira.
Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski gjatë fjalimit potencoi se aktivitetet në terren tregojnë se me përgjegjësi po realizohet gjithçka që është premtuar para qytetarëve dhe kompanitë.
“Premtuam rregullim infrastrukturor në zonën industriale Vizbeg me qëllim të mundësojmë kushte më të mira për punën në zonë, mundësi për investime të reja dhe zhvillim të ekonomisë. Ky ishte kërkimi kyç o ekonomive të cilët punojnë në zonë, shumë vite kanalizim dhe ujësjellës ishte vetëm mendim në letër.
Kjo Qeveri qëndroi fuqishëm mbi kërkesat e investitorëve dhe ngadalë e zgjidhim edhe këtë çështje. Në fazën përfundimtare është ndërtimi i ujësjellësit në gjatësi prej 7 kilometra, investim në vlerë prej 1,6 milionë euro, ndërsa për momentin me tempo të fuqishme punojmë edhe në ndërtimin e rrjetit për kanalizim që mund të them se njëri krah është në fazën përfundimtare, ashtu do të përfundojmë shumë më herët nga afati që është dhënë për projektin. Edhe për këtë projekt investuam 2,4 milionë euro ose 4 milionë euro vetëm në rrjet komunal. Dua të theksoj se në kuadër të projektit për rrugë lokale, për Komunën e Butelit siguruam 690 mijë euro për sanimin e rrugëve në komunë”, theksoi ministri Sugareski.
Ai theksoi se vetëm me punë të përkushtuar dhe investime vetëm për avancim të infrastrukturës së tërësishme në vend mund të presim zhvillim ekonomik, investime vendore dhe të huaja dhe rritje ekonomike në vend dhe premtoi se do të vazhdojnë edhe më tutje të punojnë për ekonomi më të fuqishme dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.
Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikolla Babovski në deklaratën e tij theksoi se Komuna e Butelit, nëpërmjet Programit për zhvillim rural, ndërsa me fonde nga Buxheti, janë investuar 11 milionë denarë për zgjerimin dhe rikonstruimit e rrugës rajonale nga Buteli deri në f. Ljuboten, se për herë të parë pas 20 vite, banorët e Ljubotenit, fituan rrugë tërësisht të zgjeruar dhe t[ rinovuar, me të cilën qytetarët të cilët jetojnë në Rashtak, Ljuboten dhe Butel është mundësuar infrastrukturë me e sigurt rrugore.
"Ne kemi treguar se ne i dimë dhe mund t'i kthejmë paratë nga taksat e qytetarëve përsëri te qytetarët, në projekte që janë të rëndësishme dhe të nevojshme për ta." Në 80 komuna, ne jemi duke implementuar rreth 200 projekte, me një vlerë totale prej 38 milion euro. Projektet u vunë në dukje nga qytetarët dhe komunat si nevojë e domosdoshme. "Kjo qeveri ka treguar se mund të zhvillojë tërë vendin në mënyrë të barabartë dhe rajonale, jo vetëm metropolin," tha drejtori Babovski.
Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski, tha në deklaratën e tij se strategjia afatgjatë për ndërtimin e infrastrukturës që do të mbetet për gjeneratat e ardhshme po implementohet me sukses dhe se edhe në rrethana të jashtëzakonshme në Komunën e Butelit po bëhet punë intensive.
“Zona industriale “Vizbeg” në Komunën e Butelit deri më tani funksionoi pa infrastrukturë komunale. Për zhvillimin e saj më të madh, nevojitej që të vendoset rrjet kanalizimi ujësjellës. Ky projekt i madh është ndihmuar nga qeveria qendrore dhe u punua në dy faza. Faza e parë ishte ndërtimi i 7,3 kilometra gjatësi të rrjetit ujësjellës. Ndërsa në fazë përfundimtare janë punët ndërtimore për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit. Me këtë që do të mundësojmë më shumë kushte për punën e kompanive ekzistuese, por do të krijojmë kushte që të tërheqim sa më shumë investime vendore dhe të jashtme në Komunën e Buteli”, potencoi kryetari i Komunës, Smilevski.