Spasovski nga Gazi Baba: Për tre vite ndërtuam më shumë se 300 kilometra kanalizim atmosferik në të gjitha komunat në vend, Jurumleri është vendbanimi i vetëm në vendin tonë dhe në rajon që u bë me rrjet inovativ për kanalizim fekal me vakum

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot realizoi vizitë pune në Komunën e Gazi Babës dhe inspektoi punët e kanalizimit fekale në Trubarevë dhe punët ndërtimore në ndërtimin e kanalizimit me vakum në Jurumleri.

Në deklaratën për media, Kryeministri Spasovski theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë me sukses po e zbaton strategjinë afatgjate për ndërtimin e infrastrukturës që do të mbetet për gjeneratat e ardhshme edhe në rrethana të jashtëzakonshme.

“Kriza e shkaktuar nga pandemia nuk i ndaloi investimet kapitale. Përkundrazi, projektet kapitale vazhduan me ndërtim edhe atë me dinamikë të përshpejtuar. Ndërtojmë infrastrukturë për të gjithë, në rrethana të jashtëzakonshme, duke respektuar masat e mbrojtjes. Kjo është normale e re, në këtë mënyrë ndihmojmë ekonominë në periudhë shumë të rëndësishme. Për tre vite ndërtuam më shumë se 300 kilometra kanalizim atmosferik në të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Kryeministri Spasovski.

Ai sqaroi se në Trubarevë, së bashku me Komunën e cila investoi 80 milionë denarë, është vendosur në funksion kanalizimi fekal edhe pas 17 viteve qytetarëve u është siguruar kyçje drejt rrjetit primar.

“Gjatësia e përgjithshme e rrjetit është 13 kilometra, me tre stacione të reja për pompim, njëri stacion do të ndërtohet në lagjen Çukur. Janë ndërtuar 400 puseta  për kyçje në rrjetin primar. I lidhëm anën e majtë dhe të djathtë të Trubarevës në një linjë kolektori që çon drejt vendbanimit Goce Dellçev, e cila më parë as që ishte e lidhur. Me këto projekte kapitale punojmë drejtpërdrejt për zgjidhjen e problemeve shumëvjeçare që këto vendbanime i patën, duke u siguruar rrjet fekal. Vendbanimi Jurumleri është i vetmi vendbanim në vend dhe rajon i cili përfundimisht u bë me rrjet inovativ për kanalizim fekal me vakum. Ky është projekt i ndërlikuar sepse vetë vendndodhja e këtij vendbanimi dhe ujërat nëntokësorë janë për ndërtimin e një sistemi të veçantë të kanalizimeve me vakum. Projekti për realizimin e stacionit me vakum u realizua me fondet e komunës, Bankës Botërore dhe Qeverisë. Janë ndërtuar edhe 3.100 metra rrjet primar dhe janë vendosur 68 puseta primare”, e sqaroi projektin Kryeministri Spasovski.

Ai precizoi se në mënyrë shtesë me fonde nga Banka Botërore, në vlerë prej 72 milionë denarë, po ndërtohet stacion i ri për spastrimin e ujërave te lumi Vardar, si faza e dytë e projektit dhe me fazën e tretë do të rrumbullakohet ky projekt i madh kapital në tërë territorin e vendbanimit Jurumleri.

“Me këtë projekt gropat bëhen e kaluar. Zgjidhim edhe një problem të madh i cili me vite i mundonte banorët e këtij vendbanimi. Ajo që është për t’u përshëndetur është se gjatë ndërtimit të këtij projekti të madh, komuna nuk ka kërkuar vetë-kontribut në qindra euro nga qytetarët, siç ka qenë praktikë në të kaluarën. Shpenzimi i vetëm i qytetarëve është kyçja nga shtëpia e tyre deri në linjën primare”, tha Kryeministri Spasovski.

Ai potencoi se projektet nuk përfundojnë këtu dhe sqaroi se paralelisht me këto vendbanime punohet edhe në ndërtimin e rrjetit ujësjellës në Rashtak dhe Bullaçan, ndërtimi i linjave ujësjellëse në Çento dhe Stajkovc dhe paralajmëroi fillim të shpejtë të rrjetit fekale në Smillkovc.

“Projekte po punohen edhe për vendbanimet Creshevë dhe Straçinc, ku planifikohet ndërtimi i rrjetit fekale. Investojmë në punët më të nevojshme për shtet bashkëkohor – infrastruktura. Investojmë në ardhmërinë dhe në vetë-qëndrueshmërinë. Ndërtojmë që të na zhvillohen në mënyrë të barabartë të gjitha vendbanimet periferike. Që lumenjtë që i ushqejnë fushat, për prodhime bujqësore të shijshme maqedonase dhe ushqim. I pastrojmë ujërat që ushqejnë fushat tona pjellore bujqësore. Investuam në sistemin e kolektorëve në Ohër, që të ruajmë liqenin e çmuar të Ohrit. Investojmë në ndërtimin e deponive rajonale për mbeturina. Ta pastrojmë tokën nga mbeturinat. Kjo është qasje serioze, e ndershme dhe e përgjegjshme. Ndërtojmë për gjeneratat e tashme dhe të ardhshme”, theksoi Kryeministri Spasovski.

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, potencoi se para dy vite e gjysmë trashëguam vendbanime që nuk kishin ujë të pastër të pijshëm ose rrjet kanalizimi dhe me punë të përkushtuar dhe mbështetje nga Qeveria arritëm të fillonim zgjidhjen e këtyre problemeve dekada të vjetra që i mundonin qytetarët.

“Sot, pas 17 vjetësh, kemi vënë në funksion sistemin e kanalizimeve fekale në Trubarevë. Nga gjithsej 13 kilometra të rrjetit të projektuar të rrjetit fekal, 10 rrjete parësore dhe sekondare fekale janë ndërtuar deri më tani. Ne kemi ndërtuar 3 stacione të reja pompimi, dhe një tjetër do të ndërtohet në lagjen Çukur. Ndërtuam 400 puse të reja për të lidhur amvisëritë me rrjetin parësor. Këtë vit, me buxhetin, kemi siguruar 8 milion denarë për ndërtimin e një rrjeti fekal me 8  krahë në një gjatësi prej 1,285 metrash”, theksoi Georgievski.

Georgievski sqaroi se është mbaruar edhe një gërmim i madh u krye nën hekurudhë, i cili siguroi kushte për ndërtimin e kanalizimeve fekale në vendbanimin Goce Dellçev.
 

“Në Jurumpleri përsëri e punojmë ndërtimin e rrjetit për kanalizim me vakum, që është e vetmja në vendin tonë dhe në rajon. Këtë projekt e  realizuam në disa faza me fonde të komunës, Bankës Botërore dhe Qeverisë. Deri tani u realizua faza e parë e projektit, gjegjësisht është ndërtuar stacioni vakum, është ndërtuar 3.100 metra rrjet primar dhe janë vendosur 68 puse primare në vlerë prej 30.500.000 denarë fonde të komunës. Tani më po punohet në fazën e dytë të projektit që e punojmë me fonde nga Banka Botërore në vlerë prej 72 milionë denarë. Kjo fazë parashikon ndërtimin e stacionit për spastrimin e ujërave te lumi Vardar, si dhe rrjet primar deri në stacionin për vakum dhe rrjet primar në lagjen Dunak. Faza e tretë e përfshin pjesën e mbetur qendrore të vendbanimit Jurumleri, me të cilën i gjithë vendbanimi do të fitojë rrjet kanalizimi funksional, ndërsa gropat mbeten në të kaluarën. Ndërtimi i rrjetit për kanalizim me vakum është projekt i ndërlikuar. Të gjitha puset me vakum u përpunuan me dorë dhe kërkojnë një periudhë të gjatë për t’u realizuar, për të cilën kërkoj mirëkuptim nga qytetarët”, theksoi Georgievski.

Ai fuqishëm theksoi se Komuna e Gazi Babës nuk ndalet këtu.

“Është obligim i yni që ti zgjidhim të gjitha çështjet infrastrukturore të qytetarëve, të cilat i mundojnë me vite. Paralelisht me këto projekte punojmë edhe në ndërtimin e rrjetit për ujësjellës në Rashtak dhe Bullaçan. Shpejtë fillon ndërtimi i rrjetit fekal në Smillkovc, ndërsa në fazë përfundimtare janë edhe projektet për kanalizim fekal në Creshevë dhe Straçinc. Prandaj jam falënderues ndaj Qeverisë që nuk e harroi Komunën e Gazi Babës dhe jep mbështetje në realizimin e këtyre projekteve që janë në interes të drejtpërdrejtë për qytetarët”, theksoi Georgievski.