Kryeministri Spasovski: Sot qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut krenohen edhe me një arritje të rëndësishme, në vitin kur u bëmë anëtare e NATO-s, po bëhemi edhe vend nikoqir i Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG)

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot mori pjesë në hapjen solemne të komandës së SEEBRIG dhe 21 vjetorin e formimit të SEEBRIG, në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë.

Në urimin me këtë rast, Kryeministri Spasovski theksoi se sot qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut krenohen edhe me një arritje të rëndësishme, në vitin kur u bëmë anëtare e NATO-s dhe vend nikoqir i Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG).

““Prej sot është aktiv komanda e Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG) në hapësirat e kazermës në Kumanovë ku është edhe komanda e operacioneve për armatën tonë. Të gjitha përgatitjet janë bërë në kohë dhe kanë përfunduar sipas standardeve më të larta të NATO-s dhe me këtë janë krijuar kushte për 50 oficerë të lartë të shteteve anëtare të NATO-s dhe iniciativës SEEBRIG ku 10 oficerë janë nga armata jonë, ndërsa t’i plotësojnë detyrat e tyre operative”, potencoi Kryeministri Spasovski.

Kryeministri Spasovski sqaroi se Brigada e Evropës Juglindore është formuar në vitin 1999, në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim rajonal në fushën e mbrojtjes e njohur si marrëveshja për Forca multinacionale paqësore të Evropës Juglindore (FMPEJL) të cilën në vitin 1998 në Shkup e nënshkruan ministrat e mbrojtjes të Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë, Italisë, Maqedonisë së Veriut, Rumanisë dhe Turqisë. Sipas Marrëveshjes për formimin e brigadës, lokacioni i Komandës së SEERBRIG është në bazë rotacioni, ndërsa nikoqirët e saj deri më tani ishin: Pllovdivi, Konstanca, Stambolli dhe Larisa.

“Me komandën e SEEBRIG në Kumanovë, RMV fiton mirënjohje në plotësimin me përkushtim dhe vendosmëri të standardeve të NATO-s dhe kontributin në ndërtimin e paqes botërore dhe luftën kundër terrorizmit me pjesëmarrjen e më shumë se 4000 pjesëtarëve të ARMV-së të cilët kanë qenë pjesë e misioneve ndërkombëtare”, përmendi pjesë të arritjeve Kryeministri Spasovski.

Zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, gjatë fjalimit të saj theksoi se kemi arsye të dyfishtë për t’u ndje krenarë, e para është fakti se Republika e Maqedonisë së Veriut është në të vertetë vendlindja e SEEBRIG, ndërsa arsyja e dytë është rastësia se kur bëhemi vend nikoqir i SEEBRIG është viti i njëjtë kur u bëmë anëtare e NATO-s.

“Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për ne. E thekson përgjegjësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rritjen e ndikimit të saj si faktor relevant në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Jo vetëm përmes pjesëmarrjes së SEEBRIG, por edhe nëpërmjet zgjerimit të pjesëmarrjes sonë në misionet ndërkombëtare të NATO-s dhe kontribut në misionin e KFOR-it”, theksoi ministrja Shekerinska.

Në ceremoninë solemne mbajti fjalim edhe kryesuesi i procesit të SEDM-së, Petro Koçi dhe më pas vijoi v ceremoni për pranim-dorëzimin e detyrës së komandantit të brigadës mes komandantit të deritanishëm, gjenerali i brigadës Tudorika Petraçe dhe gjeneralit të brigadës, Aristedeis Iliopulos, si dhe hapje solemne të objektit të rinovuar dhe të pajisur në kazermë e cila do të jetë selia e shtabit të brigadës në periudhën e vitit 2020-2026.

Ceremonia solemne realizohet në përputhje me protokollin e Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Ngjitëse dhe Parandalim të Përhapjes së COVID-19 dhe morën pjesë edhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ambasadorë, atashe ushtarake të vendeve pjesëmarrëse në brigadë, udhëheqësia e armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ish pjesëmarrësit e brigadës dhe kryetari i Kumanovës.