Takim i kryeministrit Zaev me ambasadorin italian Romeo:Mbështetje e fuqishme për progres në euro-integrime

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevi u takua me Karlo Romeon, ambasador i Italisë në shtetin tonë.

Në takim është riafirmuar mbështetja nga kryeministri italian Xhuzepe Konte dhe nga Republika e Italisë për hapat e mëtejshme të fundit në aspiratat evropiane të vendit, pas anëtarësimit në NATO. Eshtë theksuar se Italia është partner i sinqertë i Maqedonisë së Veriut dhe midis miqve më të sinqertë të shtetit tonë dhe jep mbështetje të fuqishme për progresin e vendit.

Kryeministri Zaev, i ka shprehur falënderim kryeministrit Konte, Republikës së Italisë dhe ambasadorit Romeo, gjatë mandatit të tij katërvjeçar, kanë ndodhur ngjarje historike për vendin tonë, përparim demokratik dhe progresi në perspektivat euro-atlantike.

“Si Qeveri, plotësisht jemi të përkushtuar në rrugën euro-atlantike dhe parashikueshmëri dhe stabilitet për qytetarët dhe për shtetin në mandat të plotë”, ka thënë kryeministri Zaev.

Në takim është konstatuar se ekzistojnë mundësi për progres edhe më të madh të marrëdhënieve dypalëshe midis të dyja shteteve në planin e tregtisë, kulturës, energjetikës dhe infrastrukturës. Është shprehur angazhim i përbashkët ndaj mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të ekonomisë në periudhën që vjen, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në bashkëpunimin aktiv ndërshtetëror.