Kryeministri Zaev më 15 dhe 16 shtator do të realizojë vizitë pune në Greqi ku do të marrë pjesë në organizatën "Ekonomist" dhe do të ketë takime me Kryeministrin Micotakis dhe Presidenten Sakellaropullu

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, prej më 15 deri më 16 shtator do të realizojë vizitë pune në Republikën e Greqisë, i shoqëruar nga delegacioni qeveritar në kuadër të së cilës do të jenë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zaev, në kuadër të vizitës dyditore  në Greqi, do të merr pjesë në “Tavolinën e 24-të e rrumbullakët me Qeverinë greke” organizuar nga magazina prestigjioze “Ekonomist”.

Në tavolinën e rrumbullakët të “Ekonomist”, në të cilën këtë vit dominojnë temat për ballafaqim  me pandeminë me COVID-19 dhe nevojën për politika të reja shëndetësore, leksione nga menaxhimi me krizën globale shëndetësore dhe ndikimi i ekonomisë globale dhe evropiane, Kryeministri Zaev do të mbajë fjalim në panel-diskutimin kushtuar Ballkanin Perëndimor.

Bashkë me të, në këtë panel, kushtuar çështjeve për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe reformave që duhet të zbatohen, si dhe për tregti dhe investimet, do të diskutohen edhe reformat e ish presidentëve të Malit të Zi dhe Serbisë, Filip Vujanoviq dhe Boris Tadiq, ish Kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zllatko Lagumxhija, si dhe ish ministrja e Punëve të Jashtme e Greqisë dhe deputetja aktuale nga partia Demokracia e Re, Dora Bakojani.

Midis pjesëmarrësve në konferencën dyditore janë edhe Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, ministra nga Qeveria greke, mes të cilëve, për Punë të Jashtme, Shëndetësi, Mbrojtje, Investime, ish Presidenti i Francës, Fransoa Olland, shefi i diplomacisë së Qipros, ambasadori i SHBA-së në Greqi dhe të tjerë.
 
Në agjendën e vizitës së punës dyditore në Athinë të Kryeministrit Zaev, më 16 shtator është paraparë drekë punë me Kryeministrin e Greqisë, Kirjakos Micotakis, të cilit i paraprinë takimi me Presidenten e Republikës së Greqisë, Katerina Sakellaropullu.

Kryeministri Zaev do të ketë më shumë takime me biznesmenë në konferencën e “Ekonomist”, si dhe me përfaqësues të komunitetit grek të biznesit.

Zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryetari i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, gjatë kësaj vizite dyditore në Athinë do të realizojnë takime me kolegët e tyre dhe anëtarë të tjerë të Qeverisë së Greqisë, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani  do të realizojë takim pune me homologun e tij grek, shefin e diplomacisë greke, Nikos Dendijas, si takim i parë zyrtar pas emërimit të tij në funksionin e ri.