Kryeministri Zaev me rastin e dërgimit të kontingjentit të parë të Armatës së RMV-së në misionin e KFOR në Kosovë: Ky mision, ka rëndësi të veçantë për Armatën tonë për shkak se për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejt merr pjesë në misionin “KFOR”

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot mbajti fjalim në ceremoninë me rastin e dërgimit të kontingjentit të parë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e KFOR në Kosovë.

Fjalimin e Kryeministrit Zaev ua përcjellim në tërësi.

“Më paraqet nder i veçantë që më është dhënë mundësia që të mbaj fjalim në këtë ceremoni me rastin e dërgimit të kontingjentit të parë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin KFOR në Kosovë.

Armata jonë edhe deri më tani, ka marr pjesë në misionin “KFOR” me anë të sigurimit të mbështetjes logjistike për NATO me an të të qendrës koordinative për mbështetje të vendit nikoqir, i cili ka kryer koordinim të forcave të KFOR-it gjatë procedurave doganore dhe kufitare të transportit, duke përfshirë edhe nevoja të tjera të KFOR-it nga fusha e sigurimit logjistik.

Ky mision, ka rëndësi të veçantë për Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak se për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejt merr pjesë në misionin “KFOR” si vend i 30-të anëtarë i NATO-s, si armatë  që është anëtare e barabartë dhe pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake-e sigurisë në botë.

Para dërgimit në këtë mision pjesëtarët e kontingjentit të parë të Armatës që shkon të kryej detyra në misionin e KFOR në Kosovë, ka kaluar në procesin e nevojshëm të trajnimit,përgatitjes dhe selektimit ku bënë stërvitje për kryerjen e detyrave të cilat i presin gjtë kohës së misionit.

Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sinonim i rojes së sovranitetit dhe shtetësisë maqedonase, ka dëshmuar gatishmërinë, ndërveprimin dhe aftësinë e saj për të kryer detyrat më të vështira në pjesëmarrjen e saj 18-vjeçare në misionet ISAF dhe “Mbështetje të Vendosur” në Afganistan dhe në misionet "Liria për Irakun", "Altea" në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe “Unifil "në Liban.

Deri më tani, dhe ende si një anëtare e NATO-s, Maqedonia Veriore dhe Armata e saj solemnisht marrin përsipër detyrimin për të dhënë vazhdimisht kontributin tonë në sfidat e sigurisë me të cilat përballet NATO.

Së bashku jemi më të fortë.

Të nderuar,

Maqedonia Veriore është plotësisht e përkushtuar ndaj përgjegjësive të saj si një anëtare e re e NATO-s, përfshirë këtu edhe ndarjen e barrës dhe kontribuon si një aleat i denjë. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi në operacionet dhe misionet e NATO-s dhe t'i përshtatemi përparësive të sigurisë.

Përkundër sfidave për ekonominë për shkak të pandemisë, ne mbetemi të qëndrueshëm në përmbushjen e detyrimit për të rritur buxhetin e mbrojtjes me 0.2% dhe për të arritur 2% të PBB-së deri në vitin 2024.

Një pjesë e rëndësishme e kësaj ndarrje, rreth 50%, janë për përmirësimin e standardit të profesionistëve të Armatës, 30% sigurohen për trajnime dhe trajnime më të mira, dhe rreth 20% janë destinuar për modernizimin e Armatës.

Me këtë do ti forcojmë  kapacitet dhe aftësitë e ushtrisë sonë duke përmirësuar standardet profesionale të anëtarëve të saj, dhe kështu do të rrisim kontributin tonë në ndërveprimin me aleatët e tjerë të NATO-s.

Të nderuar,

Ne i përkasim një rajoni që ende përballet me sfida të ndryshme dhe kjo është arsyeja pse jemi të bindur se ka nevojë për një perspektivë të qartë në NATO dhe BE.

Ballkani Perëndimor nuk është një ishull i izoluar. Ai është i pandarë dhe i lidhur  me vlerat e Evropës Perëndimore dhe transatlantike.

Maqedonia Veriore do të vazhdojë të jetë një nxitës i fortë i bashkëpunimit rajonal politik dhe mbrojtjes dhe dialogut, duke strukturuar aktivitetet dhe iniciativat rajonale.

Si kurrë më parë, rajoni ynë është në gjendje të përdorë një platformë të tillë që prodhon efektin e një lidhjeje bazuar në vullnetin e përbashkët për të aspiruar për integrimin Euro-Atlantik.

Kjo pjesëmarrje e Armatës së Maqedonisë Veriore në Misionin KFOR është kontributi ynë në atë drejtim.

Të nderuar oficerë dhe ushtarë të kontigjentit të parë të Armatës  së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e KFOR-it në Kosovë, ju uroj përfundimin me sukses të detyrave tuaja me aleatët tanë.

Unë jam i bindur që ju do të vazhdoni traditën e suksesit të të gjitha misioneve tona deri më tani."