Sot u mbajt mbledhja konstitutive e Komitetit të bujqësisë, sigurisë së ushqimit, veterinarisë dhe politikës fitosanitare me të cilën udhëheq Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Kryeministri Zaev theksoi se ky trup qeveritar është në funksion të tërësishëm për krijimin e zgjidhjeve sistematike për zbatimin e praktikave pozitive evropiane, të cilat do të kontribuojnë për ambient të parashikueshëm dhe të volitshëm të punës për bujqësi të qëndrueshme dhe produktive.
Në mbledhjen e Komitetit u hapën më shumë tema nga sektori i bujqësisë, për të cilat u prezantuar masa dhe aktivitete të ardhshme. Në fokus të diskutimit ishte mënyra dhe procedurat për shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore, që është e një rëndësie të veçantë për bujqit. Blerja e tokës do të thotë mundësi për investime të reja dhe prodhimtari, që do të ndikojë në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë së përgjithshme.
Në këtë mbledhje një prej pikave ishte edhe vendosja e konceptit për zhvillimin e sigurimit bujqësor,për të cilin në përputhje me praktikat evropiane do të kontribuohet për rritjen e përqindjes për sigurim bujqësor, që është e një rëndësie të madhe në kushte kur ka dëme.
Gjithashtu u diskutua për ridizajnimin e Sistemit të Integruar të Kontrollit Administrativ (SIKA), me qëllim zbatimin e politikave efektive për implementimin dhe monitorimin e pagesave të drejtpërdrejta dhe masave të zhvillimit rural.
Nga ana e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari u prezantua informacioni për parandalimin e rreziqeve eventuale nga ethet afrikane të derrit dhe gjuha blu, gjë që ndikon në zvogëlimin e fondit të bagëtive.
Në mbledhjen e Komitetit morën pjesë edhe zëvendësministri i ngarkuar për çështj ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, ministrat e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Shëndetësisë, të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Financave, Punës dhe Politikës Sociale, zëvendësministri dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe drejtorët nga Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Agjencisë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë, Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë, Drejtoria Fitosanitare, NP Pyjet e Maqedonisë, NP për Ekonomizim me Kullotat dhe SHA Ekonomisë së Ujërave.
U konkludua se në vazhdimësi do të ndiqen trendet botërore në bujqësi dhe në përputhje me atë do të krijohen masa kompetente për avancimin e bujqësisë vendore.