Konferencë për shtyp e zëdhënësit Arsovski: Vendimet e sjella dhe konkluzionet lidhur me masat për mbrojtje nga COVID-19 dhe më shumë zgjedhje kadrovike

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski, sot e mbajti konferencën e rregullt për shtyp në të cilën informoi për konkluzionet, vendimet dhe informacionet të cilat u shqyrtuan dhe u pranuan në mbledhjen e 16-të të Qeverisë, mes të cilave:

-Informacionin për implementimin e Marrëveshjes Kornizë për furnizim publik të ilaçit “Veklury (remdesivir)“, i pranuar në terapinë për COVID-19, me procedurë për furnizim përmes Marrëveshjes për furnizime të përbashkëta të arritur me Komisionin Evropian dhe sigurimin e mjeteve financiare dhe solli përfundim që ta ngarkojë ministrin e Shëndetësisë të nënshkruajë dhe ta zbatojë Marrëveshjen e posaçme për furnizim publik të ilaçit „Veklury (remdesivir)“, në përputhje të obligimeve të marra nga Marrëveshja Kornizë për furnizim publik të ilaçit Veklury (remdesivir)”, ndarë me procedurë përmes Marrëveshjes për furnizime të përbashkëta të arritur me Komisionin Evropian. Qeveria ngarkoi Ministrinë e Financave të sigurojë në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2020, 13.500.000,00 denarë shtesë, për të paguar ilaçin „Veklury (remdesivir)“ për muajin tetor, derisa mjetet e tjera në shumë prej 67.500.000,00 denarë, për pagesë pas dorëzimit  të  njëpasnjëshëm të kësaj ilaçi  për një periudhë prej 5 muajve, të parashikohen dhe të sigurohen nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021.

- Informacionin e Ministrisë së Shoqërisë së Informatikës dhe Administratës për procedurën para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së  Veriut pas iniciativës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 143 të Ligjit për shërbime  të mediave audio dhe audiovizuele, i cili rregullon të drejtat autoriale të programeve  që i ritransmetojnë operatorët kabllorë. Sipas informacionit të Ministrisë së Shoqërisë së Informatikës dhe Administratës në pritje është vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për të cilën do të veprojë në përputhje me mendimin e gjykatës.
 

-U soll Vendim Vendim për uljen e detyrimeve të importit - tarifat doganore për produkte të caktuara (përbërës) të nevojshëm për prodhimin e produkteve të avancuara teknologjike. Me këtë Vendim u pranua që detyrimet e importit - tarifat doganore për produkte të caktuara (përbërës) të nevojshëm për prodhimin e produkteve të avancuara teknologjike në një periudhë prej një viti të ulen  në nivelin e tarifave doganore të cilat zbatohen gjatë importit të këtyre produkteve në vendet anëtare të Bashkimit Evropian,  në mënyrë që të rritet konkurrenca e eksportit të industrisë vendase që prodhon produkte të avancuara teknologjike.
 

Zëdhënësi Arsovski informoi edhe për zgjidhjet kadrovike të cilat Qeveria i solli në mbledhjen e 16-të, me propozim të Komisionit për Emërim edhe atë: Bajram Rexhepi si anëtar të Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare për kryerjen e veprimtarive të energjive -  Burimeve nacionale të energjisë në Shkup në pronësi të shtetit. Me një vendim të Qeverisë, Faruk Omeri u shkarkua sot nga detyra, Drejtori i Zyrës së të Ardhurave Publike, dhe me një vendim tjetër Sanja Lukarevska u emërua ushtrues detyre, drejtoresh e  Drejtorisë së  Zyrës së të Ardhurave Publike. Sot, Qeveria emëroi Monika Jovanova, anëtare e Bordit menaxhues të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FITR), për Kryetare të BМ-së të FITR me një propozim për Bordin Menaxhues. Në këtë mbeldhje Qeveria e emëroi  Fatmir Arifin për u.d. drejtor në Inspektoratin shtetëror të ndërtimtarisë dhe urbanizimit.
 

Zëdhënësi Arsovski njoftoi se Qeveria shprehu mospajtueshmëri  me Raportin përmbledhës për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore që prekën komunat: Vallandovë, Veles, Koçan, Probishtip dhe Sveti Nikole te Komisioni për vlerësimin dhe përcaktimin e shumës së dëmeve nga katastrofat natyrore dhe vendosi të shkarkojë anëtarët e Komisionit nga anëtarësia e tij për shkak të zgjidhjes joefikase dhe joadekuate të çështjeve thelbësore për qytetarët dhe mandatit të  Komisionit.

Anëtarët e rinj të Komisionit për vlerësimin dhe përcaktimin e shumës së dëmeve nga katastrofat natyrore do të emërohen në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Qeverisë, me detyrimin për të paraqitur një Raport Përmbledhës të rishikuar për dëmet nga katastrofat natyrore që prekin komunat: Vallandovë, Veles, Koçan, Probishtip dhe Sveti Nikole.

Në konferencën për shtyp, zëdhënësi i Qeverisë duke u përgjigjur në pyetjen për kërkesën e zjarrfikësve për shtesë financiare në pagën për rrezikshmëri në vendin e punës, tha se problemi në këtë sferë ka qenë i injoruar me vite dhe se kjo çështje e inicioji Ministrinë e Mbrojtjes.
 

“Këtë e konfirmon rritja e mjeteve të cilat nga Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ju shpërndanë komunave në vitin 2020, 51 milionë denarë më shumë në raport me vitin 2019. Në mbledhjen e katërt të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajtur më 14 shtator të vitit 2020, Qeveria e miratoi Informacionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe e pranoi Planin e veprimit për vendosjen  e parimit të decentralizimit funksional në mbrojtjen kundër zjarrit, me sjelljen e bllok dotacionit për çdo komunë, bazuar në numrin e banorëve, territorin dhe njësive territoriale ekzistuese kundër zjarrit”, tha Arsovski duke shtuar se në Planin e veprimit është planifikuar që të bëhen ndryshime dhe plotësime në Ligjin kundër zjarrit dhe në këtë krahas Ministrisë së Mbrojtjes do të përfshihen edhe Ministria e Financave, Ministria për Vetëqeverisje Lokale dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Në pyetjen se a planifikohen masa shtesë për uljen e ndotjes së ajrit, zëdhënësi Arsovski u përgjigj se Programi për uljen e ndotjes së ajrit, për të cilën për herë të parë u ndan mjete vazhdoi të zbatohet edhe në vitin 2020 dhe gati se po përfundon realizimi i saj. Ai nënvizoi se ajo përmban një sërë masash teknike për uljen e ndotjes nga ngrohja në amvisëri, transporti, industria, ndërtimtaria dhe mbeturina dhe njoftoi se:

“1. Në 28 objekte është ndërruar pajisja (sisteme jo-ekologjike për ngrohje në kopshte, shkolla fillore dhe të mesme, objekte shëndetësore dhe objekte administrative) me mjete prej 37,4 milionë denarë;

2. Me mjete prej 36,7 milionë denarë, në 28 objekte e rrisim efikasitetin energjetik përmes  zëvendësimin e zdrukthtarisë dhe rinovimi i fasadave dhe çative në objektet publike;

3. Vijon furnizimi publik i rinovimit në pjesën e gjelbërimit urban në komunat, në vlerë prej 5 milionë denarë;

4. Vijon përgatitja e furnizimit publik për pastrimin e oxhakëve, në vlerë prej 5 milionë denarë;

5. Ende vijon zbatimi i masës për ndërrimin e burimeve jo-ekologjike në amvisërime inverterë-klima shumë efikase. Masa zbatohet në Qytetin e Shkupit dhe komunat Tetovë, Manastir dhe Kërçovë. Vijojnë konkurset publike për ndarjen e vauçerëve në amvisëri në vlerë deri në 60.000 denarë. Qytetarët aplikojnë në komunat e tyre me dokumentet e nevojshme dhe me llogari nga inverteri të cilin e kanë blerë, por edhe me obligim për të kthyer shporetin me dru që të shfrytëzojnë inverter klimat. Një pjesë e madhe e komunave sollën praktikë të subvencionimit të qytetarëve për furnizimin e inverterëve për amvisëri, biçikleta, motorë elektrik, efikasitet energjetik dhe të ngjashme. Gjithashtu, pjesë e komunave filluan me përgatitjet për ndërtimin e rrjetit gazsjellës sekondar”.

Zëdhënësi Arsovski theksoi se edhe për vitin 2021 përsëri është projektuar Programi për uljen e ndotjes së ajrit dhe për zbatimin e tij janë paraparë 100 milionë denarë për objekte për komunat për ndryshimin e sistemeve jo-ekologjike për ngrohje, rritjen e efikasitetit energjetik, ripërtrirje në gjelbërimin urban. Zbatimi do të bëhet përmes Sekretariatit të Përgjithshëm, ndërsa po punohet për ndryshime në rregulloren ligjore edhe rritjen e gjobave për shkelje në ambientin jetësor, si dhe kontrolle të shpeshta inspektuese.

Në raport me çështjen për deklarata të caktuara provokuese nga individë të caktuar nga Bullgaria, zëdhënësi tha:”Nuk ka marrëveshje të re, nuk ka një Aneks të ri të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim me Bullgarinë. Në raport me gjuhën maqedonase,  ai është saktësisht i vendosur në këtë Marrëveshje dhe aty nuk ekzistojnë dilema. Në raport me historinë, ajo është puna e Komisionit për Çështje Historike, e cila këto ditë e intensifikon punën.”