Konferencë për shtyp e zëdhënësit të Qeverisë, Dushko Arsovski: Me rebalancin e Buxhetit qytetarët e vendit u bindën se kanë shtet që kujdeset për ta

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informoi për vendimet e miratuara në mbledhjen e 17-të të Qeverisë dhe në emër të Qeverisë e përshëndeti miratimin e rebalancit të Buxhetit për vitin 2020.

“Me këtë qytetarët e vendit u bindën se kanë shtet që kujdeset për ta, që është prioritet  kryesor i Qeverisë. Fondet janë ridrejtuar në trajtimin e krizës shëndetësore për të siguruar vaksina në kohë, ilaçe dhe për të forcuar kapacitetet shëndetësore, 470 milion euro janë ndarë për zbatimin e paketës së katërt të masave antikrizë për rimëkëmbjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë vendase dhe ruajtjen e fuqisë punëtore vendet. Janë siguruar 54 milionë denarë shpërblim për punonjësit shëndetësor të cilët janë në linjën e parë në ballafaqim me pandeminë. 70 milionë euro për subvencionimi  i pagave për 83.000 punëtorë për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. 6.000 denarë do të marrin 283.000 bashkëqytetarë tanë të cilët janë më së shumti të prekur nga kriza”, informoi Arsovski.

 

Ai në detaje informoi për vendimet e marra nga ana e Qeverisë, për masa të reja për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Masat kanë të bëjnë me shkurtimin e orarit të punës së objekteve hotelierike deri në orën 21:00, përveç për dërgim dhe shitje në sportel të ushqimit. Ky vendim vlen edhe për objektet hotelierike në pompat e benzinës, ndërsa përjashtohen objektet hotelierike në aeroportet TAV në Shkup dhe Ohër dhe restorantet e hotelit për mysafirët që janë akomoduar në hotele. Në mbledhje, u soll edhe vendimi për ndalesë për grupim të më shumë se katër personave në ambient të hapur pas orës 21:00. Qeveria sot miratoi një rekomandim për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj në territorin e Maqedonisë  së Veriut, që pas orës 21:00 të mos lëvizin në hapësirë publike, nëse nuk kanë nevoja të rëndësishme dhe të domosdoshme.
Qeveria gjithashtu rekomandoi që qytetarët të mos grupohen në shtëpi për festime familjare, festa ose mbledhje të tjera në grupe me më shumë se katër persona që nuk jetojnë në të njëjtën bashkësi.

“Informacioni në lidhje me rregullimin e pushimit mjekësor të punëtorëve me COVID-19, si dhe punëtorëve që janë në izolim për të parandaluar infektimin, në bazë të të cilave u soll konkluzë që  ministritë dhe organet e administratës shtetërore gjatë  rregullimit të këtyre çështjeve për punëtorët që kanë simptoma ose janë të infektuar me COVID-19 dhe për personat që janë në izolim për të parandaluar përhapjen e infeksionit, por janë asimptomatikë dhe për të cilët është konstatuar se janë të infektuar me COVID-19, domosdoshmërish të kërkojnë formular ISR, gjegjësisht pushim mjekësor sipas të cilit shuma e kompensimit të pagës për pengesë të përkohshme për punë për shkak të COVID-19  të jetë 100% e bazës për kompensimin e pagës”, tha Arsovski.

Ai shtoi se Qeveria e pranoi iniciativën, dita e diell të shpallet si ditë jo pune dhe e angazhoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që në afat prej 15 ditësh të dorëzojë zgjidhje ligjore për këtë çështje.
Zëdhënësi i Qeverisë informoi edhe për propozimin e pranuar të  Ministrisë së Shëndetësisë për nevojën e asistencës shtesë të pjesëtarëve  të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në sigurimin e spitaleve si ndihmë shtesë për anëtarët e Ministrisë së Brendshme dhe në koordinim me këtë Ministri, për të cilën u soll një konkluzë që të kërkohet pëlqim nga Presidenti i shtetit.

Arsovski  gjithashtu i përmendi edhe propozim-ligjet për ndryshimin e dhe plotësimin e Ligjit për tatim  mbi fitimin, i cili synon të rregullojë zgjidhjet ligjore në mënyrë që të mbështesë tatimpaguesit në ballafaqimin me pasojat nga virusi korona COVID-19 dhe rritjen e likuiditetit të tyre,  si dhe propozimin e Ligjit për ndryshimin e Ligjit për tatimin e fitimit mbi të ardhurat personale, i cili parashikon përjashtimin nga detyrimi për të paguar akontacionet e tatimit mbi të ardhurat personale për muajt nëntor dhe dhjetor 2020, si dhe për janar dhe shkurt 2021, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e likuiditetit të tatimpaguesve të  tatimit të të ardhurave personale në bazë të të ardhurave të realizuara nga veprimtaria e pavarur dhe ballafaqim më të lehtë me pasojat nga përhapja e virusit koronaCOVID-19, në mënyrë që të zbatohen masat e miratuara nga Pakoja e katërt për ballafaqim me pasojat nga kriza me COVID-19.Gjithashtu u miratua edhe Propozim-ligji me të cilinsigurohet masa për  masën për mbështetjen financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, shfrytëzues të pensionit, shfrytëzues të së drejtës për siguri sociale për persona të moshuar, të rinj, prindër të vetëm, fëmijë pa prind dhe kujdes prindëror, artistë dhe persona të tjerë të angazhuar në veprimtari kulturore, punonjës në sferën e filmit dhe artistë të estradës me procedurë të shkurtuar, e cila rregullon mënyrën e shpërndarjes së mbështetjes financiare për përdoruesit e saj përmes një llogarie ekzistuese transaksioni ose një llogarie transaksioni të sapohapur në një bankë.

Zëdhënësi Arsovski e njoftoi opinionin për Propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele, me qëllim që të rregullojë mënyrën për të cilën transmetuesit dhe operatorët do të veprojnë në lidhje me shërbimet e programeve të huaja dhe respektimin e të drejtave autoriale dhe të drejtave të ngjashme.
Në këtë drejtim, propozohet ndryshim i nenit 143 i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe për shkak të faktit që të drejtat autoriale rregullohen me Ligjin për të drejta autoriale dhe të drejta të ngjashme.

”Qeveria solli konkluzion që t’i rekomandohet Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele deri në miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele të prolongojë zbatimin e akteve nënligjore të cilët dalin nga paragrafët 3 dhe 4 të nenit 143 të Ligjit”, tha Arsovski.

“Gjatë ditës, Kryeministri Zaev do të realizojë bisedë telefonike me Kancelaren Merkel. Jemi mirënjohës që kryesuesi me Bashkimin Evropian fuqishëm angazhohet për plotësimin e qëllimit të përbashkët, mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare si fillim i negociatave me Maqedoninë e Veriut. Ky është sinjal i rëndësishëm për të gjithë rajonin dhe për kredibilitetin e BE-së, që është në interes të të gjithëve. Paralelisht po realizohen edhe kontakte mes ministrive për punë të jashtme të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Kjo gjithsesi shpie në kuptim më të madh, drejt përforcimit të besimit dhe drejt afrimit të pozitave”, tha zëdhënësi Arsovski, duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarit, njëherit duke vlerësuar se Marrëveshja e vitit 2017 është kornizë e mirë që bisedimet të vazhdojnë në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve me Bullgarinë.

Ai shprehu bindje se çështjet historike që janë pjesë[ e historisë së përbashkët mund të zgjidhet nga Komisioni për çështje historike dhe arsimore dhe se zgjidhjet do ta përforcojnë miqësinë dhe bashkëpunimin mes të dyja vendeve.

Arsovski e dënoi çdo lloj të gjuhës së urrejtjes në të dyja vendet dhe bëri thirrje që të gjithë aktorët të mbështesin këtë apel, me qëllim që bashkërisht të parandalojnë valë të re të urrejtjes në çfarëdo drejtimi.

Zëdhënësi Arsovski konferencën për shtyp e përfundoi me apel deri te të gjithël qytetarët që të mbajnë maska dhe të respektojnë rekomandimet, duke u mbështetur në shkencën se në këtë mënyrë parandalohet përhapja e virusit korona.

 

Link për video nga konferenca për shtyp në gjuhën maqedonase: https://youtu.be/OHIZZqae_yU

Link për video nga konferenca për shtyp në gjuhën shqipe: https://youtu.be/ABgAgCO25-4