Në një bisedë telefonike me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, shprehu mirënjohje për angazhimin e shtuar të Presidencës Gjermane me BE-në, për përfshirjen personale të Ministrit të Jashtëm Hajko Maas, Ministrit të BE-së Mihail Rot, si dhe për angazhimin personal të Kancelares Merkel,
Gjatë bisedës, Kryeministri Zaev theksoi se Republika Federale e Gjermanisë ka bërë shumë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, përfshirë përmes Procesit të Berlinit, i cili këtë vit bashkë-kryesohet nga Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.
Në bisedë telefonike midis Kancelares Merkel dhe Kryeministrit Zaev, u ndanë interesi i përbashkët dhe i njëjti qëllim i të dy vendeve gjatë presidencës gjermane me BE-në, për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare në dhjetor si fillimi i bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
Kryeministri Zaev theksoi se kjo është një mundësi që nuk duhet humbur dhe se angazhimi intensiv i palëve të përfshira krijon mundësi për të arritur një qëllim të përbashkët – mbajtjen e konferencës ndërqeveritare për fillimin negociatave.
Në lidhje me interesimin për situatën me COVID-19 në vendin tonë, Kryeministri Zaev informoi se të gjitha kapacitetet shtetërore janë të angazhuara në ballafaqimin me pandeminë dhe falënderoi për ndihmën e dhënë nga Republika Federale e Gjermanisë dhe E BE-së, për materialet mjekësore dhe mbrojtëse, si dhe mbështetjen financiare, që tregon solidaritetin e BE-së me vendet e rajonit dhe me Ballkanin Perëndimor në tërësi.