Zaev në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Sofje: Miratuam plan të veprimit për tregun e përbashkët rajonal për të formuar pjesëmarrjen tonë në të ardhmen në tregun e vetëm evropian dhe Agjendën e gjelbër për pranimin e standardeve ekologjike në aderimin

 

Në fjalimin e tij në sesionin plenar të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i veçoi si shumë të rëndësishme deklaratat për Tregun rajonal të përbashkët dhe Agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si dhe si mundësi të reja dhe sfida për vendet nga Procesi i Berlinit.

Kryeministri Zaev, si bashkënikoqir i Samitit bashkë me Kryeministrin bullgar Borisov, theksoi se në këto kohëra të papara për shkak të pandemisë me COVID-19, kemi mundësi të shkëlqyer që bashkë të bisedojmë për vizionin për rajonin tonë në vitet e ardhshme falë dokumenteve të reja strategjike të përgatitur në kohë kur Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë bashkë-nikoqire – Plani i veprimit për treg rajonal të përbashkët, si dhe me Planin ekonomik dhe investues dhe Agjendën e gjelbër të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Hyjmë në fazë të re të rritjes ekonomike dhe të bashkëpunimit tonë rajonal ekonomik për tu bashkuar në procesin e aderimit në BE dhe për pjesëmarrjen tonë të ardhshme në tregun e vetëm të BE-së. Në këtë kontekst, përmes vendosjes së kornizës dhe përmes definimit të aktiviteteve konkrete në të gjitha sferat e katër lirive të BE-së, të pasuruara edhe me shtyllën digjitale, investuese, inovative dhe industriale, Plani i ri i veprimit për treg të përbashkët rajonale siguron bazë solide në këtë drejtim”, theksoi Kryeministri Zaev.

Ai shtoi se Plani i veprimit për një treg të përbashkët rajonal do të promovojë tregtinë rajonale të mallrave dhe shërbimeve, lëvizjen e njerëzve, kapitalit dhe njohurive dhe do ti anashkalojë  të gjitha pengesat ekzistuese, ashtu që duke plotësuarën mënyrë shtesë procesin e digjitalizimit, infrastrukturës, duke përmirësuar konkurrencën e secilës prej ekonomive të vendeve në rajon, si dhe me aftësi më të mira përmes arsimit të përmirësuar, hulumtimit dhe inovacionit dhe zhvillimit të gjelbër.

Një pjesë tjetër shumë e rëndësishme e vizionit të ardhshëm për rajonin, tha Zaev, është transformimi i tij i gjelbër dhe në atë drejtim Agjenda e gjelbër është një sinjal i qartë dhe një hap përpara për integrimin më të afërt të Ballkanit Perëndimor në politikat e BE-së për ambient jetësor.

“Do të duhet të bashkëpunojmë më afër në realizimin e qëllimeve më ambicioze në ekonominë që na rrethon, bujqësinë e qëndrueshme dhe prodhimin e ushqimit dhe biodiversitetit. Bashkimi Evropian në mënyrë të qartë e jep mbështetjen e saj për tranzicion të gjelbër dhe digjital të Ballkanit Perëndimor. E gjithë kjo duhet të vihet deri në rritje ekonomike të qëndrueshme dhe krijim të vendeve të punës sepse plani i veprimit për treg rajonal të përbashkët dhe Agjendë të gjelbër bashkë me pakon ekonomike investuese të BE-së paraqesin, krijojnë sinergji me mesazh të fuqishëm politik i cili do ti ndihmojë rajonit në këtë rrugë drejt aderimit në BE”, theksoi Kryeministri Zaev në fjalimin e tij në sesionin e Samitit të Liderëve për Ballkanin Perëndimor në Sofje dhe shtoi se për suksesin e këtyre iniciativave janë të domosdoshme reforma thelbësore të vazhdueshme në sferën e sundimit të së drejtës, përfshirë edhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar, funksionimit të institucioneve demokratike dhe administratës publike. Ne do të duhet të punojmë më ngushtë së bashku për të arritur qëllime më ambicioze në ekonominë rrethore, bujqësinë e qëndrueshme dhe prodhimin e ushqimit dhe në biodiversitetin. Bashkimi Evropian qartë po i jep mbështetjen e tij tranzicionit të gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor.

Në sesionin plenar me fjalime u kyçën edhe shefat e shteteve dhe qeverive nga vendet nga Ballkani Perëndimor, Presidenti i Francës Emanuel Makron, Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis, Kryeministri i Italisë, Xhuzepe Konte, Kryeministri i Polonisë, Mateush Moravjecki, ministrja për Çështje Evropiane dhe Kushtetutë e Austrisë, Karolina Edshtadler, Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ministrja për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikës Mbretërisë së Bashkuar, Vendi Morton, përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozef Borel, Komisari evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varheji, si dhe përfaqësuesit më të lartë të Bankës Evropiane për Investim, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore, RYCO dhe  OBSH për Evropë.