Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot mori pjesë në Forumin e Parisit për paqe i cili sivjet mbahet tërësisht në format digjital dhe përmes video lidhjes konferenciale. Në forum marrin pjesë më shumë se njëqind shefa të shteteve dhe qeverive, liderët e organizatave ndërkombëtare, si dhe personalitete tkera me ndikim nga biznesi ndërkombëtar, nga organizatat civile, nga skena akademike, nga organizatat fetare.
Në fjalimin e tij hyrës në Forumin e Parisit për paqe, të bazuar me misionin për ta nxitur bashkëpunimin dhe kërkimin pas zgjidhjeve më të mira për sfidat me të cilat përballet bota siç janë ndryshimet klimatike, terrorizmi, emigrimi, sajber pasiguria dhe të ngjashme, ndërsa sivjet fokusin e vendosi në pandeminë me Kovid-19, kryeministri Zaev theksoi se sot bota është e drejtuar para armikut të përbashkët i cili për një kohë shumë të shkurtër tregoi se nuk i njeh kufijtë.
Zaev në video fjalimin e tij theksoi se pandemia e shkaktuar nga koronavirusi jo vetëm që e rrezikoi gjënë më të çmuar – jetën njerëzore, por e shtyu në gjunjë ekonominë botërore dhe pothuajse na e mori jetë sociale.
Me të drejtë, qytetarët e kthyen shikimin nga ne liderët, me pritjet se do të gjejmë zgjidhje të shpejta dhe efikase. Ne e morëm mesazhin! Çdo ditë dhe pa pushim, në kuadër kombëtare, evropiane dhe ja si këto tri ditë – në Forumin paqësor në Paris, dhe në kuadër botëror, përpiqemi të gjejmë një përgjigje të përshtatshme ndaj krizës që duhet të kapërcejmë së bashku. Jemi këtu të gjithë së bashku për të shkëmbyer ide dhe praktika më të mira në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje për këtë sfidë”, potencoi kryeministri i Qeverisë Zaev.
Ai shtoi se thellë është i bindur se uniteti dhe solidariteti janë të nevojshëm më shumë se kurrë dhe se liderët botërorë duhet në praktikë t’i tregojnë këto vlera të cilat do të jenë në vlerë të sfidës – të mos njohin kufij dhe të jenë global.
“Kjo varet nga të gjithë ne se sa bota pas KOVID-19 do të jetë e njëjtë ose e ndryshme, por tani kemi mundësinë, të cilën nuk duhet ta humbasim, për ta bërë atë më mirë!”, tha Zaev.
Në fjalimin e tij të ceremonisë së hapjes së Forumit të Paqes në Paris, Presidenti francez Emmanuel Makron nënvizoi se bota si kurë më parë ka nevojë për një konsensus të ri si për çështje me interes për të gjithë qytetarët në nivel global, siç është pandemia KOVID-19, terrorizmi dhe ndryshimi i klimës.
Si prioritet ai e theksoi çështjen për bashkëpunim dhe solidaritet të përbashkët të konfirmimit të vaksinës së sigurt dhe efikase dhe për nevojën nga mbështetja multilaterale në planin global KOVAKS, qëllimi i të cilit është të sigurojë shpërndarje korrekte të vaksinave kundër Kovid-19.