Zëdhënësit e Qeverisë, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha sot mbajtën konferencën e rregullt për shtyp pas mbledhjes së 21-të të Qeverisë.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për hapat e mëtejshëm dhe strategjinë në bisedimet me Bullgarinë, pas pengesës së Sofjes ta miratojë kornizën negociuese, zëdhënësi Arsovski theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane, ndërsa pengesat do të tejkalohen në bazë të vlerave dhe parimeve evropiane të fqinjësisë së mirë dhe dialogut.
“Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përcaktim të qartë, i jep mundësi procesit dhe po punon për të harmonizuar qëndrimet sipas qëndrimeve qartë të përcaktuara nacionale maqedonase dhe në përputhje me qëllimet strategjike eurointegruese të vendit. Po punohet së bashku me aleatët tanë ndërkombëtarë. Veçanërisht jemi falënderues për angazhimin e përforcuar të kryesimit gjerman me BE-në. Pikërisht në momente të tilla, në sfida, duhet të tregohen vlerat evropiane. Dialog, në vend të konfliktit. Qetësi dhe gatishmëri për bashkëpunim, në vend të nacionalizmit për shfrytëzim të brendshëm dhe izolime të reja”, theksoi zëdhënësi Arsovski.
Gjithashtu zëdhënësi Arsovski theksoi se nuk po mendohet për ndonjë Aneks dhe se Marrëveshja për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim, jep kornizë të mirë për tejkalimin e këtyre çështjeve, gjatë të cilës theksoi se identiteti nacional maqedonas dhe gjuha maqedonase nuk mund të negociohen.
“Qeveria nuk mundet dhe asnjëherë nuk do të heq dorë nga e drejta jonë për vetpërcaktim e cila është e garantuar me Kartën e Kombeve të bashkuara, Deklaratën universale për të drejtat e njeriut, Konventën evropiane për të drejtat e njeriut, Marrëveshjen e Lisbonës si bazë kushtetuese e BE-së dhe vlerave themelore të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nënvizoi Arsovski.
Ai njoftoi se takim i liderëve nuk është paraparë dhe Qeveria konsideron se nuk ka nevojë për këtë, sepse pozitat maqedonase janë të qarta dhe të njohura në opinion.
“Këtu do t’u bënim thirrje të gjitha bartësit të sillen në mënyrë konstruktive për çështjet strategjike dhe në këtë mënyrë të marrin pjesë në debat. Konsiderojmë se duhet të ketë përgjegjësi, të mos bëhet dëm më i madh. Nuk duhet të veprohet në mënyrë destruktive dhe në mënyrë që do të nxiste gjuhë të urrejtjes”, theksoi Arsovski.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit, ai theksoi se dorëheqja e Qeverisë do të ishte e padrejtë ndaj shumicës së qytetarëve të cilët dhanë mbështetje në zgjedhje, pikërisht për t’i udhëhequr politikanë të përgjegjshëm dhe të bindur që do të realizohet agjenda evropiane.
“Qeveria mbetet e përkushtuar në reformat që janë pjesë e rrugës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vendi u bë anëtar i NATO-s. Në mars Këshilli i BE-së dha dritë jeshile për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Të gjitha vendet anëtare të BE-së u pajtuan me këtë, përfshirë edhe Bullgarinë. Njëkohësisht, në mars Republika e Maqedonisë së Veriut pati një raport jashtëzakonisht pozitiv nga Komisioni Evropian për avancimin reformues, që është më e mirë se vendet tjera kandidat, madje edhe më para nga disa vende të cilat veçmë negociojnë”, tha zëdhënësi Arsovski.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit për shpallje eventuale të gjendjes së krizës në tërë territorin dhe nëse mendohet për sjellje të orës policore, zëdhënësi Hoxha theksoi se të gjitha opsionet për ballafaqim me pandeminë janë të hapura, por masa konkrete do të miratohen pas takimit të Këshillit të Sigurisë te Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.
Në konferencën për shtyp, zëdhënësit Arsovski dhe Hoxha njoftuan për pjesë të konkluzave, vendimeve dhe informacioneve të cilat u shqyrtuan dhe u miratuan në mbledhjen e 21-të, mes të cilave dhe:
- Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ngarkoi Ministrinë e Shëndetësisë të zbatojë procedurë për furnizim publik me teste të shpejta antigjene për nevojat e institucioneve publike shëndetësore dhe se furnizimi do të zbatohet me procedurë të negocimit pa publikim të shpalljes në pajtim me nenin 55 paragrafi (1) pika 6 nga Ligji për furnizimet publike, sipas të cilit kjo procedurë mund të zbatohet “nëse për shkak të urgjencës së skajshme, të shkaktuar si rezultat i ngjarjeve të cilat organi përgjegjës nuk ka mundur t’i parasheh, afatet për procedurat e tjera nuk mund të zbatohen”.
- Qeveria miratoi tekstin e Propozim Ligjit për Huazimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me një hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në bazë të Marrëveshjes së huas për financimin e projektit "Vendosje e transportit të shpejt me autobus në Qytetin e Shkupit". Projekti "Vendosje e transportit të shpejt me autobus në Qytetin e Shkupit" përfshin krijimin e dy linjave për transport të shpejtë me autobus me korridore të rezervuara vetëm për autobusët, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të transportit të udhëtarëve në drejtimin "lindje-qendër-perëndim" dhe " jug-qendër-veri ”, për të zvogëluar kohëzgjatjen e transportit të udhëtarëve, qasje dhe përdorim më të mirë të shërbimeve të transportit dhe për të zvogëluar ndotjen e ajrit.
- Në këtë mbledhje është përcaktua edhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtjen shëndetësore, me qëllim që të vazhdojnë të vlejnë vendimet e miratuara me Dekrete me fuqi ligjore, si dhe për shkak të formimit të Komisionit nacional për imunizim.
- Qeveria e konfirmoi edhe Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurimin shëndetësor me të cilin do të vazhdohet zbatimi, përshkrimi dhe dhënia e recetave në formë elektronike edhe pas skadimit të 31 dhjetorit 2020 dhe rregullohen edhe çështje të tjera nga të drejtat e qytetarëve për mbrojtje shëndetësore.
- Qeveria në këtë mbledhje miratoi Vendimin për shpalljen e një pjesë të maleve të Osogovës për zonë të mbrojtur të kategorisë V - zonë e mbrojtur, për shkak të diversitetit dhe pasurisë së biodiversitetit, gjeodiversitetit, karakteristikave hidrologjike, peizazheve dhe vlerave të tjera, bukurive natyrore, si dhe për të ruajtur bashkëveprimin specifik të njerëzve dhe natyrës. Sipërfaqja e përgjithshme e Zonës së mbrojtur - Malet e Osogovës është 48807.16 hektarë dhe do të menaxhohet nga Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Pyjeve Shtetërore "Pyjet Nacionale".
- Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi një Vendim mbi pranueshmërinë e propozimit për shpalljen e lokalitetit Studençishko blato si një zonë e mbrojtur në kategorinë e parkut natyror dhe një Vendim mbi pranueshmërinë e propozimit për shpalljen e një pjese të Vodnos rajon i mbrojtur në kategorinë e zonës së mbrojtur, me të cilën Ministria Mjedisit dhe Ambientit Jetësor do të jenë në gjendje të fillojnë procedurat e shpalljes në përputhje me procedurat ligjore.
- Në lidhje me Informacionin për formimin e Qendrës për mbështetjen e kompanive maqedonase gjatë paraqitjes në tregun e NATO-s, Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Mbrojtjes në strukturën ekzistuese organizative të ministrisë të kyç Qendrën/ Departamentin për mbështetje të kompanive gjatë paraqitjes në tregun e NATO-s. Në mënyrë shtesë për këtë çështje Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Financave të jep pëlqim financiar për punësimin e tre punonjësve administrative në Ministrinë e Mbrojtjes për vende pune lidhur me Qendrën/Departamentin për mbështetje të kompanive gjatë paraqitjes në tregun e NATO-s.
Në konferencën për shtyp u njoftua edhe për vendimet e reja kadrovike.