Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp njoftuan për konkluzat dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e djeshme të 25-të të Qeverisë dhe u përgjigjen në pyetjet e gazetarëve.
Duke informuar për vendimet nga mbledhja e djeshme e 25-të e Qeverisë, zëdhënësit u fokusuan në:
- Miratimin e propozimit të Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza dhe e përcaktoi tekstin e Propozim-vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e ministrave dje.
- Qeveria e pranoi mendimit Komisionit për sëmundje ngjitëse që qendrat e skijimit mund të punojnë në përputhje me protokollin e caktuar me masa preventive në kushte të pandemisë nga Covid-19, duke pasur parasysh se qendrat e skijimit nuk disponojnë me gondola të mbyllura në teleferikët.
-Qeveria i pranoi rekomandimet e Komisionit në raport me Protokollin për masa të sigurisë COVID-19 për ski qendrat në Republikën e Maqedonisë së Veriut për ndryshime në raport me sigurimin e shërbimit të rendit para vendeve për shitjen e biletave dhe ski-lifteve, mbajtje e detyrueshme e distancës fizike prej 1,5-2 metra dhe para vendeve ku shiten biletat (si para ski-lifteve dhe teleferikëve), kufizim i punës së objekteve hotelierike në terren, shërbime në hapësira të hapura dhe shërbime në sportel me pajisje për një përdorim.
-Qeveria e pranoi konkluzën e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, se operatorët e autorizuar të shërbimeve të varrimit janë të detyruar të zbatojnë Protokollin përkatës të dedikuar për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit për menaxhim të sigurt të trupit të vdekur në kontekst të COVID-19, në të cilin nuk është rregulluar ligjërisht që trajtimi i trupit të një personi të vdekur i cili ka vdekur nga sëmundja ngjitëse COVID-19, të bëhet në arkivol metalik të mbyllur.
Me këtë konkluzë, Qeveria deklaron se përgatitja, mbështjellja, transporti dhe varrosja e një trupi të vdekur që ka vdekur nga sëmundja infektive COVID-19 nuk është konfirmuar të bëhet në arkivol metalik të mbyllur as në Rregulloren për kushtet dhe mënyrën e varrimit, gërmimit dhe dërgesën e një personi të vdekur.
Në pajtim me Protokollin dhe Rregulloren, eksumacioni i të vdekurve është i lejuar, por jo më herët se një vit.
Kjo konkluzë, siç theksuan zëdhënësit është miratuar në bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, gjegjësisht epidemiologët.
- Në mbledhjen e 25-të Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi Protokollin për mbajtjen e ngjarjeve me prezencë të mediave në kushte të pandemisë shkaktuar nga virusi korona.
- Gjithashtu, dje ministrat sollën konkluzë,bazuar në rekomandimin e Shtabit Kryesor për Menaxhim me Kriza, t’i ngarkojë të gjitha institucionet shtetërore, organe të qeverisjes qendrore, ndërmarrjeve publike themeluar nga shteti, si dhe shoqatave aksionare në pronësi shtetërore në kornizat e kompetencave të tyre, me intensitet të përforcuar të sigurojnë informim në kohë dhe të besueshëm qytetarëve për masat për mbrojtjen e popullsisë nga COVID-19, për gjendjen në shtet në resorët e ndryshëm shkaktuar nga pandemia, si dhe për masat për ballafaqim me krizën shkaktuar nga pandemia.
Në mënyrë shtesë, ngarkoi Shtabin Kryesor pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza, në bashkëpunim me Sektorin për Marrëdhënie me Publikun të Qeverisë, të sigurojë informim ditor të publikut për aktivitetet që dalin nga gjendja e krizës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
U ngarkua çdo ministri që të ripërtërijë seksionet për informim për COVID-19 në ueb faqet e tyre dhe në kanalet tjera për komunikim.
- Qeveria solli vendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e numrit të bursave dhe vlerë e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin shkollor 2020/2021, me të cilin rritet numri i bursave për mbështetje sociale të nxënësve nga 400 në 544, numri i bursave për nxënës me nevoja të veçanta prej 100 në 106 dhe bursa për drejtimin elektro-teknik, gjegjësisht sektori elektro-teknik, prej në 9 në 23.
- Me propozim të Kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Qeveria solli vendim që të shpërblejë 7 punonjës të Drejtorisë për Mbrojte dhe Shpëtim me nga 30.000 denarë në lidhje me kontributin e tyre në zbulimin, heqjen dhe shkatërrimin e mbi 7.000, ose 52 ton granatave të cilat u gjetën më 27 tetor në afërsi të Stadiumit të Qytetit në Manastir.
- Qeveria e miratoi Programin për të mbështetur shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shkruara për vitin 2020, që këtë vit është 30 milionë denarë. Këto mjete Qeveria i përcaktoi me qëllim që të mbështesë shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shtypura si mbështetje të pluralizmit në sferën e mediave dhe në informimin e publikut në kohë.
- Qeveria në mbledhjen e rregullt të 25-të të Qeverisë, Kryeministri i mëparshëm Vllado Buçkovski u emërua si përfaqësues special i vendit tonë për Bullgarinë. Mandati është një vit, ndërsa qëllimi është të rrumbullakohet procesi për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Bullgarinë dhe të krijohet atmosferë për realizimin e çështjeve në interes të të dy vendeve të përfshira me Marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë.
Në mënyrë shtesë, duke u përgjigjur në pyetjet për kriteret në bazë të së cilës është emëruar Buçkovski, zëdhënësi Arsovski shtoi se ai është njohës i mirë i raporteve maqedonase-bullgare, i respektuar nga aktorët shoqëror dhe politik të Bullgarisë. Ka kontakte të mira me Bullgarinë është pranuar nga publiku i tyre. Ka perceptime pozitive për politikat e tij si ish Kryeministër është pranuar si dikush që edhe më herët ka kontribuar në mënyrë pozitive drejt përmirësimit të raporteve me Bullgarinë fqinje dhe duhet të kontribuojë drejt krijimit të atmosferës pozitive për të tejkaluar problemin me Bullgarinë.
Lidhur me pyetjen për atë se çka biseduan saktë me Bullgarinë dhe që përmban Udhërrëfyes për zbatimin e Marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, qëndrimi i Qeverisë, i cili u përsërit sot është se Qeveria konsideron se plani i përmendur t’i referohet dinamikës së zbatimit të marrëveshjes bilaterale, jashtë kornizës negociuese.
“Bëhet fjalë për të gjitha shqetësimet dhe dilemat që Bullgaria po bën publike, në lidhje me mënyrën dhe dinamikën e zbatimit të Marrëveshjes nga viti 2017, si të shpejtojmë ndërtimin e Korridorit 8, si të ndalojmë gjuhën e urrejtjes, për mënyrën në të cilën do të përshpejtohet puna e Komisionit të Përzier Historik, në drejtim të vendosjes së besimit në procesin. Marrëveshja është dokument serioz dhe nuk ka nevojë për një Marrëveshje të re dhe Aneks. Duhet të sqarohet në ndonjë dokument shoqërues dhe në atë drejtim është Udhërrëfyesi. Kjo është një ide që është në drejtim të përforcimit të besimit për efikasitet dhe funksionalitet të Marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”, u tha në konferencën për shtyp.