Takim i Kryeministrit Zaev me zëvendëspresidenten e Bankës Evropiane për Investime, Pavllova: Mbështetje e fuqishme në agjendën evropiane, në projektet strategjike rajonale dhe vendore

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,Zoran Zaev së bashku me ministrin e Financave, Fatmir Besimi  u takuan me zëvendëspresidenten e Bankës Evropiane për Investime, Liljana Pavllova dhe me përfaqësues të  sektorëve të Bankës Evropiane për Investime.

Në takim, u shpreh gatishmëria për mbështetjen e mëtejshme të shtetit tonë nga Banka Evropiane e Investimeve, në pjesën e projekteve të rëndësishme strategjike dhe të brendshme. U konkludua se bashkëpunimi i deritanishëm është vetëm fillimi i bashkëpunimit më të zgjeruar midis shtetit tonë dhe BEI.

 Kryeministri Zaev u falënderua për bashkëpunimin deri më tani të suksesshëm.

Në takim u bisedua rreth përcaktimit drejt progresit të rëndësishëm të projekteve të strategjike për vendin, siç është faza tjetër e lidhjes rrugore rajonale brenda projektit Korridori 8 dhe projekti i tubacionit të gazit ndërlidhës Maqedonia Veriore - Greqi dhe në planin e brendshëm drejt investimeve në sektorin e shëndetësisë në pjesën e agjendës së gjelbër dhe efikasitetit të energjisë, furnizimi me ujë. Janë konsideruar mundësitë për mbështetjen e projekteve në sektorin shëndetësor, për digjitalizimin e shkollave, në pjesën e forcimit të kapaciteteve institucionale dhe forcimin e efikasitetit të zbatimit të projekteve të filluara, në realizimin e Planit të Rritjes Ekonomike. Bëhet fjalë për fusha  ku Banka Evropiane e Investimeve tashmë është përfshirë me mbështetje ose mund të përfshihet, me anë të harmonizimit  me mbështetjen që vendi ynë do të marrë brenda Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, nga Komisioni Evropian.

 “Jemi fuqishëm të përkushtuar në agjendën evropiane. Avancimi i infrastrukturës rajonale do të thotë mundësi për ndërlidhje më të mirë infrastrukturore të shtetit tonë me rajonit, por edhe mes shteteve në rajon, që në mënyrë të dukshme ndikon edhe në avancimin e bashkëpunimit politik. Po aq e rëndësishme është mbështetja që marrim në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve në vend”, tha Kryeministri Zaev.

 Ministri Besimi theksoi rëndësinë e mbështetjes në pjesën e Planit të zhvillimit ekonomik në shtetin tonë.

 Kryeministri Zaev dhe ministri Besimi theksuan se Qeveria me fokus punon në mundësimin e kushteve për funksionimin e qytetarëve të shtetit gjatë pandemisë, por ndërmarrin hapa edhe për post-periudhës me qëllim rimëkëmbje dhe zhvillim më efikas të ekonomisë dhe se në këto procese është shumë domethënëse bashkëpunimi me BEI-në.