Kryeministri Zaev: 100 ditë me qytetarët - 100 ditë përgjegjësi, kujdes dhe siguri

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot u mbajt konferencë për shtyp me rastin e 100 ditëshit të punës së Qeverisë, në të cilën Kryeministri Zaev, bashkë me zëvendëskryeministrin i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dhe me zëvendëskryeministrit për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burime njerëzore, Ljupço Nikollovski, me zëvendëskryeministrin për koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi dhe zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Nikolla Dimitrov, i prezantuan realizimet nga puna e Qeverisë në 100 ditët e para.

Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev në tërësi:

"Më 31 gusht, në fjalimin në Kuvend përmenda se në programin qeveritar është përfshirë përcaktimi ynë i fuqishëm dhe vullneti politik për vazhdueshmëri në zbatimin e prioriteteve strategjike të pranuara bashkërisht të vendit tonë:
Ballafaqim i suksesshëm dhe efikas me pandeminë botërore me COVID-19;
Energji e re dhe vendosshmëri në krijimin e rritjes ekonomike më dinamike dhe zhvillim të qëndrueshëm;
Shtet efikas juridik dhe institucione të fuqishme, arsim bashkëkohor dhe kohezion të brendshëm:
Anëtarësim aktiv në NATO dhe vullnet të fuqishëm për fillim dhe përfundim të suksesshëm të bisedimeve për kapituj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Dhe ja ku jemi sot, 100 ditë pas zgjedhjes së Qeverisë – me krenari themi se ne gjatë këtyre 100 ditëve ishim këtu me dhe për qytetarët, tërësisht të përkushtuar në kujdes, në përgjegjësi dhe në siguri.
Zgjedhjes së Qeverisë aktuale i paraprinë zgjedhje parlamentare në kushte të gjendjes shumë të ndërlikuar për shkak të krizës me COVID-19.
Përsëri siguruam zgjedhje në atmosferë të drejtë dhe demokratike, në të cilën qytetarët lirshëm bënë zgjedhjen e tyre dhe e dhanë mbështetjen për mundësinë progresive e cila në tre vitet e kaluara mbylli çështje shumë të vështira, të cilat tre dekada dukeshin të pa kaluara.
 U dëshmua se organizimi i zgjedhjeve në kushte të tilla ishte vendimi i vetëm i drejtë dhe i mundshëm.
U dëshmua se ishin të kota dhe të paarsyeshme kërcënimet e opozitës se zgjedhjet nuk do të jenë të sigurta. U dëshmua se pas këtyre kërcënimeve fshihej qëllimi për të bllokuar përgjigjen e fuqishme të sistemit shëndetësor, e me këtë edhe të krizës ekonomike dhe të bllokohet ndihma financiare dhe mbështetja për qytetarët.
Falë zgjedhjeve të organizuara në mënyrë të suksesshme dhe me angazhimin e Qeverisë së re e kompletojmë sistemin e institucioneve efikase dhe të fuqishme me kapacitet të plotë dhe legjitimitet, të cilat në mënyrë efikase punojnë në tejkalimin e krizës.
Të nderuar,
Sfida kryesore që i shënoi 100 ditët e para të punës së kësaj Qeverie, ishte ballafaqimi me pandeminë botërore me COVID-19. E riorganizuam udhëheqësin me shtetin me një qëllim të vetëm – ti vendosim të gjitha burimet në mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve tanë. Siguruam përkushtim të plotë të të gjithë sektorëve për tejkalim të suksesshëm të problemeve të cilat pandemia i sjell me vete.
Ministria e Shëndetësisë aplikoi për furnizimin e vaksinave përmes mekanizmit KOVAKS, i cili siguron qasje globale dhe të barabartë në vaksina të sigurta dhe efektive, të vërtetuara dhe të rregulluara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Me qëllim që të garantojmë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë për të gjithë qytetarët deri te testet për COVID-19, vazhdimisht e rrisim numrin e testimeve. U furnizuam me teste të shpejta për institucionet shëndetësore. Në mënyrë plotësuese e rritëm numrin e kapaciteteve spitalore për mjekimin e pacientëve me virus korona.
Janë lëshuar në përdorim ambulancat e reja në Klinikën e Pulmologjisë dhe Alergologjisë. Pjesa e re e Spitalit të Strumicës, është dedikuar si qendër për COVID. Është furnizuar me shtretër spitalor, me furnizim qendror të oksigjenit. Ka kapacitet me 100 shtretër dhe është i vënë në funksion.
U hap edhe një repart për pranim në Institutin e Shëndetit Publik dhe u përshpejtua procedura për marrjen e testeve për COVID-19.
Kujdesin për shëndetin në mënyrë të barabartë e fokusojmë edhe në prioritetet e tjera. Pas 30 vite jashtë përdorimit, e lëshuam në funksion repartin interno tërësisht të rinovuar për sëmundje të grave në Spitalin e Kavadarit.
U rinovua Qendra për Diabet në Klinikën për Endokrinologji. Në mënyrë të plotë janë rinovuar pesë ambulanca për diabet dhe është krijuar ambulancë e veçantë për kontroll dhe pacientë me nevoja urgjente.
Në mënyrë të tërësishme është rinovuar edhe kati i tretë në spitalin e vjetër të qytetit, ndërsa në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar u rinovua reparti kirurgjik me ç’rast u rrit kapaciteti spitalor.
Në mënyrë paralele me zbatimin e strategjisë shëndetësore u punua dhe u përgatit pakoja e katërt e masave ekonomike me qëllim të qëndrueshmërisë së ekonomisë, shpëtimit të vendeve të punës dhe kujdesit që askush mos të jetë i anashkaluar.
Aktivizuam politika dhe masa për rinisje e ekonomisë së vendit dhe për rritje ekonomike të përshpejtuar, qëllime të cilat i vendosëm që të jenë më të rëndësishmet në Programin për punën e Qeverisë në mandatin 2020-2024.
Fokus të veçantë gjatë rebalancit të Buxhetit për vitin 2020 u vendos në zbatimin e masave ekonomike anti-krizës dhe në investimin në kapitalin njerëzor, gjegjësisht në arsim, shoqëri dhe në mbrojtje sociale.
Në proces gjithëpërfshirës, me konsultim të të gjitha palëve të interesuara u miratua pakoja e katërt e masave anti-krizë në vlerë prej 460 milionë euro. Bahskë me vlerën e përgjithshme të tre pakove paraprake prej 550 milionë euro, kjo do të thotë se 1 miliardë euro janë dedikuar përsëri drejt qytetarëve dhe ekonomisë, që të sigurojmë qëndrueshmëri stabile të ekonomisë me potencial për revitalizim.
Siguruam mbështetje për pagesën e pagave për tremujorin e fundit të vitit. Bashkë me plotësimin e kësaj pakoje me 8 milionë euro të reja do të mbështeten afër 90.000 vende pune të bashkëqytetarëve tanë, në nivel mujor, gjegjësisht mbi 250.000 paga në tremujorin e fundit.
 283.000 qytetarëve këto dit u ndahen kartela pagesore vendore në vlerë prej 6.000 denarë, në vlerë të përgjithshme prej 27,6 milionë euro për pensionistët, prindërit e vetëm dhe kategoritë tjera të ndjeshme të qytetarëve.
Pakoja e re siguroi 100 milionë euro të reja kredi të volitshme nga Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut, si dhe grante për sektorin turistik, për kompanitë nga veprimtaritë për shërbim dhe për organizimin e ngjarjeve si dasma dhe të ngjashme, për realizuesit e veprimtarive të pavarura, gjegjësisht zejtarët dhe për kategoritë tjera.
Në 100 ditët e para të punës së kësaj Qeverie, u nënshkruan marrëveshje të reja me 39 kompani dhe 10 anekse të marrëveshjeve me cikël të plotë investues prej 56 milionë euro.
Janë përpunuar dhe përgatitur për pagesë kërkesat e 150 kompanive të cilat në vitet paraprake kanë nënshkruar marrëveshje për mbështetje të investimeve në vlerë prej rreth 25 milionë euro.
Në kushte të krizës shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga COVID-19, përveç ballafaqimit me efektet e pandemisë, Qeveria dhe resorët ekonomikë po bëjnë përpjekjet maksimale dhe e ndjekin gjendjen – përcjellim se në çka investohet në botë. Dhe në këtë bazohet dhe do të bazohet ekonomia e re maqedonase.
Energjetika dhe efikasiteti energjetik, bashkë me digjitalizimin dhe të gjitha teknologjitë tjera bashkëkohore janë ardhmëria e zhvillimit.
Kemi vendim të cilin e realizojmë – gradualisht kalojmë drejt burimeve të energjisë së pastër përmes aplikimit të resurseve ekologjike të energjisë – ujit, diellit dhe erës, me qëllim që gradualisht të largojmë nga përdorimi qymyrin si burim i energjisë.
Duhet të hapërojmë me trendet që të kemi përparim ekonomik. Sollëm vendim edhe për formimin e ekipeve për bisedim për terminalin e gazit natyror të rrjedhshëm në Aleksandropullos, Greqi.
Kjo iniciativë, bashkë me ndërlidhësin e brendshëm për gaz natyror mes dy vendeve, do të sigurojë furnizim të përhershëm dhe të sigurt me gaz për rrjetin gazsjellës maqedonas, ndërtimi i së cilës është në fazë të përparuar. Bashkë me plotësimin e naftësjellësit aktual, krijojmë sistem i cili e bën Maqedoninë e Veriut qendër distribuese të lëndëve djegëse me cilësi të lartë në Ballkanin Perëndimor.
Përparimi në infrastrukturën primare të gazit, e afron më shumë gazin deri te industria dhe qytetarët. Vijon përcaktimi i kushteve për operatorët të cilët shfaqën interes për rrjetin sekondar për transmetim dhe lidhje me çmime të ulëta, të përballueshme për qytetarët dhe stimuluese për industrinë.
Si rezultat i stimulimit të politikave të energjisë së pastër, në këto 100 ditë, u hap centrali fotovoltaik i parë më bashkëkohor i  "EVN Maqedoni" në rajonin e Negotinës - Vojshanci.
Janë instaluar 62.5 megavat të reja fotovoltaike, të cilat janë në ndërtim e sipër, përmes një partneriteti publik-privat dhe procedura për instalimin e termocentralit fotovoltaik 100 megavat në elektranës në Osllome ka përfunduar me sukses, ku shteti pret të paktën 10% për burimet që ofron.
Në pjesën Kriva Pallankë - Kumanovë kemi një investim me vlerë potenciale 500 milionë euro për një mulli të erës me 400 megavat. Ne jemi duke punuar në tre projekte të ndara nga gjithsej 90 megavat mullinj të erës të investitorëve të huaj në Bogdanci, Demir Kapi dhe Sveti Nikollë. Në të njëjtën kohë, po përgatitet  lokacion në Debërcë për 50 megavat dhe 100 megavat shtesë në të gjithë vendin.
Me qëllimin e vendosur prej 400 megavatëve fotovoltaikë dhe 200 megavatëve të mullinjve të erës në vend, ne po bëjmë një hap serioz për të krijuar një imazh të vendit tonë si lider në rajon për sa i përket energjisë së pastër, nga burimet e ripërtërishme.
Sa i përket mbështetjes së zhvillimit lokal, ne kemi përfunduar procedurën me TAV për rialokim të 35 milion eurove, fillimisht të dedikuara për aeroportin për ngarkim në Shtip, të cilat tani janë të vendosura të mbështesin një numër të madh të projekteve të komunave.
Këto 35 milionë euro janë rialokuar për 99 projekte, për 75 komuna për ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës rrugore lokale, rrjetin e ujësjellësit, rrjetet e kanalizimeve, rindërtimin e kopshteve dhe shkollave dhe objekteve sportive, rindërtimin dhe ndërtimin e objekteve shëndetësore dhe për projekte të tjera.
Të nderuar,
Si politikanë të ndërgjegjshëm, por para së gjithash si qytetarë, u zotuam në luftë të fuqishme dhe të pakompromis për mbrojtjen e mjedisit shëndetësor.
Nga Buxheti i shtetit me 70 milion euro do të financohet sistemi ekologjikisht i pastër dhe i  shpejtë i sistemit të autobusëve në Shkup dhe do të vazhdojë subvencionimi dhe zbatimi i projektit të kondicionerëve inverter për 5000 familje.
Sollëm Vendim për shpallje e një pjesë të Maleve të Osogovës si zonë të mbrojtur, e cila ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e qëllimeve të Konventës për Diversitetin Biologjik dhe rekomandimet e direktivave të BE-së për habitate dhe shpezë. Gjithashtu, u miratua një Vendim mbi pranueshmërinë e propozimit për shpalljen e një pjese të Vodnos si zonë e mbrojtur, procedura e shpalljes për të cilën tani më ka filluar.
Me zgjidhje ligjore kemi parashikuar rritje shtesë të shumës së gjobave për ndotësit deri në 20 herë dhe vendosjen e detyrimit për kompensimin e dëmeve. Këto masa, si preventivë,  bashkë me autorizime plotësuese të inspektorëve të mjedisit jetësor do t’i dekurajojnë dhe parandalojnë ndotësit e mundshëm dhe do të rrisin vetëdijesimin për këtë çështje.
Në 100 ditët e para hyjmë në proces intensiv të krijimit të institucioneve edhe më përgjegjëse dhe më transparente, me përkushtim të fokusuar në interesat e qytetarëve dhe në zbatimin e politikave të rëndësishme në arsim dhe shkencë në sferën sociale dhe të kulturës.
Prezantuam një model të suksesshëm të mësimdhënies së kombinuar në mënyrë që të gjithë nxënësit të kenë qasje në arsim gjatë pandemisë. Mbi 90% e nxënësve ndjekin me sukses mësimin online. Për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë sipas masave dhe protokolleve shëndetësore mbahet mësimi me prani fizike, ndërsa një pjesë e nxënësve e ndjekin mësimin në Televizionin Nacional, ku orët e mësimit transmetohen  gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. Çdo fëmijë duhet të ketë qasje në arsim dhe në kushtet e përshtatshme për zhvillim.
I digjitalizuam shërbimet për aplikim për bursa dhe nostrifikim të diplomave dhe dëftesave. Me këtë e lehtësojmë qasjen në shërbime dhe e zvogëlojmë mundësinë për korrupsion.
Me rëndësi të veçantë është që në Buxhetin e këtij viti për së pari herë Ministria e Arsimit ndan 54 milionë denarë për angazhimin e asistentëve arsimor. Mundësojmë që çdo fëmijë të zhvillojë potencialin e vet përmes krijimit të politikave arsimore gjithëpërfshirëse dhe kujdesit për nevojat individuale të të gjithë nxënësve.
Investojmë në shkencë sepse Maqedonia e Veriut ka numër të madh të të rinjve me ide inovative të cilët kanë shumë për të ofruar. Për  herë të parë u vendos grant financim për projekte shkencore në institucionet e arsimit të lartë në bashkëpunim me MASH dhe FIZHT. Përmes thirrjes publike të parë, fakulteteve dhe qendrave hulumtuese u janë ndarë 34 vauçerë për inovacion në vlerë të plotë prej 15 milionë denarë. Me vauçerët për inovacion mbulohen deri 80% nga shpenzimet e përgjithshme të shërbimeve shkencore hulumtuese.
Në mënyrë të suksesshme u menaxhua procesi i hapjes dhe i punës së kopshteve për fëmijë në kushte të pandemisë COVID-19.
U hapën pesë kopshte të reja edhe atë në komunat Gostivar, Saraj, Ilinden, Llozovë dhe Bërvenicë, me ç’rast u rrit përfshirja për 313 vende. Vijon ndërtimi edhe i pesë kopshteve tjera, të cilat deri në fund të vitit do të përfshijnë edhe 300 fëmijë.
Në krijimin e politikave të saj, Qeveria nuk harron asnjë kategori të qytetarëve.
Filloi ndërtimi i tre ndërtesave të reja sociale, në Demir Kapi 16 banesa, në Veles 29 banesa dhe Gjevgjeli 52 banesa, si dhe vazhdim intensiv i ndërtimit të 506 banesave në Probishtip, Vinicë, Sveti Nikollë, Butel dhe Negotinë.
U ndryshua kushti për financimin e objekteve kapitale, MASH me mjete financiare mbështet projekte kapitale vetëm nëse janë të qasshme dhe mbeten të qasshme për persona me pengesa në zhvillim.
Në 100 ditët e kaluara, më në fund u votua Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. E përgatitëm draft versionin e Propozim – ligjit për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune për ditën e diell ditë jo-pune dhe të Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje sociale, me qëllim që të ulim kufirin për asistencë personale për personat me pengesë prej 18 në 6 vite.
Institucionet duhet të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve, ndërsa digjitalizimi e bën këtë proces shumë më të thjeshtë. Portali nacional për e-shërbime është plotësuar me shërbime të reja: nostrifikimin e diplomave, aplikim për bursa për studentët dhe nxënësit, regjistrim në shkollë, regjistrim në kopsht, aplikim për grant, për rinovimin e shkollave.
Maqedonia e Veriut ka trashëgimi të vlefshme kulturore, detyrim i ynë si Qeveri është ta mbrojmë, promovojmë dhe avancojmë.
Prandaj për herë të parë nga viti 2002 u sigurua buxhet rekord për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore për financimin e të mirave kulturore me rëndësi nacionale dhe për përshpejtimin e procedurave për mbrojtjen dhe konservimin e tyre.
Në kishën Shën Gjorgji në Kurbinovë, ku është freska e njohur botërore “Engjëlli nga Kurbinova” kanë filluar intervenimet konservatorike – restauruese të arkitekturës të kishës – aktivitet i cili do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm.
Qeveria e mbështeti edhe nismën për themelimin e Qendrës për kujdes dhe promovim të gjuhës maqedonase në shkollën e vjetër “Dimitar Vllahov” në Lubonjë, në rajonin i cili tani njihet me Marrëveshjen e Prespës, me të cilën krijuam partneritet të ri strategjik me Greqinë dhe i siguruam perspektivat tona euroatlantike dhe evropiane.
Të nderuar qytetarë,
Para 100 ditëve në Kuvend paralajmërova se po hyjmë në kohë të rendit, drejtësisë dhe disiplinës dhe në kohë të pastrimit të gjyqësorit dhe sundimit joselektiv të së drejtës.
Në kornizën kohore të 100 ditëve të para të kësaj Qeverie arriti edhe raporti i parë pozitiv i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut në të cilin theksohet se kjo Qeveri ekzekutive e filloi transformimin e vendit sipas terkut evropian dhe mundëson qasje të barabartë në drejtësi, mundësi të barabarta për të gjithë dhe barazi para ligjit.
Drejtësia mbetet e qasshme në mënyrë të barabartë për të gjithë. Me Vendimin e Gjyqit Kushtetues me të cilin u bë e qartë se shfuqizimi i abolicionist të Presidentit të mëparshëm Ivanov është kushtetues dhe ligjor, dështoi edhe përpjekja e fundit që të lirohen nga përgjegjësia personat e akuzuar të përfshirë në amnistinë e ish Presidentit Ivanov.  

Tani lëndët e marra dhe të udhëhequra nga PSP-ja do të hyjnë në proces të zgjedhjes juridike, përmes seancave gjyqësore të pavarura, efikase, transparente dhe ligjore. Të përkujtoj se Mickoski ishte kundër ndryshimeve të Ligjit për prokurori publike me të cilin garantohej e ardhmja e lëndëve. Ose siç do të thoshte vetë ai “ai ishte i vetmi i cili qëndroi në mbrojtjen e krimit”.
Ndërsa ne për qytetarët siguruam edhe një lehtësim për qasje pa pengesë deri te drejtësia me uljen e shumëfishtë të taksave gjyqësore.
U theksuan rezultatet e dukshme të realizuara si në gjyqësor, po ashtu edhe në luftën kundër korrupsionit. Njëherit, u dha mirënjohje për avancimin e mirë në zbatimin e Strategjisë për reforma në gjyqësor. U konstatua edhe harmonizim i kornizës ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut me standardet evropiane në masë më të madhe.  
Me respekt maksimal për pavarësinë e gjyqësorit, Qeveria përmes Ministrisë së Drejtësisë e ndihmon harmonizimin e metodologjisë me të cilën do të bëhet filtrimi i gjyqësorit dhe prokurorisë. Kjo do të bëhet vetëm përmes trupave të pushtetit gjyqësor, përmes të cilit Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik do të bëjë filtrim në radhët e tyre, gjegjësisht do ti ndajë gjykatësit dhe prokurorët e ndershëm prej atyre të pandershëm.
Nuk do të mbrohet në rast se i shkel normat etike dhe punon jashtë ligjit.
Prandaj i shkarkuan funksionarët të cilët u munduan të bëjnë këtë.
Njëkohësisht, të gjitha kushtet ligjore dhe të tjera për realizimin e regjistrimit të popullsisë janë në fazë përfundimtare. Ligji për regjistrimin e popullsisë këto ditë (mundet edhe sot) do të jetë në seancën plenare në Kuvend për miratim përfundimtar.
Me këtë i sigurojmë të gjitha kushtet për këtë operacion statistikor nga treguesit e të cilës do të dalin drejtimet për disa nga çështjet më të rëndësishme për zhvillimin e ardhshëm strategjik të vendit. Qytetarët kërkojnë regjistrim të popullsisë, vendim i duhet regjistrim i popullsisë – ne do ta sigurojmë dhe mundësojmë këtë në pranverë.
Të nderuar,
Nga ky vit Maqedonia e Veriut ka edhe një tjetër dallim në brendin e saj  të pasqyruar në moton "Ne jemi NATO. Së bashku jemi më të fortë ”. Si maqedonas dhe me gjuhën tonë maqedonase ne do të jemi anëtare e BE-së.
Me anëtarësimin në NATO siguria jonë është e garantuar. U realizua qëllim strategjik. Sovraniteti dhe integriteti ynë territorial janë të mbrojtur nga aleanca më e fuqishme politike dhe ushtarake në historinë e civilizimit njerëzor.
Në NATO jemi  të barabartë me vendet më të zhvilluara dhe më të fuqishme në botë. Në mënyrë aktive kontribuojmë në ruajtjen e paqes në botë dhe në përmirësimin e stabilitetit para së gjithash në rajonin tonë që është parakusht kyç për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.
Ka përfunduar edhe procedura për harmonizimin e Memorandumit për bashkëpunim me NATO-n në sferën e mbrojtjes kibernetike dhe dokumenti  është i përgatitur për nënshkrim, që do të mundësojë reagim të koordinuar të aleatëve në rast të sulmit kibernetik.
Si anëtare e NATO-s, Qeveria solli vendim për vendosjen e Qendrës për mbështetjen e kompanive lokale, detyrë primare e së cilës do të jetë mbështetja e kompanive dhe lehtësimi i qasjes së tyre në tregun e NATO-s.
Në rangimin e Transparensi Interneshënall për vendet nga Evropa qendrore dhe lindore, ne jemi në vendin e lartë të dytë dhe gjendemi para 4 vendeve anëtare të BE-së dhe 6 vendeve anëtare të NATO-s lidhur me integritetin e qeverive në sektorin e mbrojtjes.
Këtu dua të shpreh edhe falënderim për NATO-n dhe BE-në, për solidaritetin e treguar për ndihmën që e morëm në ballafaqimin me COVID (humanitar, përmes materiale mjekësore dhe financiare).
Lidhur me bashkëpunimin rajonal do ta veçoj edhe  organizimin e suksesshëm dhe realizimin e Samitit përfundimtar të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, në kuadër të Procesit të Berlinit, bashkë me Republikën e Bullgarisë.
Liderët e rajonit nënshkruan Deklaratë për treg të përbashkët rajonal për integrim ekonomik më të thellë rajonal për një hap më afër drejt tregut të vetëm të BE-së dhe Deklaratë për agjendën e gjelbër.
Dy deklaratat në implementimin e tyre do të mbështeten me mjetet nga Plani ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 9 miliardë euro për konvergjencë ekonomike me Bashkimin Evropian.
Në momente veçanërisht të rëndësishme për solidaritet mes vendeve të rajonit, në kuadër të iniciativës për bashkëpunim të avancuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Presidentin Vuçiq dhe Kryemiinstrin Rama, ramë dakord që secili nga vendet tona të mbulojnë shpenzimet   për mjekimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, në rast se ndonjëri prej tyre gjendet në një nga këto vende me diagnozë të përcaktuar me COVID-19 dhe ka nevojë për mjekim spitalor.
Në planin ndërkombëtar, para dhjetë ditësh na u dha edhe një mirënjohje. Maqedonia e Veriut do të udhëheqë me Organizatën për Siguri në Evropë, gjegjësisht me OSBE-në, në vitin 2023.
Ky vendim paraqet edhe mirënjohje të madhe për Qeverinë tonë, për rolin që pati gjatë 3 viteve të kaluara në ndërtimin e urave për bashkëpunim në nivel rajonal si dhe për kthimin në skenën ndërkombëtare pas viteve të gjata të izolimi.
Të nderuar qytetarë,
Në 100 ditët e kaluara, një nga çështjet më të rëndësishme në të cilën Qeveria ishte e përkushtuar çdo ditë, ishte gjetja e zgjidhjeve për çështjet të cilat i parashtroi Bullgaria si pengesë para pajtimit përfundimtar për konferencën e parë ndërqeveritare, për fillimin e negociatave të vendit tonë me BE-në.
Kjo Qeveri, as vendi ynë, as populli ynë, nuk kemi fajin më të vogël për këtë situatë.
Ne qëndruam fuqishëm në qëndrimin se identiteti kombëtar maqedonas është e pamundur të jetë lëndë e bisedimeve dhe se ne nuk mund dhe asnjëherë nuk do të heqim dorë nga e drejta jonë e vetpërcaktimit që është i garantuar me Kartën OKB-së dhe me të gjitha marrëveshjet dhe konventat tjera ndërkombëtare të cilat i ka nënshkruar edhe Republika e Bullgarisë.
Shpresojmë se dëmi që është shkaktuar nga kjo veto e padrejtë për integrimin evropian të rajonit dhe për vlerat evropiane do të mund të kompensohet shpejtë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk do të lejojë që mossuksesi në BE me mosmiratimin e kornizës negociuese, të shkaktojë ngecje në reformat e brendshme. Përkundrazi, do të përforcojmë tempon dhe do ta risim përparësinë që e kemi në rajon.
Tani me më shumë besim, përkushtim dhe unitet, do të përkushtohemi në ndërtimin e standardeve evropiane në vend dhe njëkohësisht do të përkushtohemi tërësisht në vazhdimin e bisedimeve me Bullgarinë fqinje. Ne e dimë se zgjidhjet janë të mundshme. E dinë edhe ata.
Pa dallim të rrjedhës së bisedimeve ne mbetemi bashkë në partneritet të drejtpërdrejtë me shumicë të madhe të vendeve evropiane dhe do të sjellim më të mirën nga secila prej tyre në Maqedoninë e Veriut. Evropën e sjellim në shtëpi!
Të nderuar qytetarë,

Rezymeja nga 100 ditëshi është mundësi që të shpreh falënderimin tim dhe të Qeverisë deri te të gjithë bashkëqytetarët tanë, nga të gjitha bashkësitë etnike dhe deri te të gjithë përfaqësuesit politik të të gjitha bashkësive të ndryshme në vend, e veçanërisht deri te përfaqësuesit e LSD-së, BDI-së, BESËS, PDSH-së dhe të gjitha partive tjera të koalicionit për mbështetjen e deritanishme në realizimin e Programit të Qeverisë të përcaktuar bashkërisht.
Qeveria mbetet në rrugën e përcaktuar strategjike. U bëmë anëtare e plotfuqishme e NATO-s, do ta shpiem vendin edhe drejt BE-së! Do të vazhdojmë me reformat me intensitet të fuqishëm. Detyrimi ynë është që të zbatojmë standardet evropiane në vend! Për ne nuk ka rrugë tjetër, nuk ka alternativë tjetër dhe nuk ka dorëheqje!
Vazhdojmë sikur në 100 ditët e para.

 

Bashkë me qytetarët!

Me kujdes dhe përgjegjësi, krijojmë siguri."