Kryeministri Zaev: Plani ekonomik dhe investues i BE-së stimul i ri për rritje ekonomike me fokus infrastrukturës, dixhitalizimit, lidhjes energjetike dhe transportuese

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryesoi me Komitetin Investues Nacional në të cilin së bashku me ambasadorin e Be-së Dejvid Gir, në fjalët hyrëse e theksuan rëndësinë e implementimit të projekteve të parapara në Planin ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian, si dhe lista e vetme e projekteve infrastrukturore.

Në mbledhje u bë revizioni i listës së vetme të projekteve që të përcaktohet cilat nga ato përputhen me Planin ekonomik dhe investues të BE-së, i cili do të mobilizon financim deri në 9 miliard euro për Ballkanin Perëndimor në kuadër të instrumentit të ri për ndihmë të aderimit të ashtuquajtur IPA III.

Kryeministri Zaev, në takim theksoi se Plani ekonomik dhe investues është shumë i rëndësishëm, dhe përveç kësaj si vend fituam përvojë të madhe me përdorimin e mjeteve nëpërmjet Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor.

“Mjetet do të orientohen për investime në fushën e transportit, energjisë, kalimit të gjelbër dhe dixhital si dhe zhvillim të burimeve njerëzore që të sigurohet rritje e qëndrueshme dhe vende të punës, duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe mëkëmbjen e rajonit. Deri tani janë realizuar mbi 23 projekte në vlerë prej rreth 2,1 miliard euro në grante dhe kredi në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Besoj se Plani ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor, do të japë një ndikim të fortë dhe pozitiv në rimëkëmbjen ekonomike të rajonit, mbështetje e kalimit të gjelbër dhe dixhital dhe nxitje e integrimit rajonal drejt Bashkimit Evropian. Institucionet nacionale, të pranishme në mbledhje, do të punojnë me përkushtim të madh, në përputhje me kompetencat e tyre me qëllim që të shfrytëzohen mjetet në dispozicion. Jemi të përkushtuar për qeverisje të mirë që është bazë për rritje ekonomike të qëndrueshme. Fokusi jonë është i orientuar drejt nxitjes së ekonomisë dhe investimeve nëpërmjet realizimit të reformave themelore në përputhje me vlerat evropiane”, tha Zaevi.

Fjalime të tyre mbajtën edhe Nikolla Dimitrov, zëvendës kryeministër i Euro-integrimeve dhe Fatmir Besimi, ministër i Financave. Zëvendës kryeministri Dimitrov vuri në dukje planet e ardhshme të Qeverisë në lidhje me implementimin e projekteve në 5 fushat që janë prioritet: transporti, mjedisi jetësor, energjetika, transformimi social dhe dixhital, mu në periudhën e kalimit nga IPA II drejt IPA III, kur edhe shqyrtohet agjenda për investime kapitale në përputhje me risitë në IPA III dhe Planit ekonomik investues.

“Ne kemi vendosur për një agjendë investimesh më të besueshme, më dinamike dhe më të parashikueshme me qeverisje të përforcuar politike, në mënyrë që të krijojmë një ekonomi të rezistueshme ndaj sfidave të tilla si pandemia, një ekonomi që do të ketë forcën për t'u marrë me goditjet e papritura, por edhe ekonomi të qëndrueshme, të drejta nga aspekti shoqëror dhe neutrale në raport me ndryshimet klimatike", theksoi Dimitrovi, duke shtuar se "ne do t'i kapërcejmë këto sfida me përpjekje të intensifikuara në zbatimin e reformave strukturore, tejkalimin e dobësive strukturore dhe forcimin e konvergjencës në këto kohë të vështira”.

Ministri Besimi theksoi se ne kemi një mundësi të mirë për të zbatuar një pjesë të konsiderueshme të planit tonë të investimeve publike përmes Planit ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të stimulojë rimëkëmbjen afatgjatë.

“Për t’i shfrytëzuar përfitimet e këtij plani, të mbështetur nga IPA III, dhe për të siguruar rritje të qëndrueshme ekonomike – duhet t’i zbatojmë reformat e dialogut ekonomik dhe financiar me BE-në nën programet e reformës ekonomike (ERP), të rekomanduara në paketën vjetore të zgjerimit. Për më tepër, dialogu për ERP duhet të ofrojë udhëzime të rëndësishme për vendimet për investime sipas Planit ekonomik dhe investues dhe planifikim të kujdesshëm dhe vendosja e prioriteteve të burimeve ", tha Besimi.

Prezantim të projekteve të tyre me prioritet kishin ministrat për transport dhe lidhje, ekonomi, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, shoqëri informatike dhe administratë, punë dhe politikë sociale, arsim dhe shkencë, shëndetësi dhe drejtësi. Të pranishëm në mbledhjen online ishin edhe përfaqësuesit e Qeverisë, ambasadorët e BE-së, përfaqësuesit e lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, partnerët bilateral dhe bashkësia donatore me mision të përhershëm në Maqedoninë e Veriut.

Komiteti Nacional Investues është trup adekuat në të cilin në mënyrë transparente janë renditur projektet strategjike, para së gjithash në pjesën e infrastrukturës, lidhjes së energjisë dhe të transportit nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, mbrojtja e mjedisit jetësor, infrastruktura, si faktor kyç për rritjen dhe hapjen e vendeve të reja të punës në rajon.