Konferencë për shtyp për konkluzat nga mbledhja e 32-të e Qeverisë: Vaksinat për COVID-19 priten në muajt e parë të vitit 2020, sipas studimeve klinike vaksinat janë të sigurta dhe me to do të rritet imuniteti i qytetare

Në konferencën e sotme për shtyp, në të cilën zëdhënësit e Qeverisë informuan për konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e djeshme e 32-të e rregullt e Qeverisë, në pyetjen lidhur me furnizimin dhe arritjen e vaksinave kundër COVID-19 u përgjigj se shfrytëzohen të gjitha instrumentet, përfshirë edhe mekanizmin KOVAKS, i cili ishte i pari në dispozicion. 

“Tani më janë siguruar 833.000 vaksina për popullatën për rreth 400.000 qytetarë për vaksinimin dhe rivaksinimin në kuadër të KOVAKS mekanizmit. Në përputhje me planin për distribuim, vaksinat priten në muajt e parë të vitit 2021. Krahas këtij mekanizmi filluam negociata për furnizim direkt nga kompanitë të cilat i prodhojnë vaksinat. Është paraparë mekanizëm i tretë përmes Bashkimit Evropian, që është në procedurë për furnizim të 200 milionë vaksinave për vendet anëtare dhe për 100 milionë doza për vendet nga Evropa jashtë unionit. Ne aplikuam për 800.000 doza shtesë nga këto 100 milionë. Pjesë e kësaj dërgese të vaksinës që do të arrijnë në Greqi do të jenë të dedikuara për qytetarët tanë. Kjo është konfirmuar edhe njëherë në bisedë telefonike me Kryeministrin grek Micotakis”, u përgjigj zëdhënësi Dushko Arsovski.

Lidhur me planin për atë se sipas cilës renditje do të vaksinohen qytetarët e vendit tonë, zëdhënësit e Qeverisë theksuan se sapo të arrijë në vend vaksina, të parët do ta marrin mjekët, personeli mjekësor dhe të gjithë të tjerët ë linjën e parë me luftën me pandeminë, më pas të sëmurët kronik, qytetarët e moshuar, të punësuarit në kopshte dhe të tjerët në listën prioritare.Pastaj do të vaksinohen politikanët dhe siç njoftoi Kryeministri Zaev edhe ai vet do të jep shembull personal në drejtim të dhënies së mbështetjes në përpjekjet në luftën kundër COVID-19.

 

U theksua se sipas ndjekjes së procesit për zhvillim, të cilin vendi ynë e bën nga të gjitha studimet klinike për vaksinën, Qeveria beson në sigurinë e saj dhe në pretendimet e shkencëtarëve se do të rrisë imunitetin te njerëzit.

 

Në pyetjen nëse për hyrje në Kosovë të vendit tonë nevojitet PCR test, zëdhënësi Muamet Hoxha u përgjigj se informatë e tillë nuk ka arritur deri më tani në Qeveri.

 

“Akoma zyrtarisht nuk jemi njoftuar se për Kosovën nevojitet PCR test. Nuk kemi njoftim për vendim të tillë nga ana e Kosovës ose nga pushteti jonë. Nëse ka vendim të tillë, opinioni ynë do të informohet. Qeveria nuk ka sjellë asnjë vendim për reciprocitet për shtetasit e Kosovës”, tha zëdhënësi Hoxha.

 

Lidhur me vdekshmërinë në muajt e fundit të COVID pacientëve, u përgjigj se Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik mbajnë evidencë për moshën, gjininë, vendin nga ku vijnë dhe komorboditetm të të gjithë pacientëve që kanë vdekur në institucione shëndetësore në vend, ndërsa kanë qenë pozitiv me COVID-19.  Shumica e pacientëve janë me sëmundje tjera të cilët në mënyrë plotësuese e kanë përkeqësuar gjendjen e tyre. Rreth 90 % të të gjithë pacientëve që kanë vdekur kanë vdekur, kanë pasur së paku një, deri në dy sëmundje tjera që në mënyrë plotësuese e kanë përkeqësuar gjendjen e tyre shëndetësore që kanë çuar në vdekje. Sëmundjet më të shpeshta që i kanë pasur ata pacientë të infektuar me COVID-19 kanë qenë sëmundje kardiovaskulare, diabet, sëmundje të veshkave dhe sëmundje të mushkërive.

 

Pjesë  e pacientëve që kanë vdekur kanë qenë me kancer në fazë më të përparuar ose kanë pasur intervenim të vështirë kirurgjik që rezultoi në vdekje, informuan zëdhënësit qeveritar, që theksuan se analizë e detajuar për mortalitetin e të gjithë personave nga COVID-19 për tërë periudhën nga fillimi i pandemisë do të shpallet në mënyrë plotësuese.

 

Zëdhënësit informuan se edhe dje, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për vaksinim kundër Covid-19 dhe i ngarkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë për Barëra dhe Pajisje Mjekësore (MALMED), Drejtorinë Doganore dhe Ministrinë e Shëndetësisë në afat prej 7 (shtatë) ditë punë të përpilojnë dhe të dorëzojnë deri te Ministria e Shëndetësisë plane të tyre të veprimit dhe procedura standarde operative (PSO) për pranim, sigurim fizik, ruajtje, shpërndarje dhe aplikim për vaksina kundër Covid-19, më përputhje me kompetencën e tyre dhe rolin e tyre në zbatimin e Planit Nacional për vaksinim kundër Covid-19. Të njëjtën Qeveria ia rekomandon edhe TAV Makedonija SHPKNJ Shkup.

 

Ministria e Financave dhe Byroja për Furnizime Publike, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, më së voni për 5 (pesë) ditë duhet të përpilojnë Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike me të cilin do të mundësohet pagesa e avancit 20% më shumë nga çmimi dhe lirimi nga detyrimi për sigurimin e garancisë bankare për pagesë në avanc në procedurat për furnizime publike drejtpërdrejtë të lidhura me ballafaqimin me epidemitë dhe pandemitë e sëmundjeve ngjitëse.

 

Në mbledhjen e djeshme Qeveria e plotësoi vendimin për parandalimin e përhapjes së COVID-19 me detyrim që çdo udhëtar nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore që hyn në vend në çdo kalim kufitar, të zbatojë karantinën e detyrueshme në izolim shtëpiak në bazë të deklaratës të cilën do ta plotësojë në kalimin kufitar gjatë hyrjes në vend, ndërsa udhëtarët që janë transit kanë detyrim që vendin ta lëshojnë në afat prej 24 orësh.

 

Në këtë mbledhje Qeveria solli konkluzë që të pranojë propozimet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale për pagesën e shpërblimit të njëhershëm në vlerë monetare të punëtorëve mjekësorë nga Ministria e Mbrojtjes, të cilët janë të kyçur në mjekimin e të infektuarve nga COVID-19, si dhe të punësuarve në Entin Special për Persona me Aftësi të Kufizuara në Demir Kapi, të cilët në kujdesin për personat që janë të mbrojtur në Ent, disa javë ishin jashtë shtëpive të tyre.

 

Lidhur me detajet për pagesën e ndihmës financiare në vlerë prej 6.000 denarë, që është dedikuar për gjithsej 283.000 qytetarë të kategorive më të prekshme, u tha se do të mund të shfrytëzohet pa kufizime dhe u theksua se kjo është bërë në këtë mënyrë, me qëllim që të ndihmohet edhe më shumë të lirohet qytetarët nga procedurat administrative. U theksua se në llogaritë e qytetarëve edheje edhe sot janë paguar gjithsej 1.51 miliardë denarë, ose 24,6 milionë euro dhe qëllimi është tu ndihmohet kategorisë më të prekshme të qytetarëve për tejkalim më të lehtë të krizës, ndërsa mjetet që do ti shpenzojnë do të kthehen në ekonomi.

 

 

Në mbledhjen e djeshme u informua se edhe Qeveria i miratoi tekstet e propozim ligjeve për menaxhimin e mbeturinave , ligjin për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesit në menaxhimin me rrjedhat speciale të mbeturinave, ligjin për menaxhimin me pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinave të pajisjeve  elektrike dhe elektronike, propozim ligjin për menaxhimin me rrjedhat shtesë të mbeturinave në sistemin për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesve, propozim ligjin për menaxhimin  me paketimin dhe mbeturinat e paketuara, si dhe propozim ligjin për menaxhimin me bateri dhe akumulatorë dhe baterive dhe akumulatorëve të mbeturinave.

 

Të gjitha këto propozim ligje janë në përputhje me rregulloren e BE-së për menaxhim me mbeturinat dhe me to plotësisht do të zbatohen parimet e ekonomisë qarkore në menaxhimin me mbeturinat, që është me rëndësi të madhe për mbrojtjen e ambientit jetësor.

 

Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi informacionin me analizë dhe plan veprimi për Liqenin e Prespës , të përgatitur nga Grupi  punues ekspert për Liqenin e Prespës. Qeveria i ngarkoi institucionet kompetente të përcaktuara në Planin e Veprimit për Liqenin e Prespës, të sigurojnë fonde financiare për realizimin e masave të Planit të Veprimit për Liqenin e Prespës dhe në këtë drejtim miratoi Vendim për aprovimin e fondeve fillestare nga Buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 në shumë prej 44.000.000 denarë komunës së Resnjës, për zgjidhjen e problemit me gjendjen e Liqenit të Prespës. Një vendim të  tillë për aprovimin e fondeve në vlerë prej 30.000.000 denarë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 miratoi edhe për komunën e Dojranit për zgjidhjen e  problemit me gjendjen e Liqenit të Dojranit.

 

Qeveria solli Vendim për dhënie të pëlqimit për Programin e Ministrisë së Kulturës për ndërtimin e objekteve të reja dhe për rikonstruim, sanim dhe adaptim të objekteve ekzistuese të cilat i shfrytëzojnë institucionet nacionale nga fusha e kulturës për vitin 2020. Me ndryshimet e Programit parashihet vazhdimi i realizimit për ndërtimin e objekteve të reja – teatro, në Tetovë, Strumicë dhe Veles.