Konferencë për shtyp e zëdhënësit Hoxha: Me Programin e miratuar për reforma ekonomike 2021-2023 zbatojmë realizimin e denjë të politikave reformuese strukturore për rritje afatgjate dhe të qëndrueshme

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp, informoi për konkluzat dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e 41-të të Qeverisë dhe u përgjigj në pyetjet e gazetarëve.

Duke informuar për vendimet nga mbledhja e djeshme e Qeverisë, zëdhënësi Hoxha u fokusua në Planin Nacional për vaksinim kundër KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut.
Vaksinimi  i popullsisë në vend do të zbatohet në tri faza në të cilën janë të përfshirë kategori të ndryshme të qytetarëve. Fazat do të jenë në përputhje me sasitë e para të vaksinave të qasshme dhe grupet e rrezikuara që kanë prioritet për vaksinim.

Prioritet kanë tre grupe kryesore, me qëllim që të sigurohet funksionim i sistemit shëndetësor, të mbrohen personat me rrezik më të madh nga sëmundja, komplikime dhe vdekja dhe të mbahen shërbimet bazë të infrastrukturës kritike.

Nga pikat tjera, zëdhënësi i Qeverisë u fokusua në vendimet që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen e ekonomisë, që janë shumë të rëndësishme për shtetin, si dhe për standardin më të mirë jetësor të qytetarëve dhe informoi se për këtë qëllim Qeveria e solli edhe Programin për reforma ekonomike 2021-2023, e cila deri në fund të javës do të dorëzohet në Komisionin Evropian. Për këtë qëllim është përgatitur plan me hapa për realizimin e reformave strukturore që duhet të nxisin rritjen ekonomike afatgjate dhe të qëndrueshme që do ta përmirësojë jetën e qytetarëve. 

Zëdhënësi Hoxha përmendi se kjo është periudha e vitit në të cilën në fokus janë programet vjetore të ndërmarrjeve shtetërore, gjatë së cilës informoi se Qeveria e miratoi Programin vjetor për ndërtimin, rindërtimin, rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2021 të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH), e cila për sa i përket pjesës së investimeve këtë vit ka një buxhet më të lartë për 4.000.000.000 denarë në krahasim me vitin e kaluar. 

Ai theksoi se realizimi i investimeve kapitale është kyç në planin qeveritar për stabilizim dhe rimëkëmbje të ekonomisë, ndërsa benefitet do t’i ndjejnë të gjithë qytetarët.

Zëdhënësi u fokusua edhe në vendimin nga sfera për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe informoi se Qeveria miratoi gjithsej 80.000.000 denarë për zgjidhjen e problemit me gjendjen e Liqenit të Dojranit dhe Liqenit të Prespës.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit për propozimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës që në përbërje të plotë dhe me orar kohor të plotë administrata të kthehet në vendet e punës, zëdhënësi Hoxha theksoi se në mbledhjen e djeshme të Qeverisë nuk është biseduar për këtë çështje, sepse ende nuk ka mendim nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse rreth kësaj çështje.

Lidhur me pyetjet për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, zëdhënësi Hoxha theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në realizim e saj të tërësishëm, si dhe se të dyja palët, maqedonase dhe greke, kanë formuar komisione, të cilat në mënyrë intensive punojnë në të gjitha çështjet.

Zëdhënësi Hoxha duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit për mbledhje të përbashkët qeveritare me Republikën e Kosovës, theksoi se data e paraparë, 25 janari, është shtyrë, për shkak të gjendjes politike në Kosovë. Ai informoi se arsyeja është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ndërsa pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe formimit të institucioneve atje, të dyja qeveritë do të koordinohen në mënyrë plotësuese dhe do të caktojnë datë.