Takim i Kryeministrit Zaev me ambasadoren e re të Rumanisë Aksinte: Rumania plotësisht i mbështet perspektivat evropiane të shtetit tonë, do të avancohet edhe bashkëpunimi i mirë reciprok

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Adella Monika Aksinte, ambasadore e re e Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut,

Në takim,  është shprehur mbështetje e plotë nga Rumania për perspektivat evropiane të shtetit tonë, dhe është vlerësuar se ky është një interes strategjik i të gjithë rajonit dhe të Evropës. Në këtë drejtim është përcjellë një mesazh i fuqishëm të inkurajimit, vendi ynë të vazhdojë në rrugën e reformave të cilat janë në drejtim për të mirën e qytetarëve, si dhe në rrugën e realizimit të qëllimeve strategjike. Është konstatuar, gjithashtu, se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO është kontribut në sigurinë e të gjithë Ballkanit, ndërsa janë përshëndetur edhe politikat e zhvillimit të multietnicitetit dhe multikukturalizmit në vend, si shembull i mirë në korniza më të gjera
 
Kryetari i Qeverisë Zaev shprehu falënderim për miqësinë dhe mbështetjen nga Rumania dhe u dërgoi përshëndetje kreut qeveritar-shtetëror në Rumani, si dhe ftesë për vizitë në shtetin tonë, kur do të ketë kushte për atë. Kryeminsitri Zaev shprehu falënderim të veçantë që në Rumani, 8 dhjetor, Dita e Shën Klimentit dhe Ohrit është shpallur Ditë e Gjuhës Maqedonase.

“Punojmë në mënyrë evropiane, përmes politikave të dialogut dhe angazhohemi për vlera evropiane. Të kaluarën e vendosëm si garanci për të ardhmen e qytetarëve dhe shtetit dhe në këtë drejtim vazhdojmë. Tani jemi të fokusuar në mbrojtjen dhe ndihmën e qytetarëve dhe subjekteve të prekur nga pandemia në planin shëndetësor-ekonomik. Ekonomia është e qëndrueshme dhe qëllimi ynë është, së bashku me perspektivat drejt BE-së, të hapim perspektiva ekonomike për qytetarët dhe ekonominë”, theksoi Kryeministri Zaev.

Në takim është shprehur përcaktimi i përbashkët për avancim të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në fushën e ekonomisë dhe tregtisë dhe përmes lidhjes së odave ekonomike të shteteve. Po shihen të gjitha mundësitë edhe për thellimin e bashkëpunimit edhe në fushën e energjetikës, transportit, turizmit, kulturës dhe arsimit.