Zaev dhe Vuçiq në pranimin e vaksinave nga Serbia: Ky është akt i miqësisë së çmueshme dhe dorës së zgjatur dhe me këto vaksina shënohet fillimi i imunizimit nga COVID-19

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në vendkalimin Tabanoc-Preshevë e priti Presidentin e Republikës së Serbisë, Alelsandar Vuçiq i cili në vendin tonë solli dërgesën me vaksina që ky vend fqinj ia ndau Maqedonisë së Veriut.

Në ceremoninë e pranimit, ku morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Artan Grubi, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministri i Shëndetësisë i Republikës së Serbisë, Zllatibor Llonçar, Kryeministri Zaev dhe Presidenti Vuçiq mbajtën konferencë për shtyp me rastin e kësaj miqësie të çmuar, siç e vlerësoi Zaev, me të cilin Republika e Serbisë dhe populli serb në mënyrë të solidarizuar ndan pjesë të vaksinave të tyre me popullin e Maqedonisë së Veriut.

Pakoja prej 4.680 nga gjithsej 8.000, është shenjë e dorës së zgjatur nga vendi fqinj mik për mbështetje dhe ndihmë të parë për qytetarët deri sa të arrijnë vaksinat që Qeveria  e Maqedonisë së Veriut i siguroi përmes mekanizmit KOVAKS dhe përmes kontakteve të drejtpërdrejta me prodhuesit “Fajzer” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga “Sinofarm” nga Republika Popullore e Kinës.

“Viti 2020 ishte një prej viteve më të vështira në historinë më të re të njerëzimit. Asgjë nuk ka përfunduar edhe këtë vit dhe vazhdojmë edhe më tej të jemi tejet të kujdesshëm. Por, kjo krizë botërore e nxori më të mirën e njerëzimit – bashkëpunimin, miqësinë dhe solidaritetin.  Si asnjëherë deri më tani pandemi tregoi se jemi të lidhur edhe me vlerat më të mira dhe se ato asnjëherë nuk duhet të harrohen. Ti ruajmë gjithmonë dhe për të gjitha sfidat e përbashkëta në të ardhmen”, theksoi Kryeministri Zaev në konferencën për shtyp në Tabanoc.

Kryeministri Zaev shtoi se ky takim dhe kjo ngjarje janë rezultat i miqësisë dhe mbështetjes reciproke mes dy popujve dhe shteteve dhe rezultat i kuptimit të situatës në të cilën u gjendëm e gjithë bota.

“Ky solidaritet dhe kjo mbështetje janë shprehje edhe të traditës në rajon – që është zgjatja e dorës për ndihmë t’i jepet fqinjit më të afërt. Ky akt i përforcon dhe u jep perspektivë të zdritur raporteve mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat,  janë tradicionalisht mike”, tha Zaev në fjalimin e tij.

Kryetari i Qeverisë Zaev theksoi se vaksinat nga Serbia do të hyjnë në Planin nacional operativ për vaksinim që Ministria e Shëndetësisë e publikoi para opinionit dhe i cili vazhdimisht do të azhurnohet sipas dinamikës së arritjes së vaksinave tjera në vend, tipin e vaksinave dhe specifikat  e secilës vaksinë.

Zaev shtoi se janë përcaktuar grupet prioritare për vaksinim, ndërsa filloi edhe paraqitja vullnetare e qytetarëve me të cilën e vendosim në funksion të plotë tërë procesin e imunizimit të popullsisë me vaksina që mbrojnë nga COVID-19.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij theksoi se procedurat strikte të përfunduara për leje për dhënie të një pjese të vaksinave nga kompania “Fajzer” në masë të madhe do ta lehtësojë procedurën edhe për pjesën e dytë të vaksinave që Serbia i ndau për Maqedoninë e Veriut dhe se ai, Qeveria  e Serbisë dhe populli serb janë të lumtur që ndihmuan të fillojë imunizimi i qytetarëve në Maqedoninë e Veriut. 


Zaev: Si shprehje e aktit të çmuar, Republika e Serbisë dhe populli serb sot ndanë me solidaritet pjesë të vaksinave të tyre me popullin e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në vendkalimin Tabanoc-Preshevë e priti Presidentin e Republikës së Serbisë, Alelsandar Vuçiq i cili në vendin tonë solli dërgesën me vaksina që ky vend fqinj ia ndau Maqedonisë së Veriut.

Në ceremoninë e pranimit, ku morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Artan Grubi, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministri i Shëndetësisë i Republikës së Serbisë, Zllatibor Llonçar, Kryeministri Zaev dhe Presidenti Vuçiq mbajtën konferencë për shtyp me rastin e kësaj miqësie të çmuar, siç e vlerësoi Zaev, me të cilin Republika e Serbisë dhe populli serb në mënyrë të solidarizuar ndan pjesë të vaksinave të tyre me popullin e Maqedonisë së Veriut.

Fjalimin e Kryeministriz Zaev në këtë konferencë për shtyp ua përcjellim në tërësi:
 

“Si shprehje e aktit të çmuar, Republika e Serbisë dhe populli serb sot ndanë me solidaritet pjesë të vaksinave të tyre me popullin e Maqedonisë së Veriut

Pakoja prej 4.680 nga gjithsej 8.000, është shenjë e dorës së zgjatur nga vendi fqinj mik për mbështetje dhe ndihmë të parë për qytetarët deri sa të arrijnë vaksinat që Qeveria  e Maqedonisë së Veriut i siguroi përmes mekanizmit KOVAKS dhe përmes kontakteve të drejtpërdrejta me prodhuesit “Fajzer” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga “Sinofarm” nga Republika Popullore e Kinës.

Viti 2020 ishte një prej viteve më të vështira në historinë më të re të njerëzimit. Asgjë nuk ka përfunduar edhe këtë vit dhe vazhdojmë edhe më tej të jemi tejet të kujdesshëm. Por, kjo krizë botërore e nxori më të mirën e njerëzimit – bashkëpunimin, miqësinë dhe solidaritetin.  Si asnjëherë deri më tani pandemi tregoi se jemi të lidhur edhe me vlerat më të mira dhe se ato asnjëherë nuk duhet të harrohen.

 Ti ruajmë gjithmonë dhe për të gjitha sfidat e përbashkëta në të ardhmen.

Ky takim dhe kjo ngjarje janë rezultat i miqësisë dhe mbështetjes reciproke mes dy popujve dhe shteteve. Rezultat i kuptimit të situatës në të cilën u gjendëm e gjithë bota. Njëkohësisht, ky solidaritet dhe kjo mbështetje janë shprehje edhe të traditës në rajon – që është zgjatja e dorës për ndihmë t’i jepet fqinjit më të afërt.

Ky akt i përforcon dhe u jep perspektivë të zdritur raporteve mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat,  janë tradicionalisht mike.

Bashkëqytetarët tanë, serbët në Maqedoninë e Veriut dhe maqedonasit në Serbi, janë zinxhiri që lidh popujt e të dyja vendeve. Ata janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë, pjesë unike në mozaikun e vlera dhe diversitet dhe bashkë me ta i avancojmë raportet tradicionalisht të mira edhe me Republikën e Serbisë. Në atë kontekst, dërgoj falënderim të madh deri te deputeti Ivan Stoilkoviq i cili pati kontribut aktiv në koordinimin e këtij donacioni, ndërsa gjithashtu falënderoj edhe deputetin tanë Mirosllav Jovanoviq.

Vaksinat nga Serbia do të hyjnë në Planin nacional operativ për vaksinim që Ministria e Shëndetësisë e publikoi para opinionit dhe i cili vazhdimisht do të azhurnohet sipas dinamikës së arritjes së vaksinave tjera në vend, tipin e vaksinave dhe specifikat  e secilës vaksinë.

Janë përcaktuar grupet prioritare për vaksinim, ndërsa filloi edhe paraqitja vullnetare e qytetarëve me të cilën e vendosim në funksion të plotë tërë procesin e imunizimit të popullsisë me vaksina që mbrojnë nga COVID-19.

 

Për fund edhe njëherë theksoj, sot të gjithë ne jemi pjesë e kësaj ngjarje që e tregim solidariteti në vepër edhe njëherë popullit serb, Presidentit Vuçiq dhe Kryeministres Bërnabiq u them – Faleminderit që ndihmoni popullin tonë dhe shëndetin tonë publik.

Në këtë ditë të bukur dëshiroj dhe ftoj në kontribut të secilit, që të ketë paqe, shëndet dhe dashuri në Ballkan”.