Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Ilhan Quçuk, eurodeputet dhe raportues për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian.
Në takim është shprehur mbështetje për perspektivat evropiane të shtetit tonë. Eshtë konstatuaar se marrëdhëniet bilaterale duhet të zgjidhen veçanërisht midis shteteve dhe nuk duhet të jenë pjesë e kornizës evropiane të negociatave. Në të njëjtën kohë, u shpreh harmonizim i përbashkët se është e nevojshme që shteti ynë të vazhdojë në rrugën e reformës.
Tërësisht jemi të fokusuar në reformat, me fokusin më të madh në gjyqësi, ku filloi zbatimi praktik i zgjidhjeve ligjore të miratuara. Për ne, nuk ka asnjë alternativë tjetër për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Përmes politikave të mirëkuptimit dhe dialogut do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë që të kontribuojmë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, jo vetëm sepse është e rëndësishme për mënyrën evropiane të sjelljes, por edhe për shkak të nevojës për marrëdhënie miqësore midis vendeve fqinje,” tha kryeministri Zaev
Në takim u vlerësua se narativi evropian, në frymën e miqësisë, inkurajon konstruktivitetin dhe çon në marrëdhënie të mira midis shteteve dhe popujve në to.