Kryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, bashkë me kryetarin e Komunës së Probishtipit, Dragan Anastasov, e vizituan fabrikën sllovene “TAB MAK” për akumulatorë në Probishtip.
Kryeministri Zaev theksoi se kjo kompani e veprimtarisë industriale, 97% të prodhimeve i shpalos në tregun e huaj, kryesisht atë evropian.
“Nga bisedimet me menaxhmentin morëm informatë që na jep motivim se gjendja në sektor është stabile me tendencë për rritje dhe zhvillim të mëtejshëm. Pandemia patjetër që pati ndikim në prodhim në gjysmën e parë të vitit 2020, siç edhe pati në tërë botën, por “TAB MAK” arriti që deri në fund të vitit 2020 ta plotësojë me gjithsej prodhim të akumulatorëve starter prej 1,5 milionë copa, që është 5% më shumë në raport me vitin 2019.
Që hyjmë në fazën e zhvillimit është edhe vetë konfirmimi i kompanisë e cila këtë vit planifikon të dyfishojë prodhimtarinë në 3 milionë copa të akumulatorëve starter. Në mënyrë plotësuese deri në fund të vitit 2020 punonin 452 punëtorë, ndërsa tani janë 465 me trend të mëtejshëm të rritjes”, deklaroi Zaev dhe shtoi se Qeveria i inkurajon në ambicie të rrisin prodhimtarinë, të kryejnë eksport, të hapin vende të reja të punës dhe me këtë të ndikojnë n përmirësimin e ambientit të punës në vend.
Kryeministri Zaev theksoi se “TAB MAK” është një prej kompanive që i shfrytëzon mundësitë e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve dhe masave nga Plani për rritje ekonomike dhe nënshkroi marrëveshje pesë vjeçare për ndihmë shtetërore me të cilën i përshpejtoi investimet.
“I tërë cikli i investimeve deri në fund të vitit ët kaluar është mbi 20 milionë euro. Vetëm viti i fundit 2020 edhe krahas pandemisë investuan 9,4 milionë euro dhe me këtë i përfunduan investimet e filluara nga viti paraprak. Investimet i drejtojnë në zgjerimin e prodhimit të akumulatorëve starter dhe qelive për tërheqje, si dhe në zgjerimin e infrastrukturës shtesë së nevojshme për prodhim. Me një sërë masash edhe në pakon e pestë të masave ekonomike me vlerë 160 milionë euro i mbështesim kompanitë e të gjitha veprimtarive, qytetarët, si dhe veprimtarit e orientuara nga eksporti.
Për kompanitë e eksportit, përveç uljeve dhe heqjes së normave doganore, mbështetja financiare është në dispozicion përmes krijimit të Fondit për mbështetje të kompanive të eksportit në vlerë prej 10 milionë euro, i cili do të bëhet përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut. Këto janë produkte të lira kreditore për kompanitë që eksportojnë pjesën më të madhe të prodhimit të tyre.
Përveç huave me 0% interes për kompani nga industri të tjera të tilla si turizmi, zejtaria, hotelieria, transporti, industria për organizimin e ngjarjeve, institucionet private shëndetësore përmes Bankës për Zhvillim janë në dispozicion 10 milionë euro, për të cilat ata mund të aplikojnë në vitin 2021”, shtoi Zaev
Kryetari i Komunës së Probishtipit Anastasov tha se investimi slloven “TAB MAK” është një prej shtyllave vitale të ekonomisë në qytet duke parë në të kaluarën, por edhe sot.
“Mua si kryetar i Komunës më gëzon ajo që kompania “TAB MAK” nënshkroi marrëveshje me Qeverinë për shfrytëzimin e subvencioneve, ndërsa e cila ka të bëjë me zhvillimin dhe zgjerimin e vetë kompanisë. Investimet e tilla kanë rëndësi të madhe për ekonominë në nivel lokal por edhe shtetëror.
Në mënyrë shtesë për përmirësimin e kushteve për investim, Komuna e Probishtipit siguroi fonde edhe për një projekt nga i cili do të ketë përfitim edhe kjo kompani, ndërsa kjo është kyçja e zonës industriale Neokazi me ujë teknik, me të cilën drejtpërdrejtë do të përmirësohen kushtet për kompanitë të cilat janë të vendosura dhe do të vendosen në këtë zonë industriale”, deklaroi Anastasov.
Kompania “TAB MAK” prodhon akumulatorë starter për të gjitha llojet e automjeteve, si dhe qelive tërheqëse, gjegjësisht akumulatorë për vinç ngarkues.