Takim i Kryeministrit Zaev me këshilltarin e ri ekonomik nga Gjermania, Hajdeker: Upërshëndetfokusi ndaj ekonomisë, përforcohet bashkëpunimi

.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me Johanes Hajdeker, ekspert ekonomik nga Republika Federale e Gjermanisë, i cili në dy vitet e ardhshme do të jetë rregullisht i angazhuar në Qeveri dhe do të punojë në mënyrë aktive me ekipin ekonomik.

Në takim u përshëndet fokusi i Kryeministrit Zaev dhe Qeverisë drejt zhvillimit të ekonomisë dhe u bisedua për zbatimin e mëtejshëm të projekteve të cilat punohen bashkë me Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Internacional.

Bashkërisht u konstatua se është i rëndësishëm krijimi i politikave të qëndrueshme zhvillimore, me vendosjen e qëllimeve strategjike afatgjata dhe afatshkurta dhe zbatim në kohë i projekteve strategjike investuese. Në këtë drejtim u shqyrtua rëndësia e vendosjes së Monitorimit qendror, me qëllim ndjekjen e implementimit të projekteve. U bisedua edhe për Strategjinë për specializim të mençur, q ka për qëllim të nxisë rritjen dhe vendet e punës në Evropë, përmes mundësimit secili rajon të identifikojë dhe t’i zhvillojë përparësitë e veta konkurruese dhe për zbatimin e tij në tërë shtetin tonë.

“Qëllimi ynë është rritje e standardit ekonomik jetësor të qytetarëve dhe në këtë jemi fuqishëm të përkushtuar edhe në këto kushte të pandemisë, si vend i cili u anëtarësua në NATO dhe pret hapërimi në integrimet evropiane. Shpreh falënderim të madh deri te Gjermania dhe qytetarët e vendit, për mbështetjen që ja japin Republikës së Maqedonisë së Veriut në plan politik dhe ekonomik”, tha Kryeministri Zaev.

Në takim u dakordua që bashkëpunimi të vazhdojë në mënyrë aktive me zëvendëskryetarin e Qeverisë i ngarkuar me çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi.